-
Veliaj nga Kavaja: Me Luljetën dhe Najadën kemi sjellë më të mirën, gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%
Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra.
7 Mars 2021, 16:00 -
Duma uron mësuesit e Kavajës për 7 Marsin: Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj
Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimet e saja për ditën e 7 marsit. Ajo e ka shoqëruar postimin me një video, duke thënë se “Urimin e madh për profesionin më fisnik ia dedikoj sot mësuesve të Kavajës.&rdquo
7 Mars 2021, 11:46 -
Rikonstruktohet shkolla ‘Fiqiri Kurti’ në Kavajë, Veliaj: 400 nxënës do mësojnë në mjedise më të mira, do të ndërtojmë edhe 11 të tjera
400 nxënës të Kavajës do e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, e cila do të jetë edhe parashkollor.
1 Mars 2021, 12:08 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021, 10:27 -
Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?
Sali Berisha ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.
28 Shkurt 2021, 19:20 -
Grida Duma me bizneset në Kavajë: Me planin e PD frenojmë krizën! Qeveria e ka vjel vendin vetëm për xhepat e veta (VIDEO)
Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre.
18 Shkurt 2021, 17:16 -
Përdori kryebashkiakun e ndjerë për të prodhuar lajm të rremë, i deleguari i PS Etjen Xhafaj nxjerr blof televizionin e familjes Berisha: Këta nuk dinë as çfarë është turpi
Zv. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, njëherësh i deleguari i Partisë Socialiste për Kavajën dhe Rrogozhinën për zgjedhjet e 25 Prillit, Etjen Xhafaj, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga televizioni i familjes Berisha, syri Tv.
12 Shkurt 2021, 15:38 -
Kryemadhi në panik thirrje LSI: Sulmet në Whatsapp i bën Rama për të lexuar mesazhet tona, përdorni tjetër aplikacion
Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratat e saj në mbyllje të një takimi që zhvilloi me banorët në Kavajë. Ajo i ka kërkuar anëtarëve të LSI-së që të mos përdorim në Whatsapp-in pasi ka dyshimet se Rama po i sulmon që të lexojë mesazhet e tyre dhe lëvizjet që bën LSI-ja.
11 Shkurt 2021, 20:18 -
Gjoba 5 mln lekë e Braimllarit, Kryemadhi: Kot e kanë mua s'më ndalin as plumbat, jo më gjobat
Gjobat për thyerjen e masave antiCOVID duket se nuk janë aspak problem për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila deklaron hapur se ajo do të vijojë takimet derë më derë me qytetarët dhe se nuk ndalet as nga plumbi dhe jo më nga policia që e cilëson të Ramës.
11 Shkurt 2021, 18:51 -
U gjet i pajetë në plazhin e Spillesë, identifikohet 59-vjeçari! Dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit
Një ditë pasi u gjet i mbytur në bregdetin e Spilles në Kavajë, është identifikuar trupi i viktimës. 59-vjeçari i gjetur i pajetë është Ameli Softa. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit i cili ka qenë i rrëmbyer për shkak të shirave.
9 Shkurt 2021, 10:26 -
Ishte larguar nga banesa prej ditësh, gjendet i pajetë në breg të detit 62-vjeçari në Kavajë
Ai punonte si bari në shumë qytete të vendit dhe kontakti i fundit që ka pasur me familjen ka qenë në 2 shkurt,ku u kishte komunikuar se kishte gjetur punë në një zonë të Durrësit. Më pas ai nuk ka komunikuar më me asnjë nga familjarët e tij,të cilët e denoncuan të humbur në DPV Berat në 5 Shkurt.
8 Shkurt 2021, 15:08 -
FOTOT/ Skandal! Andi Lila i kthen zyrat e Sindikatës së futbollistëve në seli të PD-së
Ish futbollisti kavajas Andi Lila, prej kohësh është përfshirë në fushatën elektorale të PD-së, ku është dhe një ndër kandidatët për deputet të kësaj force politike. Pas këtij angazhimi, Lila është vetshpallur dhe Ministër Sporti i PD-së.
3 Shkurt 2021, 15:55 -
Kavajë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, 60-vjeçari përfundon në spital
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Greth të Kavajws. Një 60-vjeçar me iniciale T.K. ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë është lënduar. Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
31 Janar 2021, 20:47 -
Tentojnë të grabisin banesën në Kavajë, autorët godasin me mjete të forta të moshuarin dhe largohen
Dy persona, të paidentifikuar, tentuan të grabisin banesën e një 70-vjearinë Kavajë. Ata kanë goditur me mjete të forta të moshuarin dhe janë larguar me shpejtësi pa mundur të realizojnë vjedhjen.
22 Janar 2021, 21:45 -
Dëshmia e shokut: Kisha babain me COVID, i kërkova Mensurit bombola oksigjeni, i ktheva kur mësova se u arrestua
Në dosjen e siguruar nga Report Tv për hetimet mbi vjedhjen e bombolave të oksigjenit jepet edhe dëshmia e një qytetari me emerin Eduart Cara i cili tregon se si i kishte marrë 7 bombola oksigjeni nga Mensur Shtylla. &q
18 Janar 2021, 13:17 -
Dosja e plotë/ Vodhi bombolat e oksigjenit në spital dhe ua jepte banorëve! Arrest me burg për Mensur Shtyllën! Zbardhen dëshmitë
Report Tv siguron dosjen e plotë të hetimeve të skandali në Spitalin e Kavajës, ku një 26-vjeçar vidhte bombolat e oksigjenit dhe pa autorizimin e mjekëve i shpërndante në banesat e njerëzve. Detajet e hetimeve dhe deklaratat e personave që kanë lidhje.
18 Janar 2021, 11:42 -
Kavaja me ujësjellës të ri, Veliaj: PS e vetmja forcë që i qëndron punëve deri në fund (VIDEO)
Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Pas 60 vitesh mungesë investimesh në ujësjellës, ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili përveç qytetit do të furnizojë me ujë edhe zonën turistike, duke i dhënë një impuls të ri ekonomisë.
17 Janar 2021, 13:36 -
Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali, u përjashtua më 11 janar
Mensur Shtylla Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi q&e
14 Janar 2021, 16:46 -
Në pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni e i dërgonte në banesa! (EMRI)
Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e mjekëve. 30 bombolat ai ua kishte shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.
14 Janar 2021, 15:28 -
Kavajë/ Vidhnin në banesa dhe biznese, arrestohet një 25-vjeçar, nën hetim një 17-vjeçar
Një 25-vjeçar me iniciale D.B. është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje të disa banesave dhe bizneseve në Kavajë, teksa është proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar. Ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa elektroshtëpiakeve në banesa të ndryshme.
7 Janar 2021, 09:16 -
Rindërtimi, Rama në Kavajë: Ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri me 135 apartamente! Ahmetaj: Do ndërtohen 158 shkolla
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë në Kavajë ku kanë inspektuar punimet për rindërtimin e godinave të banimit me 135 apartamente parkime nëntokësore e njësi shërbimi.
28 Dhjetor 2020, 16:17 -
Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, vetëm dëme materiale! Dyshohet për shkëndijë elektrike
Një ndërtesë 2 katëshe u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të shtune (19 dhjetor) në Kavajë në zonën e Malit të Robit. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit.
19 Dhjetor 2020, 17:30 -
Veliaj dhe Lame shpërndajnë certifikatat e pronësisë në Helmës të Kavajës: Ne legalizojmë shtëpitë e nevojtarëve, ata hotelet dhe resortet e tyre
Njësia e Helmësit, një prej zonave administrative me më shumë ndërtime pa leje në Kavajë, është drejt përmbylljes së procesit të legalizimit, që i hap rrugën një tjetër procesi të rëndësishëm, atij të regjistrimit të tokës bujqësore në fshat.
19 Dhjetor 2020, 15:03 -
Dhunoi policin i cili përfundoi në spital, arrestohet në flagrancë i riu në Tiranë
Ditën e sotme pranë lagjes “5 Maji” në Tiranë, është arrestuar në flagrancë një 30 vjeçari, O. M i cili ka ushtruar dhune ndaj një polici rrugor që si pasojë e plagëve të marra ka përfunduar në spital.
14 Dhjetor 2020, 14:56 -
Veliaj në konviktin e shkollës profesionale në Golem: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
5 Dhjetor 2020, 14:15 -
Aksidenti në Golem, policia: Ndërroi jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti me vdekje i ndodhur pasditen e sotme në Golem ku ka ndërruar jetë Ardian Gjelapi.E plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjerja L.Gj e cila u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet n&am
30 Nëntor 2020, 16:21 -
Kërcënoi me vrasje inspektorin e krimeve dhe familjen e tij me profile fallco në rrjete sociale, arrestohet pas 6 muajsh hetime i riu i rrezikshëm në Kavajë (Emri)
Policia ka arrestuar një 24 vjeçar në Kavajë i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasje një polic dhe familjarët e tij, me anë të mesazheve nëpërmjet rrjeteve sociale.
24 Nëntor 2020, 09:21 -
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Ditë e mirë për arsimin, kushte optimale për fëmijët
Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit.
22 Nëntor 2020, 14:41 -
Rindërtohet shkolla “26 Marsi” në Kavajë/ Veliaj: Njësoj si shkollat e Tiranës; Shqipëria po ringrihet edhe më e fortë (VIDEO)
Shkolla e mesme “26 Marsi” në qytetin e Kavajës po ringrihet nga e para. Nga viti i ardhshëm 627 gjimnazistë të Kavajës do të mësojnë në kushte të reja. Drejtuesi politik për PS në Kavajë, Erion Veliaj, së bashku me zv/ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, panë sot punimet të cilat po ecin me ritme mjaft të shpejta, për përfundimin sa më parë të gjimnazit të ri të Kavajës.
21 Nëntor 2020, 15:27 -
Qytetari në Kavajë: Shkolla po, spitali po...Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë
Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.
19 Nëntor 2020, 17:18 -
Veliaj: Edhe Kavaja kthehet në bastion i PS, më 25 prill fitojmë për projektet transformuese
Veliaj, në takimin e djeshëm me Asamblenë Socialiste në Kavajë, shprehu besimin se edhe në këtë bashki, ashtu sikurse në shumë lagje të Tiranës, që dikur konsideroheshin bastione të së djathtës, falë punës që është bërë, votojnë sot për PS.
15 Nëntor 2020, 17:55 -
Ekskluzive/ Numëruesit e votave në Kavajë, 3 vite burg për Mediola Veliun se i shtoi 20 vota PDIU-së
Zbardhet vendimi i gjyqit të numëruesve të votave në Kavajës. Prokuroria tërhoqi akuzën dhe nxori pa faj tre numëruesit e PS, PD dhe LSI-së. E vetmja që u dënua për 20 vota numëruesja e PDIU-së.
27 Tetor 2020, 15:18