-
'Non grata' nga Llalla te Dako e Doshi, SHBA: Raste të tjera po vijnë! Luftën kundër korrupsionit e kemi prioritet
Ambasada e SHBA në Tiranë deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i politikës amerikane. SHBA paraqet rastet e shpalljes 'non grata' të Vangjush Dakos, Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, ndërsa thekson se raste të tjera po vijnë, pasi zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë që të humbin privilegjin për të hyrë në SHBA në të ardhmen.
22 Tetor 2019, 09:15 -
Protesta e Astirit, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj
Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin zonën e 'Astirit', për shkak të protestave. Siç ka bërë në çdo protestë të zhvilluar në Shqipëri, së fundmi atyre të opozitën, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendin e grumbullimit të protestuesve.
21 Tetor 2019, 21:05 -
Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Ambasada nxjerr udhëzimet e rëndësishme
Të mërkurën, 2 tetor ora 18:00 kanë nisur regjistrimet për Lotarinë Amerikane. Në një postim në profilin zyrtar në Facebook, Ambasada Amerikane ka nxjerrë udhëzimet për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë.
3 Tetor 2019, 09:27 -
Profesioni i gazetarit në ditë të vështira, por Ambasada SHBA mbështet përherë gazetarët e rinj
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka qenë dhe është përherë mbështetëse e të rinjve dhe e gazetarisë së mirë e profesionale në vend. Kjo traditë e mirë vazhdon me Laboratorin për gazetari cilësore.
2 Tetor 2019, 19:09 -
Shuhet ëndrra amerikane pasi falsifikoi diplomën, Çlirim Tupi merret i pandehur
Çlirim Tupi,i arrestuar pak kohë më parë nga policia e Tiranës pranë ambienteve të Ambasadës Amerikane në kryeqytet është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme. Tupi pritet të përballet në gjykatën e Tiranës me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”.
27 Shtator 2019, 11:53 -
SHBA u fut frikën politikanëve: Ja si SPAK-u do të hetojë zyrtarët (VIDEO)
Ambasada thekson se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan për shkak se nuk justifikonin pasurinë, ndërsa paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
2 Shtator 2019, 21:28 -
SHBA: BKH si FBI-ja, hetuesit do të trajnohen në akademi në Virxhinia, askush mbi ligjin
Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon se me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për të siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.
27 Gusht 2019, 09:25 -
Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm për këngëtarët shqiptarë, ja kushtet që duhen për të performuar në SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare në Facebook në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë këngëtarët shqiptarë që duan të performojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
15 Gusht 2019, 10:58 -
Njihuni me vajzat shqiptare pjesë e sfidës së 'Technovation', DASH në mbështetje të tyre
Qeveria e Sh.B.A ripohon angazhimin për të ndihmuar të gjithë djemtë dhe vajzat të marrin një arsim cilësor që do t'i lejojë ata të jenë forca për ndryshime pozitive në komunitetet e tyre, dhe në të gjithë botën.
14 Gusht 2019, 13:02 -
SHBA: Së shpejti Kushtetuesja, Presidenti s'mund ta pengojë, mund të vendosë edhe kundër Metës
Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje me anë të gjyqtarëve të kualifikuar që nëse nevojitet të vendosë edhe kundër presidenti apo kryeministrisë e institucioneve të tjera qeveritare.
13 Gusht 2019, 09:35 -
Si Reforma në Drejtësi do të sigurojë barazi para ligjit për të gjithë? Ambasada Amerikane poston videon shpjeguese
Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, ku nuk i ka shpëtuar akuzave nga opozita dhe presidenti Ilir Meta se është "kapur" nga kryeministri Edi Rama.
22 Korrik 2019, 09:42 -
Rudina Hajdari në një mendje me Ambasadën Amerikane: Krenare që do të udhëheq reformën zgjedhore
Ndër të tjera Rudina Hajdari ka deklaruar se ndihet e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq reformë zgjedhore për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane.
2 Korrik 2019, 09:58 -
Punë të mira/Shikoni si është transformuar parku i drogës në Shkodër (FOTO)
Ambasada e SHBA kishte një lajm të bukur sot për shkodranët, teksa njoftoi se një park që përdorej për aktivitete të paligjshme për substanca narkotike, është shndërruar në një hapësirë të bukur për komunitetin.
1 Korrik 2019, 18:09 -
Shqiptarët turistë në SHBA/ Ambasada: Sigurohuni! Nuk duhet të...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka këshilluar të gjithë ata persona që do të udhëtojnë këtë verë në kontinetin e largët amerikan, që të mos e shfrytëzojnë vizën turistike për të punuar apo shkolluar pasi në të kundërt ka penalitete.
27 Qershor 2019, 11:27 -
Edhe ambasadat do të monitorojnë zgjedhjet/ SHBA, Italia dhe Britania i japin fund debatit: Më 30 qershor do kemi vëzhgues
Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike, i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
27 Qershor 2019, 10:32 -
Plani i dhunshëm i PD-së për zgjedhjet/ SHBA-BE i shkojnë në zyrë, Basha mohon dokumentin dhe sulmon mediat: Mashtrim!
Kryetari i PD-së Lulzim Basha paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me zv/ ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones, që ka zgjatur 90 minuta, në qendër të bisedës ishte aktualiteti politik, ndërsa u pasua nga një tjetër me diplomatin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
25 Qershor 2019, 10:19 -
Vasili- SHBA-ve: Kush kërkon t'ja japë zgjedhjet qeverisë, ka zgjedhur të jetë kundër popullit
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së SHBA e cila bën thirrje që të garantohet siguria zgjedhore. Vasili thotë se ata që kërkojnë t'i japin zgjedhjet qeverisë ka zgjedhur të jetë kundër popullit.
20 Qershor 2019, 23:01 -
SHBA thirrje për ruajtjen e rendit dhe procesit zgjedhor/ Lleshaj: Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon pas thirrjes së fortë të SHBA për sigurinë e procesit zgjedhor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës duke i bërë thirrje organizatorëve që të mbajë përgjegjësi
20 Qershor 2019, 22:18 -
'SHBA mbron procesin zgjedhor'/ Ambasada apel një ditë para protestës: Drejtuesit të mbajnë përgjegjësi
Ambasada amerikane nxit qytetarët dhe institucionet në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit. Ambasada i bën thirrje drejtuesve të opozitës që të mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e protestës së nesërme dhe t'i bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht.
20 Qershor 2019, 21:55 -
Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët tre ditë para: Evitoni vendet e grumbullimit
Tre ditë përpara protestës së 9-të të opozitës së bashkuar, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI. Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim ka ardhur jo pak orë përpara se të nisë protesta, ku theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.
18 Qershor 2019, 16:12 -
Foto e Ditës/ Drejtësia e re vjen vetëm përmes mësimit prej më të mirëve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon punën intensive për të kontribuar në formimin e një Drejtësie të re dhe profesionale. Për këtë, një vëmendje e veçantë i kushtohet trajnimit të gjyqtarëve të përzgjedhur duke i çuar në Universitetet më të mira amerikane të kësaj fushe.
11 Qershor 2019, 14:05