-
Opinion
Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të moderuarve brenda regjimit ka marrë fund
Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.
18 Qershor 2021, 18:14 -
Opinion
Pse zgjedhjet në Iran 2021 do të përballen me një refuzim publik
Nëse ky impakt do të përfshijë një ri-shpërthim të trazirave mbarëkombëtare, ashtu siç besojnë shumë njerëz, ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për të diskutuar rrugën që duhet ndjekur – si nga populli iranian, ashtu edhe nga fuqitë perëndimore – në rast se protestat do të çojnë më në fund në përmbysjen e regjimit klerikal.
10 Qershor 2021, 09:34 -
Ishte infiltruar nga Teherani kundër MEK-ut, Shqipëria shpall 'non grata' spiunin iranian me pasaportë italiane
Shqipëria ka shpallur 'non grata' dhe pritet që të dëbojë një spiun iranian. Anti-terrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga inteligjenca iraniane. Bëhet fjalë për Dabiel Kassraee. 29-vjeçari është ndaluar dhe mbahet në kampin e Karecit në Vorë, në pritje për tu dëbuar.
22 Korrik 2020, 15:35 -
Raporti për terrorizmin në botë, DASH: Shqipëria kërcënohet nga komplotet e Iranit kundër grupit MEK
Në lidhje me raportin e Shqipërisë, thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e fortë për përpjekjet e kundër-terrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur ISIS-in”. Sipas saj kërcënim janë komplotet e Iranit kundër grupit MEK që strehohen në Shqipëri.
24 Qershor 2020, 17:59 -
'Luftë në horizont'/ Kulla në '5 pyetjet': T'i themi faleminderit Shqipërisë që strehoi MEK, i bëri nder dhe vetë Iranit
lir Kulla, këshilltar për çështjet e sigurisë ka bërë një përshkrim kronologjik të gjithë historikut të MEK në Shqipëri, teksa e ka cilësuar se me strehimin e tyre Shqipëria i ka bërë një nder SHBA-së, Irakut madje edhe vetë Iranit.
13 Janar 2020, 22:09 -
REPORT TV në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi terrorist në Iran (VIDEO)
ReportTv është ndaluar në kampin e muxhahedinëve në Manëz të cilin ata e kanë emërtuar "Ashraf 3", ndërsa pas vrasjes së Qasem Solemanit shefit të QUDS masat në këtë kamp janë fortifikuar. Tensionet SHBA-Iran janë ndjekur nga opozita iraniane e cila shprehet se në Shqipëri janë të sigurt ndërsa masat e sigurisë janë shtuar duke vendosur monitorim të rreptë dhe forca speciale në perimetrin e jashtëm të kampit.
9 Janar 2020, 12:03 -
-
Përplasja Iran-SHBA/ Klosi: Muxhahedinët në Manëz funksionojnë si shtet, janë përgatitur! Panariti zbulon çfarë i tha Clinton
I pyetur nëse Shqipëria kthehet në target të Iranit pas strehimit të muxhahedinëve, Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi u shpreh se nuk e besoj, por theksoi se vëmendja e anëtarëve të MEK-ut në vendin tonë që ndodhen në Manëz është shtuar dhe se janë të përgatitur për gjithçka.
7 Janar 2020, 22:30 -
Ekskluzive/ Gjenerali i vrarë nga SHBA drejtoi iranianët terroristë të kamufluar si gazetarë në Tiranë, çfarë u zbulua në kamerat e tyre në 2018-ën
Të drejtuar nga gjenerali Qasem Solemani i vrarë më tre janar 2020, tre shtetas Iranian të cilët pretendonin se do të kryenin një reportazh për festën e bektashinjve në 2018 erdhën në Shqipëri të kamufluar si gazetarë. Ata u arrestuan dhe dëbuan nga vendi ndërsa hetimi i anti-terrorit dhe prokurorit Eugen Beçi, dosje të cilën ReportTv ka lexuar, rezulton se ata kishin synim të kryenin një akt terrorist. Në kamerat e tyre janë gjetur filmime të institucioneve të vendit, qendrave tregtare si dhe kampit të MEK në Manzë të Durrësit...dhe asnjë filmim për të shfaqur se si festohet Novruzi në Shqipëri!
5 Janar 2020, 14:56 -
BBC: Një vizitë në kampin e MEK në Shqipëri, ku opozitarëve luftëtarë të Iranit nuk u lejohet të mendojnë për seksin
Për gjashtë vjet, Shqipëria ka qenë shtëpia e një prej grupeve kryesore të opozitës Iraniane, Muxhahedinë-e-Khalq, ose MEK. Por qindra anëtarë të saj janë larguar, duke mos duruar rregullat e ngurta të organizatës. Sipas BBC, dhjetra prej tyre ndodhen ende në kryeqytetin shqiptar në pamundësi për t'u rikthyer në Iran për të vazhduar jetën e tyre.
11 Nëntor 2019, 13:13 -
'MEK janë terroristë!' Nisin verifikimet për ish-muxhahedinët e larguar nga kampi pas intervistave në 'Pa Gjurmë'
Interesit të kryredaktores së Shqiptarja.com Greta Malaj nisur nga shqetësimet e qytetarëve, nëse muxhahedinët e vendosur në Shqipëri përbëjnë apo jo rrezik, Xhavit Shala, ekspert në çështjet e Sigurisë iu përgjigj se një frikë e tillë nuk duhet të ekzistojë.
7 Nëntor 2019, 23:13 -
'Pa Gjurmë' gjen muxhahedinët e akuzuar si terroristë: Kampi është burg! Në Iran MEK na urdhëronte të vrisnim njerëz
Ish-anëtarë të muxhahedinëve të larguar nga kampi i opozitës iraniane në Maminas dhe të akuzuar si terrositë, në një intervistë dhënë për "Pa gjurmë" japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Ndërsa kampin në Maminas e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë. Dëshmia: Një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.
7 Nëntor 2019, 21:52 -
Rezoluta e Kongresit amerikan dënon terrorizmin shtetëror të regjimi të Iranit në Shqipëri dhe Europë
Rezoluta 374 u bëri gjithashtu thirrje qeverive që t’i ndalojnë veprimtaritë armiqësore të misioneve diplomatike iraniane dhe t’i mbyllin ambasadat e këtij regjimi, si dhe të shprehen në mbështetje të planit me dhjetë pika të Presidentes së zgjedhur iraniane Maryam Rajavi për një Iran të lirë.
4 Nëntor 2019, 08:16 -
Celula terroriste/ Erwin Aram do siguronte municionet e sulmit, kush është grupi shqiptar që do i shiste armët
Oficerë të Antiterrorit, si dhe hetues të krimeve të rënda po verifikojnë rolin e disa shtetasve shqiptarë për të cilët dyshohet se do të furnizonin me armë e municione grupin terrorist që do të kryente aktin terrorist në Mars të vitit të shkuar pranë Kryegjyshatës, akt ky i parandaluar nga policia shqiptare. Identifikimi i tyre është bërë pas takimeve që ata kanë kryer me një nga anëtarët e ketij grupi terrorist Erwin Aram, teksa ky i fundit mundte të hynte në territorin shqiptar nëpërmjet një pasaporte austriake.
26 Tetor 2019, 15:30 -
Celula terroriste/ Iraniani i infiltruar kishte familjen në kampin e muxhahedinëve në Manzë, para dy muajsh u tentua të kapej por dështuan
Në grupin që do të godiste ditën e festës së Novruzit sipas burimeve të Report Tv u përfshinë 12 persona. Sipas po të njëjtave burime, grupi që do të kryente sulmin terrorist vitin e kaluar, informohej nga një i infiltruar në kampin e muhaxhedinë- ve. Ai është Erwin ARAM. Ky person merrte informacione kur takonte familjarët që i kishte anëtarë të MEK.
24 Tetor 2019, 10:41 -
Bosi turk i drogës drejtonte celulën terroriste të regjimit iranian që do të bënte sulme në Shqipëri (VIDEO)
18 muaj pas parandalimit të një sulmi gjatë kremtimit të festës së sulltan Nevruzit në Tiranë (mars 2018), auroritetet shqiptare kanë zbuluar celulen terroriste. Operativët iranian të forcave QUDS drejtoheshin për sulmet në Ballkan nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, ose një tjetër trafikant droge i lidhur me të, të cilët nga viti 2018, kanë dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri, MEK. Në krye të gjithë strukturës, iraniani me pseudonimin Peyman.
23 Tetor 2019, 12:05 -
-
-
-
Ekskluzive/ Denoncimi i prindërve iranianë: Na lironi vajzën nga kampi i Manzës, mbahet pa dëshirën e saj
Report TV ka siguruar denoncimin e plotë të 62-vjeçarit, Mustafa Muhammady, ku thotë se vajza e tij, Somayeh, është mbajtur në Iran me forcë nga organizata MEK. Po kjo organizat, thotë ai, e mban sërish me forcë në kampin e Manzës, në Durrës.
29 Korrik 2018, 12:02