-
Emërimi i Ramës në MEPJ, Mediu-deputetëve: Frika e mandatit iu bën të votoni kundër interesit të vendit
I pari që e mori fjalën në këtë sesion plenar ishte kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu. Ai u shpreh kundër emërimit të kryeministrit Edi Rama në krye të ministries së Jashtme, duke u shprehur se një lëvizje e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën.“Kusht
21 Janar 2019, 17:24 -
Dalin detaje nga mbledhja e grupit/ PD do shkojë në seancën plenare, por nuk do votojë
Report Tv ka mësuar se deputetët e opozitës do të shkojnë ditën e sotme në seancën plenare. Burime bëjnë me dije se kryetari i PD, Lulzim Basha do të japë qëndrimin e PD në seancë dhe më pas grupi do të largohet nga salla duke mos marrë pjesë në votim.
21 Janar 2019, 16:58 -
Kuvendi/ Kryeministri votohet edhe ministër i Jashtëm, opozita largohet nga salla, Rama: Vratë 8 vite më parë
Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ministër i Jashtëm. Bushati shkarkohet nga detyra e ministrit të Jashtëm. Ahmetaj, Gjylameti, Bushati, Spahiu, e Peleshi emërohen në komisionet parlamentare. Opozita u largua nga salla me përfundimin e fjalës së kryetarit Basha. Kryeministri Rama nuk harroi të linte pa përmendur edhe 21 janarin. Rama tha se 21 janari do të çojë në bangën e të akuzuarve të gjithë fajtorët. Jashtë Kuvendit, kryeministri Rama u shpreh se të gjitha paditë për shkeljet e presidentit Ilir Meta janë gati sapo të formohet Gjykata Kushtetuese.
21 Janar 2019, 07:44 -
Sot nis sesioni i ri, Kuvendi voton Ramën edhe ministër të Jashtëm dhe emrat e rinj në komisione
Presidenti Meta dekretoi shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Edi Ramës në postin e kryediplomatit para dy ditësh, ndërsa nesër kryeministri do të marrë zyrtarisht edhe drejtimin e dikasterit të ministrisë së Jashtme.
20 Janar 2019, 15:55 -
Rama ministër i Jashtëm/ Berisha: E premte e zezë, grusht shteti! Presidenti dekretoi albanofobin
Berisha thotë se dita e sotme është një e premte e zezë. Për Berishën, dekretimi është antikushtetues dhe merr për bazë pikën D, në nenin 102 të Kushtetutës, kryeministri kufizohet të kryerë detyra të tjera përvec atyre që bazohen në Kushtetutë.
18 Janar 2019, 15:52 -
Meta dekreton Ramën edhe ministër të Jashtëm: Rast i veçantë, shmanga krizën
Kreu i shtetit ka firmosur dekretin për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Në dekret, Meta sqaron edhe debatin nëse Kushtetuta e lejon që kreu i ekzekutivit të mbajë edhe post ministri. Kryeministri Rama vendosi që të marrë përkohësisht drejtimin e këtij dikasteri pas refuzimit që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt.
18 Janar 2019, 10:56 -
Betimi i ministrave të rinj, Soreca: Moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, pres të punoj me të gjithë
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale marrjen e detyrës nga ministrat e rinj, të cilët sot u betuan te presidenti Ilir Meta dhe zyrtarisht ulen në dikasteret përkatëse si titullarë.
17 Janar 2019, 16:12 -
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë, Braçe i buzëqeshur
Sot u betuan ministrat e rinj. Ceremonia u zhvillua në orën 14:30. Nga Kuvendi përfaqësues ishte Vasilika Hysi, ndërsa nga Kryeministria, Rama nuk preferoi që të ishte vetë i pranishëm duke dërguar Sekretarin e Përgjithshëm, por e komentoi në rrjetet sociale.
17 Janar 2019, 12:49 -
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
'Ultimatumi' i Ballës për dekretimin e Ramës/ Meta reagon me ironi: Kush është ky? Kushtetuta e para
Kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë. Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’.
16 Janar 2019, 12:28 -
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
16 Janar 2019, 11:19 -
Kriza presidencë-qeveri/ Ish-presidenti Bamir Topi në “45 minuta”: Meta do e dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm
Për ish-presidentin Bamir Topi, çështja e dekretimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, do të kalojë pa surpriza dhe Rama do të bëhet ministër. Topi tha se gjuha e përdorur nga Rama për presidentin Meta është e pafalshme, por kurrsesi nuk mund të krahasohet me gjuhën e përdorur nga Berisha kur Topi ishte president në 21 janar të vitit 2011.
15 Janar 2019, 17:03 -
Dekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm, Meta: Do të jap përgjigje të qartë, pa dashuri, brenda afateve kushtetuese
Presidenti Ilir Meta përsëriti këtë të martë se në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për t'u vendosur në krye të Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme, do t'i duhet kohë e mjaftueshme, brenda afateve kushtetuese, për t'u shprehur me dekret.
15 Janar 2019, 12:46 -
Islami në “5 pyetje nga Babaramo”: Rama do të luajë me negociatat, të bashkojë Kosovën e ‘copëtuar’ me Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka thënë në bisedën me Ilir Babaramon se kryeministri Edi Rama po i përdor marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë për avantazh politik.
14 Janar 2019, 21:08 -
Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm
Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Detyrën e dyfishtë e ka ushtruar i pari Ismail Qemali në 1912, pastaj në radhë Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta.
14 Janar 2019, 16:47 -
Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë përkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se rrugëzgjidhja në këtë moment do të ishte vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa kundërshton heqjen e paraleles me rastin e Greqisë
14 Janar 2019, 14:05 -
Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, pas vendimit të këtij të fundit për të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Kreu i shtetit shprehet se Presidenti është në krye të detyrës, ndërsa shton se e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
14 Janar 2019, 12:36 -
Refuzimi i Cakajt nga Meta, Rama merr postin e ministrit të Jashtëm: S’kemi kohë të humbim
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar me Presidentin pas refuzimit të Gent Cakajt. Kreu i qeverisë do të marrë përkohësisht edhe drejtimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme deri në momentin që të flasë Gjykata Kushtetuese. Mbërrin në Presidencë dekreti i Ramës për të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Vendimin e Presidentit për të mos çdekretuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në afatin kushtetues, Rama e cilëson si një tjetër shkelje nga Meta.
14 Janar 2019, 11:59 -
Mosdekretimi i Gent Cakajt, ja dy skenarët si mund të veprojë Rama (Detaje nga mbledhja e Kryesisë)
Dy janë skenarët si mund të veprojë kryeministri Rama përballë situatës së krijuar. Mundësia e parë është që Edi Rama ti drejtohet Presidentit Meta me një tjetër emër pas refuzimit të Gent Cakajt. Ndërsa alternativa e dytë është që vetë Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë, Tsipras të marrë drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme përkohësisht.
14 Janar 2019, 09:06 -
A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?
Për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta “Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror”.
13 Janar 2019, 19:31 -
Edhe njëherë për VV-në dhe Gent Cakajn
Propagandat e tilla janë reminishenca të diktaturave të shekullit të kaluar. VV-ja e ka dëshmuar me vite që është një ricikluese e zonja e relikteve të totalitarizmave.të githa potencialet që kanë dështuar të reformohen në përputhje me praktikat demokratike kanë përfunduar në impiantin e kësaj partie.
12 Janar 2019, 21:39 -
Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin
Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ai shprehet se askush nuk mund ta ndalojë Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.
12 Janar 2019, 15:23 -
Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?
Për gazetarin Mero Baze, presidenti Ilir Meta mund të shkojë drejt dorëheqjes nga posti për t'iu rikthyer jetës politike aktive me synim marrjen e drejtimit të opozitës. Si kryetar shteti, Meta ka folur dhe vepruar me instiktin e politikanit, ka kthyer dekrete që mund ta çojnë atë në Gjykatën Kushtetuese duke rrezikuar shkarkimin. Por mesa duket, Metën nuk e shqetëson kjo, pasi sipas Mero Bazes, presidenti mund ta lërë vetë postin dhe të synojë lidershipin e opozitës, duke eklipsuar Lulzim Bashën.
12 Janar 2019, 12:26 -
‘Cakaj’, Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë! Rama: More peng Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të shndërrohet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë në Ballkan. Indirekt Meta këshillon Ramën që të propozojë një kandidaturë tjetër pasi sipas tij PS ka kapacitete të shkëlqyra për drejtimin e MEPJ. Në reagimin e tij, kryeministri Rama u shpreh se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese ajo që do ti japë fund, asaj që ai e ka quajtur maskaradë.
12 Janar 2019, 10:37 -
Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte
Kryeministri Edi Rama thotë se të tre zyrtarët e LSI kur kanë qenë në poste drejtuese kanë qenë pa certifikatë sigurie. Rama foli edhe për opsionin e një shkarkimi të mundshëm të Metës nga posti i presidentit, por tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi duhen 2/3 e votave të Kuvendit. Rama tha se Presidenti ka marrë çdo informacion ku vërtetohet që Cakaj është i pastër.
11 Janar 2019, 21:35 -
Ndoka për Cakaj: Kosova nuk ka asnjë zv.ministër nga Shqipëria, pse duhet ta kemi ne?
Në emisionin "Repoitix, në fjalën e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa fliste lidhur mbi figurën e zv.ministrit të Jashtëm është shprehur se Shqipëria nuk ka përse të ketë asnjë ministër nga Kosova. Kjo pasi Kosova nuk ka asnjë zv.ministër shqiptar."Kryeminis
11 Janar 2019, 21:44 -
'Cakaj', Gjergj Koja: Meta po mundohet të riaktivizohet dhe të fitojë kredite politike
Gjergj Koja, ish-ministëri i Shëndetësisë, tha se presidenti Ilir Meta po mundohej që të riaktivizohet dhe të fitojë kredite politike duke mosdekretuar ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.“Mendoj që është një krizë institucionale që po kalon presidenti. Ai nuk shkakton krizë në maxhoran
11 Janar 2019, 21:27 -
Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa: Rasti i Cakajt, këmbanë alarmi se vendi ka nevojë urgjente për gjykatë Kushtetuese
Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në fjalën e tij lidhur me çështjen e mosdekretimit të ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta kjo situatë është këmbana që tregon se vendi ka nevojë urgjente për gjykatë Kushtetuese.“Çështja u paraqit si një
11 Janar 2019, 21:20 -
Mosdekretimi i Cakajt, Hyseni: Ishte shkarje momentare, Meta e di që s'ka të drejtë Kushtetuese
Deputeti i PS-së Alket Hyseni, i ftuar në emisionin "Repolitix" u shpreh se presidenti Ilir Meta nuk ka të drejtë që të mos e dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Hyseni ka sjellë edhe shembullin e dekretimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga presidenti i asokohe, Bujar Nishani.
11 Janar 2019, 21:14