-
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës. Kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës vjen në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
11 Mars 2022, 16:25 -
Kritikat për mosreagimin për rritjen e çmimit të naftës Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: S'përcaktojmë çmime! Kemi nisur monitorimin e tregut, gjoba abuzuesve
Me një postim në Facebook, Biba shkruan se nuk është autoriteti i Konkurrencës ai që përcakton çmimet në treg dhe se është gabim që t'i kërkohet këtij autoriteti llogari në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.
11 Mars 2022, 11:32 -
Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi nisur monitorimin e tregut që në shkurt, nuk jemi ne që ulim çmimet
Në një kohë kur socialisti Erion Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencën bën me dije se ka nisur monitorimin e tregut që në muajin shkurt, e ndërsa në reagimin e tyre thuhet se nuk mund të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimi, pasi kjo sipas tyre shkon përtej kompetencave që i ka dhënë ligji.
10 Mars 2022, 11:59 -
Rriten çmimet e ushqimeve, në janar produktet e shportës 7.4% më shtrenjtë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregjeve ushqimore për rritjen e çmimeve. Në një përgjigje zyrtare për Report TV ky institucion konfirmon se po mbikëqyr tregun për shkak të diferencës së lartë të çmimeve nga bujku tek konsumatori. Vetëm në muajin janar sipas INSTAT, produktet e shportës u shtrenjtuan me 7.4%.
18 Shkurt 2022, 20:35 -
Gjatë vitit 2021 çmimet e apartamenteve u rritën me 6.7%, Autoriteti i Konkurrencës për Report Tv: Nisim studim tregu këtë vit
Çmimet e larta të apartamenteve do të vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës i cili bën të ditur për Report TV, që brenda këtij viti do të nis një studim mbi tregun e pasurive të paluajtshme. Studimi i konkurrencës do të bazohet mbi faktorët që kanë sjellë këtë shtrenjtim, dhe do punohet për të parë nëse ka abuzime apo çmime fiktive nga ndërtuesit.
15 Shkurt 2022, 21:44 -
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet: Prej një jave tregu po mbahet në monitorim
Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.
9 Shkurt 2022, 13:19 -
Thanë se nuk kanë pasur një kërkesë për të gjobitur bizneset që ndikuan në rritjen e çmimit të bukës, DOKUMENTI që nxjerr 'blof' Autoritetin e konkurrencës
"Nuk ka pasur draft për gjobë në mbledhje përkatëse", tha sot Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës në Komisionin e Ekonomisë.N&am
9 Shkurt 2022, 12:08 -
Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, anëtarja e Autoritetit të Konkurrencës: Fitimi i kompanive në atë kohë ishte 1.5%, nuk kishin abuzuar me çmimet
Anëtarja Leida Matja ka sqaruar se nuk kanë gjobitur subjektet që rritën çmimit. Ajo bën fajtore tregjet ndërkombëtare që rritën çmimin e që u reflektua edhe në tregun shqiptar."S’kishte asnjë nga ata pozitë dominuese. E dyta ishte sjellje e bashkërenduar, d
9 Shkurt 2022, 11:13 -
Çmimi i bukës u rrit në bllok, kreu i Autoritetit të Konkurrencës 'justifikohet': Nuk kemi pasur kërkesë për të gjobitur bizneset, se s'kishim prova! DOKUMENTI që e nxjerr 'blof'
Rritja e çmimit të bukës në bllok në shtator të vitit 2021 ka ardhur si pasojë e një sjelljeje e bashkërenduar mes 4 bizneseve, por Autoriteti i Konkurrencës nuk ka gjetur provat, prandaj ka vendosur që të mos i gjobisë.
9 Shkurt 2022, 11:01 -
Autoriteti i Konkurrencës shkarkoi drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit, reagon Braçe: E turpshme dhe e neveritshme
Deputeti Socialist Erion Braçe e ka cilësuar si të turpshme dhe të neveritshme, vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të shkarkuar nga detyra drejtorin juridik, Indrit Rekën, i cili denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro
2 Shkurt 2022, 10:35 -
Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës shkarkon drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit dhe faljen e gjobës 5 mln euro për fiksimin e çmimit
Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon me shkarkim nga puna drejtorin Indrit Reka që denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro.
1 Shkurt 2022, 21:17 -
Raporti/ Duka pazare me FSHF, i shiti të drejtat televizive kompanisë ku është vetë aksioner, kontrata klienteliste miliona euro! Faktet, sfidë për Prokurorinë
Autoriteti i Konkurrencës konstaton se FSHF me në krye Armand Duka ka abuzuar me pozitat monopol për veprimtaritë ekonomike në fushën e futbollit. Duka lidhi të gjitha kontratat për të drejtat televizive me DIGITALB ku është vetë aksioner. Kontratat abuzive dhe në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Sponsor i FSHF është edhe AMA Caffee ku sërish Duka është aksioner.
25 Janar 2022, 11:36 -
Me votën kundër të Braçes dhe opozitës, Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit
Denar Biba ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit, për të zëvendësuar në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin. Biba mori 4 vota kundër, atë të Erion Braçes, Alfred Ru
6 Dhjetor 2021, 13:47 -
Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, Braçe kundër: S'ka lidhje me këtë fushë, kam rezerva për integritetin e tij
Komisioni i Ekonomisë i propozon Kuvendit që në krye të Autoritetit të Konkurrencës të vendoset Denar Biba, anëtar i këtij institucioni. Propozimi nuk është mirëpritur nga deputeti socialist Erion Braçe dhe opozita, të cilët e konsideruan figurën të papërshtatshëm për këtë detyrë.
6 Dhjetor 2021, 13:38 -
Ekonomi
Rritën çmimin e miellit, importuesit edhe 1 vit nën monitorim! Zbardhet vendimi i Konkurrencës, si i shpëtuan gjobës 5 mln euro kompanitë që bënë monopol
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.
21 Tetor 2021, 01:22 -
Politikë
Ligj i ri kundër oligarkëve dhe monopoleve, për herë të parë padi kolektive nga konsumatorët ndaj kompanive që deformojnë konkurrencën
Shqipëria pritet të miratojë për herë të parë një ligj për paditë kolektive ndaj ndërmarrjeve që shkelin të drejtat ekonomike dhe civile të qytetarëve. Në fokus kompanitë që kanë monopolizuar shërbime të caktuara dhe abuzojnë me çmimet dhe tarifat
18 Tetor 2021, 16:02 -
Politikë
PD e thirri në dëgjesën për rritjen e çmimit të miellit, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës dyshohet me COVID, shtyhet dëgjesa në Komisionin e Ekonomisë
Autoriteti i Konkurrencës ka shtyrë dëgjesën e thirrur nga Partia Demokratike, për të dhënë deklarime në lidhje rritjen e çmimit të miellit në Komisionin e Ekonomisë
12 Tetor 2021, 17:51 -
Ekonomi
3 anëtarë të komisionit 'fundosin' hetimin 1 vjeçar të Autoritetit të Konkurrencës për tregun e miellit, drejtori i kabinetit: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet, hetimi është mbyllur
Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje.
1 Tetor 2021, 08:01 -
Ekonomi
Si i shpëtuan gjobës 5 mln euro oligarkët e miellit? Konkurrenca ‘vulosi’ shkeljet, por u fali gjobën
Edhe pse hetimi zbuloi shkeljet e 5 ndërmarrjeve të miellit në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos vendosë asnjë gjobë. Kështu, 5 oligarkë që monopolizuan tregun duke rritur çmimin e miellit ja hedhin paq përballë gjobës 5 milionë euro që propozoi Sekretariati i Konkurrencës. Shefi kabinetit të këtij institucioni na zbulon detaje të këtij hetimi 1-vjeçar dhe detyrimet që nuk përmbushën bizneset.
30 Shtator 2021, 17:50 -
Ekonomi
Hetimi/ Shkeljet e 7 oligarkëve të miellit, fiksuan çmimin me marrëveshje dhe kufizuan konkurrencën, edhe cilësia e dyshimtë
Përfaqësuesit e kompanive Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills u dakordësuan për të blerë dhe shitur millin me çmim të njëjtë. Krijuan rezerva për t’i përdorur kur të rritjen çmimi. Mielli i importuar pa nivelin e proteinë
30 Shtator 2021, 17:07 -
Ekonomi
Konkurrenca s'gjobiti kompanitë e importit të miellit, Braçe kundër me Ahmetajn: Zero profesionalizëm! Skandal, çmimet në treg i caktojnë 4 ndërmarrje
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha sot se beson te profesionalizmi i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me vendimin për të mos gjobitur 4 kompanitë importuese të miellit, por duket se paraardhësi i tij në kë
30 Shtator 2021, 16:52 -
Ekonomi
Rritja e çmimit të bukës, PD thërret në seancë Autoritetin e Konkurrencës: Vendosi kundër interesit të qytetarëve
Përmes një deklarate të nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, PD njoftoi sot se do të thërrasë për një seancë në Komision Autoritetin e Konkurrencës. Deputetet e PD depozituan kërkesën për thirrjen në seance dëgjimore te Autoritetit të Konkurrencës në dat&
30 Shtator 2021, 12:22 -
Ekonomi
Oligarkët e miellit shmangin gjobën e Konkurrencës, Ahmetaj: Vendim profesionist! PD kërkon seancë me Autoritetin: Votoi kundër interesit të qytetarëve
Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë kompanitë e importit të miellit dhe grurit që sollën rritjen e çmimit të bukës. Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ky Autoritet ka profesionistë dhe vendimet i marrin si të tilla. Ndërsa PD e cilëson këtë vendim në dëm të qytetarëve dhe e ka thirrur këtë Autoritet në Komisionin e Ekonomisë që të jap sqarimet e saj më datë 4 tetor në mbledhjen e ardhshme të Komisonit të Ekonomisë.
30 Shtator 2021, 12:01 -
Ekonomi
Bordi i Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër gjobës për tregtarët e miellit, Braçe reagon i indinjuar: I shokuar nga vendimi, legjitimon sjelljen e ndërmarrjeve
Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar ashpër pasi bordi i Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër gjobës për tregtarët e miellit që krijuan monopol në treg duke rritur çmimet e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit t&eu
29 Shtator 2021, 18:07 -
Ekonomi
Rritja e çmimit të bukës, mbyllet hetimi për 5 importuesit e miellit që krijuan monopol në treg, bordi i Autoritetit të Konkurrencës voton kundër gjobës për kompanitë
Autoriteti i Konkurencës pas një viti hetim nuk ka gjobitur kompanitë që rritën në mënyrë organizuar çmimin e miellit. Vendimi u mor pas votimit, pro të kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi dhe zëvendëskryetarit Eduard Ypi, ndërsa kundër votuan trë anëtarët Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.
29 Shtator 2021, 17:09 -
Kronikë
Rritja e çmimit të bukës, zbulohet 'loja' e 5 biznesmenëve, Fiqiri Ismaili dhe 4 të tjerë krijuan monopol në treg, kontroll çmimit të grurit dhe të miellit
Autoriteti i Konkurrencës, në një njoftim zyrtar thotë se nga hetimi i thelluar bërë në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ka konstatuar, se në bllok dhe në bashkërendim me njëra-tjetrën, 5 ndërmarrje të miellit në Shqipëri caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes së miellit.
9 Shtator 2021, 14:52 -
Kronikë
E paprecedentë/ Agjencia e Barnave dhe kompania misterioze SICPA bllokuan hetimin e Autoritetit të Konkurrencës për tregun e ilaçeve e pajisjeve mjekësore
Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim në shtator 2020 për tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore për shkak të dyshimeve për krijimin e monopoleve, deformimin e konkurrencës dhe rritjen e çmimit për produkte të caktuara. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vonoi dhe refuzoi dhënien e informacionit bashkë me kompaninë Security Solutions Albania me rrënjë në Zvicër që ka koncesionin për pajisjen me pullë fiskale. Pas një viti, hetimi shtyhet edhe me 6 muaj.
9 Shtator 2021, 08:04 -
Kronikë
Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës kontrolle nëpër furra dhe kompani mielli, pritet të merren masa
Pas shtrenjtimit të çmimit të miellit e bukës pothuajse në të gjithë vendin, Autoriteti i Konkurrences ka nxjerrë ne terren inspektorët për të verifikuar informacionet e marra.
8 Shtator 2021, 18:51 -
Sport
Akuzoi Voltana Ademin se nuk e futi në garën për pronësinë e Vllaznisë, Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë Gurakuqit
Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Bashkia e Shkodrës si autoritet shitës e ka përjashtuar nga gara. Komisioni ka kërkuar nga Bashkia Shkodër që të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.
16 Qershor 2021, 09:52 -
U bën bashkë të gjitha kompanitë dhe rritën çmimet e plehrave kimike, Autoritet i Konkurrencës nis hetimet: Ndahuni ose ju gjobisim
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim tremujor për tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, pasi dyshohet se po abuzohet me çmimet dhe me të drejtat ekskluzive nga kompanitë e këtij tregu.
12 Mars 2021, 14:00 -
Pas vëzhgimit të Report Tv/Autoriteti i Konkurrencës: 'Megapharma' u përpoq të nxirrte farmacitë e tjera nga tregu, shpërnda vaksinën e gripit kudo, jo vetëm tek ‘Orange’
Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma" që të shpërndajë vaksinën për gripin sezonal në të gjitha farmacitë në të kundërt do të gjobitet. Deri më tani "Megapharma" e kishte tregtuar vaksinën vetëm tek farmaci ‘Orange’ ku dhe zotëron 75% të aksioneve.
15 Tetor 2020, 13:49 -
Investigimi/ Ministria e Drejtësisë mbron përmbaruesin Alban Ruli që kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba
Ministria e Drejtësisë shkel afatet ligjore për shqyrtimin e ankesës së Autoritetit të Konkurrencës për ndëshkimin e kryepërmbaruesit Alban Ruli, i cili në tejkalim të kompetencave kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba 375 mijë USD për abuzimet me çmimet.
16 Maj 2020, 12:46 -
Të drejtat televizive, biletat, fondet dhe konflikt interesi/ Konkurrenca kap FSHF-në me një mori shkeljesh të rënda
Autoriteti kërkon që e drejta televizive të reduktohet në fushëveprim dhe kohëzgjatjen e ekskluzivitetit, në një periudhe jo më shumë se 3 vjet, ku të drejtat të jenë të ndara dhe t’u shiten operatorëve të ndryshëm, jo vetëm njërit.
15 Maj 2020, 17:40 -
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për depot farmaceutike: Mos rrisni çmimet, furnizoni tregun
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hap hetim për rrjetin farmaceutik në vend, pas rritjes së çmimeve për maskat, alkoolin apo dezinfektantët. Konkurrenca ka kërkuar të ndalohet rritja e çmimeve, përndryshe do të gjobiten sa 10% i xhiros ditore.
19 Mars 2020, 08:49