-
Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë mediat shkruajnë se Policia i ka shkuar në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë. Pavarësisht se e kanë kërkuar disa herë në shtëpi, për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, policia nuk e ka gjetur atë, ndërsa familjarët kanë deklaruar se Isufi ka shkuar me punë në Tiranë.
26 Tetor 2021, 14:28 -
Sekuestrohen 60 kg kanabis në Fier, 7 të arrestuar, mes tyre 4 gra
25 Tetor 2021, 12:55Arrestimet janë kryer në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Hamili’, dyke goditur dy raste, një për prodhim dhe shitje, dhe një për kultivim të narkotikëve.
-
-
Refuzon kontrollin e postbllokut për vrasjen në Fier, i riu denoncon dhunën nga efektivët në Lushnje: Më goditën se po filmoja me telefon! Policia: S'u identifikua
25 Tetor 2021, 12:08Një djalë 28-vjeçar, shitës fruta-perimesh në Elbasan, pretendon se është dhunuar nga policia kur u ndalua në një postbllok ngritur në Lushnjës pas vrasjes në Fier. Por zyrtarisht policia, thotë se i riu refuzoi të identifikoi dhe u shoqërua forcërisht në komisariat.
-
-
Siti arkeologjik i Bylisit, gati dy shekuj kërkime, vetëm një e dhjeta e zbuluar
24 Tetor 2021, 20:13Veç cisternës me pesë njësi të ndara (për të mos lejuar përhapjen e ndonjë helmimi a infektimi në të tërën), më e madhja në Ballkanin e jugut, po dalin në dritë shenja të rëndësishme për gjetje që mund të ndryshojnë përfytyrimin për historinë e qytetit, që u shua në shek. VI, pas përhapjes së epidemisë së murtajës.
-
Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën! Pistat e hetimit, rrahja e 'të fortit' të Fierit më shumë se një vit më parë dhe konflikti i pronësisë
24 Tetor 2021, 19:38E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e biznesmenit 57-vjeçar mbrëmjen e së shtunës në Fier. Pak kohë më parë Backa kishte rrahur një person të fuqishëm të botës së krimit në ambientet e Bar Piazza, në pronësinë e tij. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa dy armë u gjetën në makinën e djegur nga autorët.
-
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona
24 Tetor 2021, 09:52Masakra e Lavanit me 24 të vrarë mes tyre dy fëmijë, ishte një nga ngjarjet më të bujshme në vitin e trazirave në 1997 ku gjysma e vendit ishte në pushtetin e krimit, kurse gjysma tjetër ishte në shtetrrethim. Përplasja e përgjakshme ndodhi midis anëtarëve të bangës së jugut, ose e njohur si Banda e Pusit të Mezinit me fshatarët e Levanit shumica romë.
-
Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me persona të botës së krimit, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve
24 Tetor 2021, 08:42E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me persona të botës së krimit në Fier. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa në mjetin e djegur të përdorur nga autorët janë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë.
-
-
-
VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës
23 Tetor 2021, 20:51Vritet me breshëri kallashnikovi pronari I lokalit Piazza në qendër të qytetit të Fierit Demir Backa. 57-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij nga një tjetër makinë në lëvizje. 2 autorët më pas kanë djegur mjetin në bypass-in e Fierit.
-
Vodhi i maskuar xhiron e një dyqani në Patos, arrestohet 26-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje
23 Tetor 2021, 15:52Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani në Patos. Ai ka marrë 20 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë, por është vënë në praga pak minuta më vonë.
-
Plagos me thikë babain, arrestohet 47-vjeçari në Fier
23 Tetor 2021, 13:20Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka plagosur me thikë babain e tij
-
-
-
VIDEO/ Banorët kundër barrierave metalike në anë të autostradës Lushnje-Fier, dalin në protestë! 'Reflektojnë' autoritetet, rikthehet situata siç ishte
23 Tetor 2021, 09:45Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, Policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
-
ARRSH mbyll përfundimisht kryqëzimin e 'pushimit të shoferit' në aksin Lushnjë-Fier: Burim aksidentesh! Banorët kundër: Na zgjatet rruga me 30 km
22 Tetor 2021, 15:10Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit', është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e sotme. Autoriteti Rrugor Shqiptar i kontaktuar nga Report Tv bëri të ditur se "kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.
-
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin
21 Tetor 2021, 20:01Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Mësohet se një kamion “Volvo”, ka përplasur një këmbësore, por si pasojë e aksidentit 70-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
-
IKMT shemb pikën e karburantit pa leje në rrugën Fier-Lushnje, 3.8 milionë lekë gjobë pronarit
21 Tetor 2021, 16:26Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik, ndërsa u ndëshkua me 3.8 milion lekë gjobë pronari i subjektit.
