-
BREXIT, tjetër sfidë e parlamentit/ Trump: Mirëpresim një marrëveshje tregtare me Britaninë
Mbretëria e Bashkuar do të mbajë një tjetër votim vendimtar në parlament, ku ligjvënësit do të pyeten nëse e pranojnë shtyrjen me disa muaj të Brexit. Në dy ditët e mëparshme, deputetët në shumicë i kanë hedhur poshtë propozimet e qeverisë. Opozita kërkon tani që parlamenti të marrë nën kontroll negociatat për Brexit. Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
14 Mars 2019, 16:47 -
BE-BREXIT, qëndrimet pas refuzimit, May kërkon largimin nga unioni pa marrëveshje
Ishte planifikuar që Britania të largohej nga BE më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me Unionin. Kryeministrja Theresa May ka thënë se dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se do të votojë kundër Brexitit pa pakt, më vonë gjatë ditës në Parlamentin britanik. Ndërsa BE i kërkon Britanisë plan të detajuar për Brexit.
13 Mars 2019, 15:47 -
Amerikanët duhet të marrin vizë për të hyrë në BE, shtyhet Brexit
Nga viti 2021 amerikanët që do të udhëtojnë drejt BE duhet të pajisën me viza. Këtë e ka bërë të ditur unioni duke bërë të ditur edhe udhëzimet në lidhje me proçedurën. Sa i takon çështjes Brexit, përcaktuar për më 29 mars, ky vendim mund të shtyhet deri në fillim të korrikut. Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Britania jep një arsye madhore për këtë. Ndërkohë BE është deklaruar se mund të ofrojë një dalje të njëanshme të Anglisë sa i takon marrëveshjes Brexit.
9 Mars 2019, 16:55 -
Marrëveshja për Brexit/Tusk: Qëndrimi ne BE, zgjidhja më e mirë për Britaninë
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë këtë të martë thirrje për një zgjidhje pozitive pas kundërshtimit të Brexit nga deputetët e parlamentit britanik të cilët votuan kundër marrëveshjes se kërkuar të Kryeministres Theresa May, për një dalje të rregullt nga BE.
16 Janar 2019, 11:19 -
Brexit/ Theresa May paralajmëron: Katastrofë dhe e pafalshme nëse dështon votimi
Dy ditë para votimit përfundimtar të ligjvënësve britanikë, kryeministrja Theresa May kërkoi nga deputetët që ta mbështesin marrëveshjen e saj të Brexit, që konsiston në daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
13 Janar 2019, 17:18 -
Nesër votimi në parlament, Gjykata Europiane: Londra mund ta anulojë BREXIT-in
Britania e Madhe mund të tërheqë njëanshëm dhe pa dënime artikullin e 50 për largimin nga BE-ja. E ardhmja e BREXIT-it mbetet thellësisht e pasigurt pasi dhjetëra ligjvënës janë zotuar publikisht të votojnë kundër marrëveshjes së kryeministres May
10 Dhjetor 2018, 15:40 -
BREXIT me BE-në, disfatë e rëndë për May-n në parlamentin britanik
Me një shumicë prej 311 nga 293 vota, deputetët votuan në mbështetje të mocionit që qeveria i ka shkelur të drejtat e parlamentit. Qeveria refuzoi që t'i vërë në dispozicion Dhomës së Poshtme versionin e plotë të një ekspertize ligjore të brendshme për marrëveshjen e Brexit-it me BE
5 Dhjetor 2018, 16:29 -
Përmbajtja e 'Brexit'/ Marrëveshja, një partneritet i ndershëm ekonomiko-politik
Marrëveshja Bashkimi Europian-Britani e Madhe për daljen nga unioni cilësohet si një partneritet “i ndershëm” ekonomik dhe politik”. Kjo marrëveshje rregullon edhe të drejtat e qytetarëve të BE dhe atyre britanikë, kërkesat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.
26 Nëntor 2018, 14:56 -
27 liderët europiane i japin 'dritë jeshile' Brexit, Britania e Madhe një hap më pranë largimit nga BE
Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Europian. Tani Theresa May do të përballet me kundërshtimet e forta në parlamentin britanik.
25 Nëntor 2018, 10:50 -
Spanja kërcënon se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sances është deklaruar së fundi se do të kundërshtojë një draft marrëveshje për Brexit, për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, nëse nuk ka një sqarim mbi bisedimet e ardhshme mbi statusin e Gadishullit të Gjibraltarit.
20 Nëntor 2018, 20:36 -
Marrëveshja“Brexit”, Mbretëresha Elizabeth: Shikoj përpara një partneritet të ri me Europën
Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe ka folur për herë të parë publikisht për “Brexit” duke mos dhënë mesazhe politikë, por për ta quajtur marrëdhënien midis britanikëve dhe fqinjëve evropianë “pasurinë më të madhe” që vendi ka.
25 Tetor 2018, 04:15 -
Londër, marshim kundër 'Brexit' pro BE/ Mijëra protestues: Duam referendum te dytë!
Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e Londrës, për t’u bashkuar tek ndërtesa e Parlamentit, duke bërë thirrje për referendumin final të marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian që njihet si Brexit.
20 Tetor 2018, 22:28 -
Marrëveshja“Brexit”, Angela Merkel: Do të jap maksimumin për të ndihmuar Bashkimin Evropian
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka premtuar ditën e sotme se ajo do të bënte atë që mundet për të ndihmuar Bashkimin Evropian të arrijë një marrëveshje mbi Brexit me Britaninë, por gjithashtu theksoi se të dy palët nuk kanë arritur ende në atë pikë.
18 Tetor 2018, 00:39 -
Negociatat për “Brexit”, Donald Tusk: Skenari pa marrëveshje, më afër se kurrë
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në prag të një samiti në Bruksel ka deklaruar ditën e sotme se skenari i një mungesë marrëveshje midis Londrës dhe BE-se në negociatat për Brexit është më e mundshme se kurrë më pare.
15 Tetor 2018, 23:52 -
Ekskluzive/ Ambasadori britanik Duncan Norman: Vetting-u në politikë, ndoshta për momentin i panevojshëm
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se propozimi i PD për Vetting në politikë është interesant por thekson se ndoshta në këtë moment ku ndodhet Shqipëria është i panevojshëm.
27 Shtator 2018, 18:43 -
Brexit/ Tusk: Plani i kryeministres britanike për tregti, nuk do funksionojë
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se plani i kryeministres britanike, për bashkëpunim ekonomik me BE-në, “nuk do të funksionojë”, pasi sipas tij, plane të tilla rrezikojnë shkatërrimin e tregut të përbashkët pas Brexiti
20 Shtator 2018, 18:39 -
Negociatori i BE-së Barnier: Marrëveshja për Brexit-in brenda 6-8 javësh
Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, proces i njohur si Brexit, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.
10 Shtator 2018, 22:55 -
Kryeministrja britanike kundërshton një referendum të dytë për Brexit
Sa më shumë që afrohet dalja nga BE, aq më shumë spekulohet në Britaninë e Madhe për një referendum të dytë. Kryeministrja Theresa May u ndje e detyruar të bëjë një sqarim. Negociatori i BE, Barnier shton presionin.
3 Shtator 2018, 16:53