-
Ekonomi
Rritet shkëmbimi i mallrave, thellohet deficiti tregtar, INSTAT: Në 9 muaj u eksportuan 266 miliardë lekë
Është rritur me 36% niveli i eksporteve në 9 mujorin e këtij viti në raport me vitin e kaluar, ndërsa importet u rritën me 29%. Por teksa shkëmbimet tregtare janë në përmirësim, është thelluar deficiti tregtar me 23%, si pasojë e shtrenjtimit të produkteve pas pandemisë.
18 Tetor 2021, 20:49 -
Ekonomi
Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar.
18 Tetor 2021, 13:16 -
Kronikë
Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.
18 Tetor 2021, 12:08 -
Sociale
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019
Gjatë vitit 2019, në Shqipëri, kishte 7.9 martesa për 1000 banorë. Në raport me vetveten, numri i martesave ka shënuar ulje, por në Europë thyejmë rekordet pas Kosovës, e cila në vitin 2019 kishte 9.8 martesa për 1000 banorë dhe Qipro me 8.9 martesa për 1000 banorë. Në BE, në vitin 2019 kishte 4.3 martesa për 100 banorë
12 Tetor 2021, 07:28 -
Ekonomi
Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin shtator arriti në 2.5%
Çmimet e ushqimeve në shtator të këtij viti vijuan të rriten. INSTAT thotë se në muajin e kaluar inflacioni ishte 2.5% dhe ndikimin më të madh e kishte shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i zarzavateve është rritur me mbi 13%.
8 Tetor 2021, 20:27 -
Ekonomi
Të dhënat për periudhën Janar-Tetor/ OSHEE dhe KESH kanë shitur 61 milionë euro energji elektrike, dhe kanë blerë nga jashtë 100.3 milionë euro
Teksa e gjithë bota kërcënohet nga kriza energjetike, Shqipëria ka shitur gjatë këtij viti 61 milionë euro energji, dhe ka blerë nga jashtë 100.3 milionë euro. Sipas të dhënave nga OSHEE, çmimi mesatar për një megavat energji të blerë këtë vit ka qenë 150 euro
7 Tetor 2021, 18:14 -
Ekonomi
Rriten çmimet, familjet në 2020 shpenzuan 41% të buxhetit vetëm për ushqime
Më shumë se 41% e buxhetit të familjeve në vitin e kaluar është shpenzuar për ushqime dhe shkak për këtë sipas INSTAT u bë shtrenjtimi i disa produkteve që për ekspertët duhej të ishte rimbursuar "shporta".
5 Tetor 2021, 16:46 - Ekonomi
-
Opinion
Beqaj: Pse kjo rritje e lartë ekonomike gjatë vitit 2021?!
Me të drejtë ju i referoheni raportimit zyrtar të INSTAT. Besoj se të gjithë bashkë duhet të ndikojmë të konsolidojmë kulturën e përgjithshme se shifrat zyrtare nuk mund të vihen në dyshim. Kushdo është i lirë të komentojë, madje të “lexojë” sipas optikës së vet, por nuk duhet të debatohet rreth shifrës.
3 Tetor 2021, 11:13 -
Ekonomi
Bujqësia në rënie, ekspertët: Shkak mungesa e punonjësve, ul prodhimin kombëtar! Të rishikohet skema e rimbursimit të fermerëve
Mungesa e punonjësve dhe e produktivitetit po e dëmton rëndë sektorin e bujqësisë, i cili ishte i vetmi që pësoi rënie në tremujorin e dytë të këtij viti. Ekspertët thonë se tërmeti, përmbytjet dhe pandemia po i shfaqin pasojat reale tani në këtë sektor.
1 Tetor 2021, 17:15 -
Ekonomi
Bujqësia nuk ndjek trendin e ekonomisë, punësimi dhe prodhimi me rënie këtë vit
Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende një hapësire të madhe të pashfrytëzuar për rritje.
1 Tetor 2021, 07:39 -
Ekonomi
Rritja ekonomike me 17.9%, PD: Nuk është reale, shqiptarët janë sot më të varfër
"Jo reale" e ka konsideruar PD rritjen ekonomike që u raportua në një konferencë për shtyp nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja, Delinda Ibrahimaj. Me një postim në Facebook, sekretari i gr
30 Shtator 2021, 19:09 -
Ekonomi
Buxheti i shtetit për vitin 2021 pritet të rishikohet për herë të pestë
Buxheti vitit 2021 pritet që të rishikohet për herë të pestë, pasi të ardhurat kanë përformuar përtej parashkimit. Kështu ka bërë më dije në një konferencë për mediat zv.kryeministri Arben Ahmetaj. ‘Për sa i përket në dinamikë ne je
30 Shtator 2021, 12:21 - Ekonomi
-
Ekonomi
Rimëkëmbja ekonomike/ Qeveria: Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë, tregues i trendit të shërimit
Ekonomia e vendit në tremujorin e dytë të këtij viti ka dhënë sinjale shumë pozitive për rimëkëmbjen e saj dhe sipas qeverisë ndikim kryesor në rritje ka pasur industria, energjia, ndërtimi dhe tregtia.
30 Shtator 2021, 11:26 -
Ekonomi
Rritet me 17.89% ekonomia në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me 2020! Drejtorja e INSTAT: Ndikim negativ vetëm bujqësia
Ekonomia e vendit ka vijuar të rimëkëmbet me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT raportojnë për një rritje ekonomike me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme
30 Shtator 2021, 09:46 -
Ekonomi
Pagat kalojnë nivelet e parakrizës në bizneset e teknologjisë dhe hotelerisë, por janë më të ulëta në bare, restorante dhe agjenci udhëtimi
Bizneset që janë lidhura me programimin e kompjuterëve, metalurgjisë dhe materialeve elektrike, hoteleve, informacionit dhe komunikimit panë rritje të lartë në krahasim me periudhën para pandemike në tremujorin e dytë 2021.
30 Shtator 2021, 02:25 -
Sociale
INSTAT nis testimin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, censusi do të bëhet vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë 16 mln euro! U shty prej pandemisë dhe zgjedhjeve
Më 4 tetor, do të nisë faza e pilotimit të censit të popullsisë dhe banesave që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm. Pilot Censi do zhvillohet në 50 zona në të gjithë vendin dhe ka si synim të testojë metodologjinë dhe infrastrukturën për zhvillimin e tij në vitin 2022.
29 Shtator 2021, 14:48 -
Ekonomi
68% e të punësuarve paguhen deri 60 mijë lekë! Bizneset sezonale ndikuan në uljen e papunësisë
Në tremujorin e dytë të vitit punësimi dhe pagat në vend janë përmirësuar lehtë krahasuar me vitin e kaluar dhe me tremujorin e parë të 2021. Sipas INSTAT më shumë se 33% e të punësuarve paguhen me pagë minimale, dhe mbi 68% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 60 mijë lekë në muaj.
26 Shtator 2021, 21:50 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve, 45% e buxhetit të familjeve shqiptare shpenzohet për ushqime, eksperti: Shqetësuese, shumë më lartë se në BE! Të caktohet minimumi jetik
Sipas Institutit të Statistikave shumicën e të ardhurave shqiptarët e harxhojnë për ushqime e produkte bazike. Për ekspertët kjo është shqetësuese dhe apelojnë që të përcaktohet sa më parë minimumi jetik.
25 Shtator 2021, 15:20 -
Ekonomi
Sezoni veror i 2021 s'kapërceu arritjet e 2019! INSTAT: Në 3 muajt e verës erdhën 289 mijë të huaj më pak! Në janar-qershor hynë në vend 4.3 mln të huaj
Edhe pse sezoni veror i këtij viti konsiderohet i suksesshëm, shifrat e 2019 nuk arriti ti kapërcej. Sipas të dhënave të INSTAT nga qershori në fund të gushtit Shqipëria u vizitua nga 3.3 milionë shtetas të huaj, vetëm 63 mijë më pak se në 2019.
23 Shtator 2021, 21:13 -
Ekonomi
Ekspertët e INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit.
21 Shtator 2021, 02:24 -
Ekonomi
Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna! Rriten blerjet e veshjeve e këpucëve
Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në prill të këtij viti, tregtia me pakicë në vend u rrit përkatësisht me 37.6% dhe 35.4% në raport me të njëjtët muaj të një viti më parë, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur dhe shpenzimi kryesor ishte për produkte ushqimore, nevoja bazë e për detergjentë e produkte pastrimi.
17 Shtator 2021, 08:54 -
Ekonomi
Investimet e huaja patën një rritje në gjysmën e parë të këtij viti në Shqipëri
Investimet e Huaja Direkte shënuan një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ato arritën në 234 milionë euro, 3 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
12 Shtator 2021, 08:25 -
Ekonomi
Shqiptarët blejnë më shtrenjtë! INSTAT: Rriten çmimet e ushqimeve e pijeve jo alkoolike, 'kapërcejnë' zarzavatet
Produktet e shportës në Shqipëri kanë pësuar rritje të çmimeve, sipas Institutit të Statistikave. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar zarvazatet krahasuar me vitin 2020. Ekspertët thonë se rritja e cmimeve vjen si pasojë e informalitetit në prodhim dhe te grumbulluesit.
8 Shtator 2021, 13:13 -
Ekonomi
'Bum' ndërtimesh në vend, në 6 muaj u miratuan 598 leje! INSTAT: Shumica në Durrës dhe në Tiranë, shkak edhe procesi i rindërtimit
589 leje ndërtimi janë miratuar nga bashkitë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT shumica e këtyre lejeve janë dhënë në Durrës dhe në Tiranë, si pasojë edhe e procesit të rindërtimit.
30 Gusht 2021, 22:22 -
Ekonomi
Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, INSTAT: Vetëm 59% e popullsisë të angazhuar me punë
Nga totali i popullsisë në moshe pune (15-64 vjeç) vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.
24 Gusht 2021, 10:10 - Opinion
-
Sociale
Shqipëria ndër vendet më ‘dembele’ në Europë, qytetarët: Rrogat janë të ulëta, s’ka punë
Sipas një raporti të INSTAT, Shqipëria renditet në mesin e vendeve ku qytetarët që janë në moshë për punë, nuk punojnë. Por të pyetur nga Report Tv ata thanë se rrogat janë të ulëta dhe se nuk gjejnë punë kollaj
13 Gusht 2021, 20:21 - Kronikë
-
Ekonomi
Në 2020 u regjistruan rekord i prodhimit të bimëve mjekësore, destinacioni kryesor për eksportin e sherbelës SHBA
Në vitin e kaluar në vend janë prodhuar 14.4 mijë ton prodhime mjekësore duke regjistruar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Ky sektor ka rritur prodhim për shkak se nuk u bllokuar aktiviteti përpos pandemisë. Ndërkohë SHBA-ja është destinacioni kryesor për eksportin e sherbelës.
24 Korrik 2021, 15:56 - Ekonomi
- Kronikë
-
Kronikë
Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja
105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.
21 Korrik 2021, 20:51 -
Kronikë
Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave, përkeqësohet treguesi i ripërtëritjes së brezave
Synimet për zhvillim individual dhe për karrierë po shtyjnë moshën e mëmësisë për gratë. Teksa numri i lindjeve po bie me shpejtësi, gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 vihet re një rritje e numrit të lindjeve në grup-moshat 30-34 vjeç, 35-39 vjeç dhe 40-44 vjeç në krahasim me vitin 2016.
21 Korrik 2021, 08:21 -
Ekonomi
Rekord/ Në 6 muaj vendi eksportoi 1.4 mld euro mallra, ringrihet fasoneria, rriti eksportet me 65 mln euro
Tregtia e mallrave po njeh një rritje të shpejtë këtë vit, duke kapërcyer edhe shifrat e vitit 2019. Në 6-muajit e parë të këtij viti eksportet arritën në 1.4 miliardë euro, dhe importet në 2.8 miliardë euro, me rritje deri 40% krahasuar me vitin e kaluar. Ndikim pozitiv në këtë rritje ka dhënë energjia elektrike dhe rimëkëmbja e sektorit të fasonerisë.
19 Korrik 2021, 12:22 - Ekonomi
-
Ekonomi
Bie inflacioni, tregtarët: Pushimet po ulin shitjet! Ushqimet, çmime më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020
Inflacioni në muajin qershor është ulur me 0.2% krahasuar me muajin maj dhe me vitin e kaluar, duke treguar se ka ende mungesë konsumi. Tregtarët thonë se pushimet verore po ulin shitjet pasi qytetarët janë zhvendosur në bregdet. Ndërsa INSTAT thotë se ushqimet janë më të lira krahasuar me muajit e parë të këtij viti, por më të shtrenjta se në 2020.
8 Korrik 2021, 17:24 -
Ekonomi
Pandemia uli numrin e azilkërkuesve në vend, Shqipëria e preferuara e sirianëve dhe e irakienëve
Pandemia COVID-19 dhe mbyllja e kufijve ka ulur numrin e azilkërkuesve që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit të INSTAT në numri i azilkërkuesve u ul me 66%. Ndërkohë numri më i lartë i azilantëve është nga Siria dhe Iraku
5 Korrik 2021, 20:38 -
Ekonomi
Ekonomia drejt rimëkëmbjes, INSTAT: Në tremujorin e parë, rritje me 5.53 % krahasuar me 2020
Viti 2021 ka nisur me rritje ekonomike. INSTAT raporton se në tremujorin e parë Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 5.53% krahasuar me një vit më parë dhe sipas raportit ndikimin më të madh në këtë përmirësim e ka pasur energjia elektrike dhe ndërtimi.
29 Qershor 2021, 12:02