-
A1 Report në zemër të Lazaratit
A1 Report sjell dëshmi ekskluzive nga Lazarati. Në një transmetim maratonë të drejtpërdrejtë nga fshati në të cilin policia ka mësyrë për kapjen e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s, A1 Report sjell në kohë reale atë se çfarë po ndodh në zemër të Lazaratit. VIDEO
Ja dëshmitë e para të banorëve
25 Qershor 2015, 10:09 -
Vritet efektivi i RENEA-s në Lazarat
Vrasja e efektivit te RENEA-s nga një grup te armatosurish, ka bërë që Policia e Shtetit, FNSH, RENEA të përforcura me autoblinda dhe helikopterë të ushtrisë të zbarojnë në Lazarat dhe të nisin tashmë ndërhyrjen në fshat për të arrestuar grupin e zjarrit. VIDEO
"Grupi i zjarrit" me 21 persona
25 Qershor 2015, 09:40 -
Berisha: Mungesë transparence
Ish-kryeministri Berisha ndërsa shpreh solidaritetin me forcat e rendit dhe Prokurorinë e Shtetit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të vrasjes së efektivit Ibrahim Basha, thekson se ka mungesë transparence ndaj publikut për ngjarjen.
për krimin e shëmtuar në Lazarat
24 Qershor 2015, 22:14 -
-
"Lazarati", Kodheli: Mirënjohje
Ngushëllime për familjen e efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha që humbi jetën sot në Lazarat ka shprehur edhe Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në emër të Forcave të Armatosura dhe të Ministres së Mbrojtjes , Kodheli shkruan në faqen e saj në “Facebook” se është mirnjohëse pa fund ish-oficerit të Forcave të Armatosura për kontributin e dhënë në misionet ndërkombëtare dhe tashmë edhe për kontributin e tij në vendosjen e shtetit ligjor.
pa fund për ish-oficerin e FA
24 Qershor 2015, 18:22 -
Mediat e huaja për "Lazaratin"
Ngjarja e Lazaratit ka gjetur pasqyrim edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se një oficer elitar policie është vrarë në Lazarat, fshatin e njohur dikur për prodhimin në shkallë industriale të kanabisit. VIDEO
"Vrasje në fshatin e Kanabis-it"
24 Qershor 2015, 17:48 -
Ngjarja në Lazarat, 25-vjeçari
Në profilin në “Facebook” të 25-vjeçarit të arrestuar nga aksioni i policisë në Lazarat ku mbeti i vrarë një efektiv policie e dy të tjerë të u plagosën, Xhuliano Malos dallohen foto të ISIS, çka të hedh dyshimet se mund të jetë mbështetës i tyre. FOTO
i arrestuar përkrahës i ISIS
24 Qershor 2015, 17:36 -
"Lazarati", PD fajëson policinë
Politika ka reaguar menjëherë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lazarat ku mbeti i vdekur një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën dy të tjerë. Por, politia edhe këtë ngjarje të rëndë e ka bërë pjesë të "lumit" të akuzave me ngjyrime politike. VIDEOBerisha: Mungesë transparence për krimin e shëmtuar në Lazarat
Rama:Ditë zie! Paçi faqen e zezë
24 Qershor 2015, 15:05 -
Foto/ Qytetarët sensibilizohen:
Qytetarët në rrjetet sociale sensibilizohen me Policinë e Shtetit. Teksa nga politika ngjarja në në Lazarat ku mbeti i vdekur një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, filloi të interpretohej edhe politikisht, qytetarët bëjnë të kundërtën.
Sot më shumë se kurrë me Policinë
24 Qershor 2015, 16:25 -
Ja kush është polici i vrarë në
Ibrahim Basha që kishte vetëm një vit pjesë e RENEA-s mbeti i vrarë sot gjatë operacionit në Lazarat. Një plumb në kokë i mori atij jetën, ndërsa dy pjesëtar të tjerë të RENEA-s mbetën të plagosur. Ai vdiq ne krye te detyres ndersa ishte me agjerim dhe kishte uruar miqte e tij ne Facebook per muajin e shenjte te Ramazanit. Basha kishte qene pjese e misionit paqeruajtes ne Afganistan. Ne brendesi profili i dy kolegeve te tij qe u plagosen.VIDEO"Lazarati", Kodheli: Mirënjohje pa fund për ish-oficerin e FAFoto/ Qytetarët sensibilizohen: Sot më shumë se kurrë me PolicinëFOTO-Tre
Lazarat e dy kolegët e plagosu
24 Qershor 2015, 12:46 -
KMSH ngushëllon familjarët e
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon aktin kriminal ndaj efektivëve të forcave RENEA në Lazarat. Ky komunitet shpreh ngushëllime për familjarët e Ibrahim Basha, i cili mbeti i vdekur nga të shtënat në Lazarat dhe u uron shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur.
Bashës: Besimtar i devotshëm
24 Qershor 2015, 15:59 -
Tahiri: Ata që qëlluan policinë do
Një gjuhë të ashpër ka përdorur ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndaj grupit kriminal në kërkim i cili vrau gjatë aksionit policor për kapjen e tyre efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat. VIDEO
të marrin dënimin më të pashembullt
24 Qershor 2015, 15:54 -
A1 Report në banesën e Ibrahim
A1 Report ka shkuar pranë banesë së 31-vjeçarit Ibrahim Basha ku ka pllakosur dhimbja dhe morti për vdekjen e njeriut të tyre të dashur. E ndërsa prej orësh tashmë pritet mbërritja e trupit të pajetë të efektivit Ibrahim Basha i cili ra në krye të detyrës në Lazarat, pranë shtëpisë së tij janë mbledhur shumë të afërm e miq të familjes Basha e jo vetëm. VIDEO
Bashës ku ka pllakosur dhimbja
24 Qershor 2015, 15:45 -
"Lazarati", SHBA-BE: Autorët të
Ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Evropian kane reaguar ne lidhje me sulmin ne Lazarat, duke shprehur mbeshtetje ndaj Policise se Shtetit e duke bere apel per venien para drejtesise te autoreve dhe denimin maksimal te tyre. Ambasada Italiane: Mbështetje autoriteteve në luftën kundër krimit
dënohen me gjithë fuqinë e ligjit
24 Qershor 2015, 15:16 -
Manja në A1 Report: Kriminelët
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja nga studio e A1 Report tha se grupi kriminal që vrau këtë mëngjes një efektiv të forcave RENEA është i importuar në fshatin e Lazaratit për axhendë elektorale. Duke hedhur akuza ndaj opozitës, anëtari i komisionit të Ligjeve i kërkoi autoriteteve kompetente të hetojnë edhe në këtë drejtim. VIDEO
në Lazarat për axhendë elektorale
24 Qershor 2015, 14:25 -
Basha viziton efektivët e plagosur
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar në ambientet e Spitalit të Traumës, dy efektivët e RENEA-s të plagosur sot në Lazarat. Basha shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur. Basha tha se sipas 2 të plagosurve, ata kishin qenë në aksion me një mjet të papërshtatshëm, të tipit "Volkswagen".
Ishin me makinë të papërshtatshme
24 Qershor 2015, 13:56 -
Kështu ndodhi sulmi në Lazarat
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ku e majta fitoi kryesimin e bashkive në të gjithë vendin, përfshi këtu dhe Gjirokastrën ku pjesë e saj është edhe Lazarati pas ndarjes së re administrative, në ish fshatin e drogës shpërthen përsëri lufta me policinë. FOTO VIDEO
1 në pranga me arsenal armësh
24 Qershor 2015, 13:42 -
Vrasja e efektivit, Nishani: Zbuloni
Ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së efektivit të forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha i cili humbi jetën në krye të detyrës , sot në Lazarat, Presidenti i Republikës Bujar Nishani u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.
krimin, banorët të ruajnë qetësinë
24 Qershor 2015, 13:17 -
Vrasja e efektivit në Lazarat,Berisha
Ish-Kryeministri, Sali Berisha e ka dënuar ashpër krimin e rëndë të ndodhur në Lazarat, ku humbi jetën një efektiv i forcave RENEA dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Me anë të një statusi në "Facebook", Berisha ngushëllon familjarët e efektivit të vrarë, Ibrahim Basha dhe u uron shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, ndërkohë u bën thirrje organeve të zbatimit të ligjit të identifikojnë e të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të rëndë.
Krim i shëmtuar, ndëshkoni autorët
24 Qershor 2015, 13:03 -
Njoftimi zyrtar i Policise per ngjarjen ne Lazarat
Gjatë natës së kaluar, një grup personash të armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër. Herët në mëngjes, Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë. Gjatë operacionit, në momentin
24 Qershor 2015, 12:34
