-
DASH shpall Ardian Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit, reagon ambasada e SHBA: Urime
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi DASH e ka shpallur Ardian Dvoranin si mes 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit. “Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit”, shkruan ambasada.
23 Shkurt 2021, 16:20 -
U përplas me Metën për videon e Priftit, DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë! Reagon presidenti: Mafia ndërkombëtare
Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.
23 Shkurt 2021, 15:34 -
Luigi Soreca zbardh takimin me Celibashin: U diskutua për përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi Soreca e ka cilësuar takimin si të shkëlqyeshëm, duke shtuar se është diskutuar në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve 25 pri
23 Shkurt 2021, 14:32 -
Ekstradimet SHBA-Shqipëri, Report Tv zbardh traktatin! S'shpëtojnë as të dënuarit me vdekje! Shtohen krimet ekonomike, zëvëndësohet marrëveshja e Faik Konicës
Kush është dënuar me vdekje në SHBA s'mund të përdorë Shqipërinë si strehë për të shmangur ekstradimin. Report Tv zbardh ekskluzivisht traktatin mes dy vëndeve ku të dënuarit me vdekje nuk përjashtohen nga ekstradimi. Në këtë traktat që zëvëndëson atë të Faik Konicës nënshkruar 88 vite më parë shtohen krimet me karakter ekonimik. Ndërsa arresti paraprak për qëëlim eksrtadimi bëhet 60 ditë.
20 Shkurt 2021, 10:15 -
Fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duan të bëhen deputetë, Kryemadhi piketon edhe vajzën e të arrestuarit nga SPAK
5 pasardhës të ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve synojnë të bëhen pjesë e Kuvendit që do të dalë nga zgjedhjet parlamente të 21 prillit, katër nën siglat e PD-LSI.
17 Shkurt 2021, 16:54 -
Koalicion me Topallin në zgjedhje? Hajdari s'e përjashton si mundësi (VIDEO)
Rudina Hajdari gjatë një interviste për Report Tv është pyetur nëse e shikon si mundësi bashkëpunimin me partinë e Jozefina Topallit në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar një koalicion. Hajdari nuk e përjashtoi si mundësi, ndërsa tha se fillimisht i duhet të shoh programin e saj dhe më pas të jap një p&
16 Shkurt 2021, 19:13 -
Hajdari në Report Tv, i përgjigjet sulmeve të ish kryebashkiakes Rira: S'komentoj çdo qen që më leh rrugës! Partitë e vjetra të lidhura me krimin, kanë 30 vite që bëjnë show
Në një intervistë në Report Tv, Rudina Hajdari u përgjigj sulmeve të ish -kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira duke thënë se nuk ka komente për "çdo qen" që leh rrugës dhe që kanë probleme me drejtësinë si ajo. Në lidhje me partitë e vjetra, Hajdari tha se janë të lidhura me krimin dhe kanë 30 vite që bëjnë vetëm show.
16 Shkurt 2021, 19:07 -
Rama tregon arsyet pse do mandatin e tretë, Hajdari: Nuk fillon çdo gjë nga zero se ikën ai (VIDEO)
Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar mbi deklaratën e kryeministrit Rama i cili tregon arsyet pse do mandatin e tretë. Gjatë një interviste për Report Tv, Hajdari tha se nuk ka pse fillon çdo gjë nga fillimi vetëm se ikën një pushtet dhe nuk është detyra e Ramës që të çojë përpara angazhimet e vendit.
16 Shkurt 2021, 18:38 -
Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kim telefonon Krajën: E falenderova për hetimet e fundit të SPAK! Reforma në drejtësi po jep rezultate
Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 8 personave të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e gjatë telefonatës e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës
12 Shkurt 2021, 16:02 -
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim pozitive me COVID: Do vazhdoj detyrën nga shtëpia
COVID-19 nuk ka kursyer as ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe as atë të Suedisë, Elsa Hastad. Diplomatet kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe janë vetëizoluar në shtëpi.
12 Shkurt 2021, 14:11 -
Balla: Partitë të mos bëjnë debate! Kandidatë me numra në fletë votimi, të jetë e menaxhueshme, jo ‘sa një tavolinë’ (VIDEO)
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se partitë politike nuk duhet të zihen për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, por t’ia lënë KQZ. Ai tha se kjo fletë duhet të jetë e menaxhueshme, jo “sa një tavolinë”, e për pasojë sugjeron që kandidatët të vendosen me numra ose shkurtime.
12 Shkurt 2021, 11:56 -
LSI kundër Yuri Kim për Tom Doshin: Mos fol kuturu, janë deklarata që duken si lakër e zier dy herë
Deklarata e ambasadores Yuri Kim duke i dhënë fund spekulimeve të opozitës se paralajmërimet për lista të pastra për kandidat për deputetë nuk ishin për kryeministri Edi Rama ka sjellë reagimin e ashpër të Ylli Manjani, i cili tha se ambasadorja nuk duhet të flasë kuturu dhe të informohet para se të bëjë deklarata.
11 Shkurt 2021, 21:48 -
Ndërtimi i Skavicës, Kim: Shqipëria ka potencial për investimet e SHBA-së! Ne jemi në mbështetje
Ambasadorja Yuri Kim, nga porti i Durrësit ka folur për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo tha se SHBA e ka mbështetur këtë investim dhe se Shqipëria ka një potencial të madh përsa i përket investimeve t
11 Shkurt 2021, 16:47 -
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Rama: Lajm i shumëpritur! Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda
Një lajm i shumëpritur e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi sipas tij tregon që Reforma në Drejtësi po i jep frytet e saj. Për kreun e qeverisë, ky arrestim duhet të shërbejë për të inkurajuar të gjithë që presin drejtësi.
11 Shkurt 2021, 14:22 -
Ferhati: SPAK po vepron! Qytetarët në zgjedhje vlerësojnë punën e jo lidhjen me partinë, kur s'ka fushatë opozita inekzistente! PS ka prioritet pastërtinë e figurës së deputetit
Arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, deputetja Klotilda Ferhati në një intervistë në Report TV e kosideron një lajm të mirë që sipas saj tregon se SPAK po vepron.
11 Shkurt 2021, 13:53 -
Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim flet për emrin e radhës: Mund ta them në fund të ditës së sotme, jam në bisedime për diçka shumë të rëndësishme
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët edhe për apelin e saj që partitë politike të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se kjo nuk duhet bërë për ambasadat, por për votuesit shqiptar, ndërkohë që paralajmëroi edhe diçka të rëndësishme
11 Shkurt 2021, 13:32 -
Arrestimi i gjyqtares dhe zyrtarëve në Gjykatën e Krujës/ Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, ambasadorja e SHBA-së, e cilëson si një arritje të SPAK. Nga Durrësi, Kim tha se ky operacion është një përgjigje për të gjithë që nuk besojnë të Reforma në Drejtësi.
11 Shkurt 2021, 13:19 -
Berisha e Vasili 'non grata' në SHBA? Për kë binin 'këmbanat' e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit
Deri më tani “sektorin” e sulmit ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve, tek opozita e “mbulonin” respektivisht ish kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.
8 Shkurt 2021, 20:05 -
Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin
Legjislacioni aktual i Shqipërisë nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë, pasi në ligjin e dekriminalizimit nuk është përfshirë si kriter qenia në listën e zezë të SHBA. Duke qenë se ai është kryetar i një partie të vogël, ai i merr vetë vendimet për kandidim
8 Shkurt 2021, 18:20 -
Tom Doshi në 'listën e zezë' të SHBA, Yuri Kim rikujton vendimin e DASH: Votuesit meritojnë kandidatë më të mirë më 25 prill
Në vijim të apelit të saj për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka rikujtuar vendimin e SHBA për Tom Doshin. Kim ka kujatuar vendimin e sekretarit të Shtetut në SHBA që Tom Doshi të jetë në listë të zezë.
8 Shkurt 2021, 16:17 -
Si po e shet Basha një takim në korridor me ambasadoren e SHBA, si mbështetje nga Amerika
Lulzim Basha, që çuditërisht nuk është përmendur fare nga ambasadorja e SHBA dhe që nuk dihet kush e ftoi në këtë takim, Ilir Meta apo Yuri Kim, në njoftimin e lëshuar për këtë takim, po e shet atë në media, sikur ky qenka takuar me Yuri Kim.
6 Shkurt 2021, 12:44 -
Ndërtimi i Skavicës, Yuri Kim: Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane
Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.
6 Shkurt 2021, 12:11 -
Apeli i Kim për kandidatë të ‘pastër’, Bogdani: E kishte më tepër për PS-në, por Rama s’mëson nga gabimet! Gjebrea: Nuk kompleksohemi
Mesazhin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për të mos futur në lista për kandidat për deputet “figura të papastra”, ish-deputeti Gert Bogdani e sheh si një thirrje të drejtpërdrejtë më tepër për PS-në. Megjithatë nuk është i këtij mendimi, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea.
5 Shkurt 2021, 22:39 -
Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin, Kim: Fund mosndëshkimit për korrupsion e krim të organizuar!
Një shembull i drejtësisë, e ka cilësuar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim konfiskimin e 60 mln eurove pasuri dhe dënimin e grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit.
5 Shkurt 2021, 19:02 -
Dekriminalizimi/ Pëllumbi: Ligji të jetë i përkohshëm! 25 prilli test nëse është i nevojshëm ose jo
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, thotë se synimi është që ky ligj të jetë i përkohshëm pasi kandidatët duhet të jenë të përgjegjshëm për mos krijuar surpriza për figurën e tyre.
5 Shkurt 2021, 18:39 -
SHBA i dhuron uniformave blu pajisje me vlerë 108 mijë dollarë, Yuri Kim: SPAK nuk do ta kishte këtë sukses pa policinë dhe SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar policisë shqiptare pajisje me vlerë 108 mijë dollarë që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.
5 Shkurt 2021, 14:32 -
LSI: Ambasadorja e SHBA ka shkelur ligjin, u shfaq krah Ramës në një inaugurim elektoral
Zyrtari i lartë i LSI-së, Ylli Manjani, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka shkelur ligjin duke u shfaqur krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve tek Piramida.
5 Shkurt 2021, 07:31 -
BE në Tiranë si Yuri Kim, mesazh partive për zgjedhjet: Siguroni lista me kandidatë me integritet, qëndroni larg sulmeve provokuese
Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, Bashkimi Europian në Tiranë, përcjell një mesazh për politikën shqiptare teksa na ndajnë pak se 3 muaj nga 25 prilli. Delegacioni i BE-së përmes një postimi në rrjete sociale, thekson se vlerëson punën e deritanishme në vendin tonë për përmirësimin e integritetit të zgjedhjeve siç është miratimi i ligjit të dekriminalizimit apo dhe marrëveshja e 5 Qershorit
4 Shkurt 2021, 21:29 -
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK për sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.
4 Shkurt 2021, 17:26 -
Rama zbulon platformën ‘Shqipëria 2030’: Aftësimi i të rinjve në botën dixhtale një nga pikat kryesore tonat
Kryeministri Edi Rama zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030” duke thënë se një nga pikat kryesore është pikërisht formimi i të rinjve në botën dixhitale që nëse të jenë pjesë e tregut global "Po përgatisin një nga pikat e platformës p
4 Shkurt 2021, 11:46 -
‘Rijetësimi’ i Piramidës, Rama: Ishte projekti më i vështirë dhe ambicioz, sot i shërben përgatitjes së të rinjve në tregun global dhe na kujton të mos harrojmë se nga vijmë
Në projektin e Rijetësimit të Piramidës, kryeministri Edi Rama tha se ky ishte një nga projektet më të vështira për të marrë forma, pasi në të duhet të ruhet arkitektura e veçantë, t'i qëndronte kohës, ti shërbente njerëzve dhe për ti kujtuar të gjithë që t&eum
4 Shkurt 2021, 11:22 -
Piramida/ Yuri Kim: Nga simbol i të kaluarës së errët, në inkubator i të ardhmes së ndritur të Shqipërisë
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim thotë se pret që Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë. "Historia është një gjë kureshtare. Historia në krijim
4 Shkurt 2021, 11:01 -
Piramida/ Veliaj inspektojn punimet krah Yuri Kim: Do ketë 18 salla ku të rinjtë do studiojnë për IT
Brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në rajon. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, inspektuan sot punimet e nisura për zbatimin e projektit të rijetëzimit të Piramidës, një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV.
4 Shkurt 2021, 11:10 -
Rijetëzimi i Piramidës së Tiranës, Rama: Projekti më i vështirë, përgatit të rinjtë për tregun global të punës! Kim: Nga simbol i të kaluarës së errët në inkubator i të ardhmes së ndritur
Piramida e Tiranë do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Ditën e sotme ka nisur puna për zbatimin e projektit më të vështirë dhe ambiciozin siç e cilësoi edhe kryeministri Rama. Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë, ndërsa projekti është i studios së famshme holandeze MVRDV.
4 Shkurt 2021, 10:49 -
Basha pas takimit në Presidencë: Aleanca me SHBA-në është thelbësore, synoj ta çoj në nivele të reja
Pas takimit të krerëve të institucioneve të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se u takua me ambasadoren Yuri Kim. Sipas tij
3 Shkurt 2021, 19:07