-
SPAK konfiskon pularinë ku pastroheshin paratë e drogës në Shkodër! Konfiskim pasurisë edhe 2 subjekteve të tjerë të OFL
U dënuan për pastrim parash e grup kriminal, i konfiskohet pasuria Astrit Beqirit e Dhimitër Shkodranit. Është konfiskuar pularia në Shkodër, 5 automjete, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 mln lekë.
23 Mars 2021, 16:50 -
-
Mbushën Venecian me kokainë të ardhur nga Holanda, gjykata italiane jep masat për 9 shqiptarët, mes tyre dhe 'koka' e grupit
9 shqiptarë, pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës, kanë marrë ditën e sotme masën e sigurisë nga gjykata italiane. Shqiptarët akuzohen si trafikues të kokainës nga Holanda drejt Italisë përgjatë viteve 2016-2017. Mes të dënuarve është edhe 'koka' e grupit të trafikut.
18 Mars 2021, 23:07 -
Policia spanjolle shkatërron një prej bandave më të mëdha të kokainës në Madrid, arreston 12 persona
Shkatërrohet një prej bandave më të mëdha të drogës në Madrid të Spanjës. Në një megaoperacion të zhvilluar nga policia spanjolle kanë rënë në pranga 12 persona të cilët akuzohen si anëtarë të bandës.
14 Mars 2021, 21:00 -
-
Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë
Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë. Mësohet se janë arrestuar Rezart Elmazaj Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliaj, e ndërsa është shpallur në kërkim Andi Veshaj. Këta persona, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2
9 Mars 2021, 11:31 -
Drogë me autobus dhe trena nga Shqipëria në Itali e Gjermani/ Operacioni ndërkombëtar prangos 55 persona, shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian! 6 të arrestuar në Vlorë
55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë. Është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.
9 Mars 2021, 09:53 -
Raporti i DASH për pastrimin e parave, Basha: Qeveria e korruptuar! Pas 25 prillit do çlirojmë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve (VIDEO)
Kreu i PD ka reaguar për raportin e DASH lidhur me pastrimin e parave, duke thënë se ka ardhur si pasojë e qeverisë së korruptuar. Basha thotë se pas 25 prillit do çlirojë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve. “Sot e keni të zezë mbi të bardh&e
3 Mars 2021, 13:13 -
Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria pak përparim, shkak korrupsioni e trafiku i drogës! Progres me sekuestrimin e pasurive të Balilit! Vetingu e SPAK-u ndihmuan
Shqipëria nuk ka bërë përparim të madh në pastrimin e parave, theksohet në raportin e DASH për 2020, por ndryshimet në ligjin Antimafia, reformat kushtetuese, vetingun i gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë përmirësuar aftësitë dhe perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave
3 Mars 2021, 09:34 -
Arrestohet drejtuesi i trafikut të heroinës 'Michael Jackson', së bashku me të edhe tre shqiptarë
Në Padova të Italisë është zhvilluar një operacion i madh policor i cili ka nxjerrë në pah sesi funksiononte trafikimi i lëndëve narkotike në zonë, kryesisht ai heroinës. Drejtuesi i organizatës është Jamel Chebbi, i njohur ndryshe si “Jack” ose “Michael Jackson”, me origjinë nga Tunizia, është arrestuar. Pas përfundimit të hetimeve janë lëshuar 9 mandate arresti, 6 prej personave gjenden në paraburgim dhe tre në arrest shtëpie.
26 Shkurt 2021, 17:02 -
I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Durrës me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj
Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
24 Shkurt 2021, 13:23 -
-
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Peqin
Policia e Elbasanit ka arrestuar 34 vjeçarin Petrit Hoxha, banues në Peqin me qëllim ekstradimin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi i është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".
16 Shkurt 2021, 09:45 -
I dënuar në Itali me 7 vite për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari nga Lushnja
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge u arrestua nga policia në Lushnje. Bëhet fjalë për Aleksandër Rakipaj ose i njohur dhe si Genti Rakipaj i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
12 Shkurt 2021, 15:17 -
Mali i Zi/ Iu kapën 500 kg marijuanë, arrestohen grupi me 24 persona! Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria! Më herët iu sekuestruan 2.6 ton kanabis
24 persona janë arrestuar në Malin e Zi si pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas mediave malazeze, ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës.
10 Shkurt 2021, 20:17 -
Goditet rrjeti i trafikut të narkotikëve në Italinë Veriore, 18 të arrestuar, mes tyre dhe disa shqiptarë
Goditet një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike në Itali. Autoritetet fqinje arrestuan mbrëmjen e djeshme 18 persona, mes tyre dhe shqiptarë në disa qytete. Më herët, në kuadër të këtij rrjeti droge janë arrestuar dhe 6 persona të tjerë, për të cilët u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.
9 Shkurt 2021, 11:12 -
Itali/ 17-vjeçari shqiptar kapet me 35 kg kokainë me vlerë mbi 3 mln euro, e kishte fshehur poshtë krevatit në 2 valixhe
17 vjeçari shqiptar me inciale A.K është kapur në Itali me 35 kg kokainë, e cila kapte vlerën mbi 3 mln euro. Kokaina me vlerë mbi 3 mln euro u gjet e fshehur poshtë krevatit të 17-vjeçarit shqiptar, e ndarë në pako me nga 1 kg
8 Shkurt 2021, 22:32 -
Korçë/ U kap me disa doza kokainë gati për shitje, në pranga një 53-vjeçar! Sekuestrohet një armë (VIDEO)
Një 53-vjeçar u arrestua nga policia në Korçë pasi u kap me disa doza kokainë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën disa doza kokainë të mbështjella me letër alumini dhe gati për shitje.
8 Shkurt 2021, 09:29 -
Korçë/ Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, gjykata lë në burg 7 të arrestuarit
Gjykata le në burg 7 personat e arrestuar dy ditë më parë në Korçë për trafik droge. Seanca është mbyllur ditën e djeshme, ku para trupit gjykues kanë dalë Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori) , Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.
7 Shkurt 2021, 10:16 -
-
Durrës, shpërndante drogë dhe qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari! I dënuar në Gjermani (EMRI)
29-vjeçari Shpëtim Herri ka qenë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
6 Shkurt 2021, 09:22 -
-
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK për sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.
4 Shkurt 2021, 17:26 -
186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro...nga resorti në Rinas te makinat luksoze
Një ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3, Report Tv mëson se është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre.
2 Shkurt 2021, 18:35 -
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 'bosi' shqiptar i drogës në Londër
Policia britanike ka arrestuar 34-vjeçarin, bosin e drogës dhe pronarin e një kafe-je, Taulant Stoica i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si pjesë i një grupi kriminal.
2 Shkurt 2021, 12:40 -
-
Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh
Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë
30 Janar 2021, 08:58 -
Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar
Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
27 Janar 2021, 13:58 -
Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.
26 Janar 2021, 14:15 -
U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal
41-vjeçari Bledar Cafi i arrestuar mbrëmjen e djeshme në SHkodër është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.
26 Janar 2021, 08:50 -
I dënuar me 27 vite burg për trafik heroine, i burgosuri shqiptar merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sistemin
Një i burgosur shqiptar në Angli ka marrë vëmendjen e mediave pasi ai përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.
24 Janar 2021, 13:04 -
I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh. Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
24 Janar 2021, 10:20 -
Gjykata u sekuestroi pasurinë prej 5 mln eurosh, del fotoja e 2 vëllezërve Sokol e Elson Marku
Këto janë 2 vëllezërit Sokol e Elson Marku të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, të cilëve dje Gjykata u ka sekuestruar pasurinë prej 5 mln eurosh. Vëllezërit po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019
22 Janar 2021, 22:57 -
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet Rexhep Ipek! Do ekstradohet nga Bullgaria
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rexhep Ipek është arrestuar nga policia dhe është ekstraduar nga Bullgaria drejt Tiranës. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal i goditur në vitin 2019 për trafikimin e kokainës.
21 Janar 2021, 12:08 -
Të hetuar për trafik droge, pastrim parash e tregti makinash, Gjykata sekuestron pasurinë prej 5 mln eurosh të vëllezërve Sokol e Elson Marku
Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë me vlerë prej 5 mln eurosh të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut të cilët po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash.
21 Janar 2021, 11:34 -
Itali/ U kap me 22 kg kokainë në makinë, arrestohet një 48-vjeçar shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në Itali me 22.5 kg kokainë në makinën e tij. Shqiptari Marin Dajani u ndalua nga policia për kontroll teksa udhëtonte me mjetin e tij tip SUV Discovery Land Rover në zonën e Cuneo.
21 Janar 2021, 09:52 -
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, 'mjeshtri i arratisjeve' Dritan Rexhepi këtë herë kërkoi lirimin nga gjykata në Ekuador, ia refuzuan
Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet, këtë herë ka kërkuar lirinë përmes gjykatës. Ai ndodhet në një burg në Ekluador.
19 Janar 2021, 16:56 -
Pastori gjerman zbulon 35 kg kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në Igumenicë
Një shqiptar është arrestuar nga Policia në kufirin greko-shqiptar të Qafë-Botës pasi në makinën e tij u gjetën 35 kg marijuanë. Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
17 Janar 2021, 17:32 -
Arratisja e Moisi Habilajt në Itali, dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë! Po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)
Gjyqi ndaj Moisi Habilaj në Shqipëri futet në ngërç. Pas afro 14 muajve, 33 seancat ndaj tij kanë dështuar. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve ndërsa Habilaj prej një jave është arratisur edhe nga Italia ku qëndronte me masën arrest në shtëpi.
17 Janar 2021, 10:56