-
4 lëvizjet/ Si po e sfumon SPAK-u aferën me ish-Klubin Partizani, nga heqja e 4 akuzave tek shmangia e marrjes në pyetje të Berishës dhe dhëndrit të tij
Disa shenja dhe lëvizje që tregojnë mungesën e vullnetit për të çuar para drejtësisë orkestruesin e aferës me ish Klubin Sportiv Partizani dhe përfituesin kryesor nga privatizimi i pronës shtetërore, 2 vite zvarritje për të pyetur ish ministrat që morën pjesë në privatizim, nga 5 akuza u la vetëm një, asnjë person nën akuzë.
28 Nëntor 2022, 08:50 -
Një ditë para protestës, dhëndri i Berishës inaguron xhami te pronat nën hetim të ish-Kompleksit 'Partizani'
Një ditë para protestës, familja Berisha ka inauguruar një xhami të ngritur në pronat e ish kompleksit Partizani. Vetë Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve ka publikuar fotografitë e xhamisë. Dhëndri i Berishës shkruan si të jetë kreu i KMSH duke thënë se faltorja u përurua për besimtarët ndërsa hedh akuza se komunizmi ia grabiti prona dhe nuk e gëzuan dot, pavarësisht se nisën procesin e kthimit të pronës.
11 Nëntor 2022, 22:19 -
Gazetari Adriatik Doçi ia thotë në sy Abit të Saliut: Qan për pemët? Ti betonizove Tiranën me 19 kulla
Edhe pse është një nga kontribuesit e benotizimit të Tiranës, me ndërtimin e 19 kullave në ish-mjedisin e Sport Klub Partizanit, dhëndrri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi vazhdon të shtiret si një ambjentalist dhe sikur i dhëmb shpirti për Tiranën dhe gjelbërimin e saj, duke vazhduar të mendojë se shqiptarët nuk kuptojnë dhe se janë budallenj.
7 Tetor 2022, 14:23 -
'Bëmë vjehërr të të ngjaj', shpifjet mjerane të Abi Berishës
Ndërkohë që ujku Sali po përpiqet të veshë lëkurën e qingjit të mirë, duke shpresuar të mashtrojë edhe një herë tjetër zgjedhësit e moderuar (e duke përsëritur planin që realizoi në 2005), rolin e shpifësit të keq ja ka besuar kollovarit të shtëpisë, Jamarbër.
7 Tetor 2022, 12:49 -
Trokalaq nga pasuria, i varfër nga trutë dhe i poshtër nga ligësia
Kur nuk ka pak ditë që na u shfaq dhëndri i Sali Berishës në një emision televiziv për të mbrojtur pasurinë e tij në ish “Kompleksin Sportiv Partizani”. Ngjarja bëri lajm kërcënimin e këtij të fundit për gazetaren Klodiana Lala.
4 Tetor 2022, 18:34 -
Politikë
Jamarbër Malltezi shpërthen ndaj Klodiana Lalës, pasi kjo e fundit i përmendi aferën korruptive: Ti shpif, kërko falje brenda 24 orëve ose do shihemi në gjykatë
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar hetimet e SPAK për privatizimin të ish-kompleksit Partizanit. Gazetarja thotë se privatizimi i ish-kompleksit Partizanit është një aferë korruptive, ndërsa ka komentuar edhe dëshmitë e në Valdimir Qiriazit, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli në SPAK. Gazetarja tha se pritet të merren në pyetje edhe shumë persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
28 Shtator 2022, 18:02 -
Afera për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, edhe ish-Ministri i Mbrojtjes Oketa është pyetur sot në SPAK
Pas Fatmir Mediut, ditën e sotme u paraqit në SPAK edhe ish ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.
21 Shtator 2022, 16:26 -
Kronikë
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', thirret për të dëshmuar Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi! Dhanë dëshminë ish-ministrat Mediu dhe Oketa
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet nga SPAK si person që ka dijeni për hetimin ndaj privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai pritet të thirren edhe ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshinë gjurmët e kompleksit Partizani.
21 Shtator 2022, 10:04 -
Ylli Pata: Shpërthimi i Malltezit rrëzon epopenë 1-vjeçare të foltores së Berishës
Shpërthimi i Jamarbër Malltezit(anëtar i grupit të ndëshkuar nga SHBA si Non Grata), ka nxjerrë në pah problemin kardinal brenda opozitës shqiptare. I cili që prej 9 shtatorit të vitit të shkuar, jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është majisur më keq, duke e fshehur këtë plagë me plagosje të tjera të kota “brenda familjes”
29 Gusht 2022, 18:13 -
Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Kuptova që është bërë punë
Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani duke thënë se kuptoi që është bërë punë.“Kjo çështje është e qartë, shpresoj që drejtësia e
25 Korrik 2022, 16:20 -
Privatizimi i ish- kompleksit Partizani, PS depoziton në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij! Balla: Kuptova që punë është bërë
Ditën e sotme në SPAK do të depozitohen prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.
25 Korrik 2022, 12:46 -
Berisha bën fajtor Veliajn për krizën në Sri Lanka dhe vdekjet aksidentale në Durrës
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, të cilin ish-kryeministri tashmë e ka fshirë, pasi ngatërroi Durrësin me Tiranën, Berisha sulmonte Erion Veliajn dhe policinë se po fsheh një ngjarje kriminale, siç është vdekja e një punëtori në një kompani në qytetin bregdetar
11 Korrik 2022, 20:46 -
Dhëndri i Berishës: Erion Veliaj, përgjegjës për krizën e Sri Lankës! Është projekt i Sorosit
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, thotë se përgjegjës për krizën në Sri Lanka është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Malltezit, para 6 vitesh, Soros mori lëpirësit e tij, siç shkruan ai, përfshirë Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes
11 Korrik 2022, 19:21 -
FOTOLAJM/ Berisha ‘shkrihet’ së qeshuri me Meidanin në ceremoninë për Nishanin! Ndërsa dhëndri Malltezi paraqitet si në plazh
Në ceremoninë e nderimit të Presidentit Nishanit, ishin sot të pranishëm politikanët më të rëndësishëm nga e gjitha bota shqiptare, që i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bujar Nishanit. Në homazhe kanë qenë jo vetëm demokratët, por edhe pothuajse gjithë deputetët socialistë, gazetarë, artistë etj.
2 Qershor 2022, 18:42 -
Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, SPAK po e heton për pastrim parash (DOKUMENTI)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen kthyer Ballës, SPAK thotë se kjo çështje është ende nën hetim.
8 Mars 2022, 17:12 -
Aferat e familjes Berisha, PS kërkon llogari nga Prokuroria e Përgjithshme për skandalin 415 mln euro për shitjen e OSSH te CEZ-DIA! Letër SPAK-ut edhe për privatizimin e Kompleksit Partizani
PS kërkon informacion në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK se çfarë është bërë me hetimet mbi 2 afera të familjes Berisha, skandalin me privatizimin e OSSH te CEZ-DIA, si dhe privatizimin e kompleksit Partizani.
18 Shkurt 2022, 12:28 -
'Shtëpi bari' në mes të Tiranës, dalin pamjet, laboratori në katin e parë të pallatit të dhëndrit të Berishës
Laboratori i kanabis i zbuluar në rrugën "Ndre Mjeda" ishte instaluar në njërin prej apartamenteve, në kati e parë të një pallati të ri të firmës së ndërtimit 'Kontakt'. Ndërkohë
15 Shkurt 2022, 12:35 -
'Shtëpi bari' në pallatin e Jamarbër Malltezit në mes të Tiranës! Në pranga një 38-vjeçar! Kishte bllokues valësh dhe detektor për kërkimin e GPS
Një tjetër 'shtëpi bari' në Shqipëri dhe këtë herë në qendër të Tiranës dhe me emra të njohur në botën e krimit. Policia e kryeqytetit, Komisariati nr. 2, përmes një operacioni të koduar "Ndërveprimi" ka zbuluar në zonën e ish-parkut të autobusëve një banesë e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.
15 Shkurt 2022, 10:26 -
Mero Baze: Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës
Një video e shpërndarë nga Sali Berisha në faqen e tij, tregon dhëndrin e Sali Berishës që filmon disa protestues të dëshpëruar pas mbarimit të protestës së 8 janarit, të shpërndarë buzë Lanës dhe të trullosur nga gazi lotësjellës i policisë.
12 Janar 2022, 19:01 -
Imazhi i revolucionit të Berishës! Me kapele dhe 2 gishtat lart, Jamarbër Malltezi pushton kofanon e makinës! Basha: Hipi mbi makinën time, e dëmtoi (VIDEO)
Me kapele dhe 2 gishtat lart, bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij, Sali Berisha.
18 Dhjetor 2021, 21:13 -
Editorial
Carlo Bollino: Medalja 'e pamerituar' që më vë në gjoks Sali Berisha
Mbrëmë duke harruar Sorosin ai më akuzoi si burim kryesor të Departamentit të Shtetit për shpalljen 'Non Grata, duke pranuar de fakto që dy investigimet e mia mbi korrupsionin e familjes së tij ishin thjesht të vërteta. Por unë nuk besoj se kam asnjë meritë të veçantë. Në fakt, çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën më shumë se korrupsioni, është roli i tij si “minues i demokracisë”.
10 Dhjetor 2021, 18:32 -
Dhëndri i Berishës 'sherr' në Facebook me drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, kërcënojnë njëri-tjetrin se do i zbulojnë të vërtetat
Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka shkaktuar krisje edhe mes demokratëve me njëri-tjetrin. Të radhës janë ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, të cilët kanë nisur edhe kërcënojnë njëri-tjetrin që do të zbulojnë të vërtetat.
7 Dhjetor 2021, 17:09 -
Politikë
Sali Berisha angazhon familjen, ankohen se Basha po i përjashton mbështetësit: Po na heqin firmëtarët nga grupet e ' WhatsApp'
Në këtë 'betejë' ai ka angazhuar edhe familjen, të cilët po ashtu nuk i kanë kursyer sulmet ndaj Bashës. Së fundmi, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është ankuar se mbështetësit e Berishës, ata që kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit, po largohen nga grupet e “WhatsApp”.
24 Tetor 2021, 21:14 -
Opinion
Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha
Është e sigurtë dhe koha do ta tregojë shumë shpejt se, vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij non grata, mbështetet mbi një grup provash dhe faktesh përvëluese, të cilat konfirmojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen e Sali Berishës, dhëndrit, Argitës dhe Shkëlzenit në korrupsion madhor, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, në pastrim parash, falsifikime, skema klienteliste etj.
17 Shtator 2021, 22:41 -
Politikë
Berisha, familjarisht me akuza kundër Bashës, dhëndri Malltezi: Të vijë e të të përdhunojë ambasadorja në selinë tënde, kjo do të thotë se ti je peng
Përforcimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” kundër kreut të PD Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia, i është shtuar dhe familja.
16 Shtator 2021, 22:27 -
Politikë
Basha e la jashtë kryesisë, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi nis 'hakmarrjen' në rrjetet sociale, i jep 'like' postimit që ironizon kryedemokratin
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës u la jashtë kryesisë së PD-së, e duket se ky përjashtim nga çdo organ venimmarrës në PD nuk i ka pëlqyer. Në Facebook, ai i ka bërë 'like' postimit të një faqeje memesh, ku ironizohej kreu i PD-së, Lulzim Basha.
1 Shtator 2021, 21:32 -
Politikë
Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'
Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
1 Shtator 2021, 13:21 -
Politikë
LISTA e emrave të ekipit të re të Lulzim Bashës
Demokratët gjatë votimit të tyre kanë dhënë mesazhe të forta për Lulzim Bashën duke i lënë jashtë emra që deri dje ishin zërat mediatikë të PD për çështjet e ndryshme. Jashtë kryesisë së re të PD ka mbetur Jamarbër Malltezi, çlirim Gjata, Xhelal Mziu,
31 Gusht 2021, 19:13 -
Politikë
Mesazhi i demokratëve për Bashën, largojnë Jamarbër Malltezin dhëndrin e Berishës, Çlirim Gjatën që dështoi në zgjedhje, Shehun, Mziun dhe Klevis Balliun! Emrat e Kryesisë së re, pa kritikë
Dalin emrat e 15 anëtarëve të kryesisë së PD-së, të gjithë besnikë të Bashës pa asnjë zë kritik. Megjithatë, demokratët i dhanë një sinjal të fortë Bashës, për distancimin nga Berisha i shpallur 'Non Grata;, duke mos i dhënë votat dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, që mbeti jashtë kryesisë.
31 Gusht 2021, 09:12 -
Politikë
Dhëndri i Berishës me urdhër të familjes tallet me Yuri Kim: Ligësia e sulmon, injoranca e përqesh, por e vërteta është e padiskutueshme
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, me urdhër të familjes është tallur me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim duke e portretizuar atë si ‘Mona Lisa’ ndërsa sipër saj qëndron fytyra e George Soros, i sulmuar nga Berisha i shkaktari pse ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA.
1 Gusht 2021, 22:03 -
Politikë
Braçe i kthehet dhëndrit të Berishës: Pse do që lekët t’i lësh gjyqeve? S'gjen as 1 centimetër tokë të grabitur nga unë! Klubi Partizani po ju ha të gjithëve
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka akuzuar qeverinë se sipas tij po jep tokat turistike në Hamallaj me çmim 9 euro për metër katror, në mënyrë të kundraligjshme.
1 Korrik 2021, 22:41 -
Politikë
Berisha i 'sul' dhëndrin Ambasadës Amerikane, akuza për ndryshimin e historisë dhe e quan sorosiste! Luftë edhe SPAK dhe Dvoranit! (Basha shenja distancimi nga Familja)
Basha me pushime, dhëndri i Familjes Jamarbër Malltezi në ballë të betejës së Berishës kundër SHBA dhe SPAK. Revoltohet se pse Ambasada Amerikane nuk ka publikuar foto të vjehrrit me Xhejms Bejker që vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë
23 Qershor 2021, 16:48 -
Politikë
Sot në orën 20:55, Report Tv risjell investigimet mbi aferat e klanit Berisha dhe privatizimin e ish klubit Partizani: Si i ka financuar Jamarbër Malltezi ndërtesat e 17 kullave në Tiranë?
Report Tv ka publikuar më parë disa nga aferat e shumta të klanit Berisha duke i dedikuar 3 investigime të gjata se si ish kryeministri Sali Berisha arriti të privatizonte ish klubin Partizani dhe lumin e milionave të eurove që dhëndri Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e dhjetëra kullave në zemër të kryeqytetit pa treguar asnjëherë origjinën.
20 Qershor 2021, 17:04 -
Kronikë
Pasuria e ‘frikshme’ e Familjes Berisha, pallate, fabrika, vila, disa shtëpi e qindra mijëra euro! Shkëlzeni mbi 900 mijë € si sekser e konsulent, të ardhurat befasuese të Argitës (Dokumentet)
Disa prova për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e në listën e zezë të Sali Berishës dhe Familjes së tij për korrupsion. Të ardhurat e Argitës ranë në mënyrë drastike pas largimit të Berishës nga pushteti. Në 2013 6.5 milionë lekë nga mësimdhënia në universitete private, në vitin 2014 vetëm 1.4 milionë lekë. Çuditërisht më pak të ardhura edhe nga qiratë dhe konsulenca! Shkëlzeni makinë 85 mijë euro, bleu apartament 346 mijë euro dhe e shiti pas 3 vitesh 600 mijë euro. Miliona euro investim pranë Gërdecit.
19 Qershor 2021, 17:40 -
Politikë
Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha, dhëndri u del 'në mbrojtje': Është për Ramën, Thaçin e Sorosin
Vendimi i fundit i presidentit Amerikan, Joe Biden për konfiskimin e pasurive të të korruptuarve në Shqipëri, duket se ka shkaktuar alarm në familjen Berisha. Reagimi i parë pas këtij vendimi, vjen nga dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
9 Qershor 2021, 10:30 -
Kronikë
'Non grata', dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale e tendera dhe vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës
Pas 30 vitesh jetë politike aktive, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi Sali Berishën si person "non grata", duke akuzuar se ka përdorur institucionet publike për të pasuruar vetveten, aleatët e tij politikë dhe familjen e tij në vitet kur ishte kryeministër i vendit nga 2005 deri në 2013. Bashkë me të janë futur në listën e zezë edhe bashkëshortja Lirie, djali Shkëlzen dhe e bija Argita Berisha Malltezi.
23 Maj 2021, 21:59