-
Shkodër/ Reparti i neurologjisë në flakë, zhvendosen pacientët
Reparti i neurologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm për shkak të një defekti të një ndriçuesi elektrik. Sa pasojë pacientët janë zhvendosur nga dhomat, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët. Ndërkohë që vetë spitali ka njoftuar se nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
4 Mars 2019, 08:33 -
Zjarr masiv në Orikum, flakët rrezikojnë disa banesa dhe lokale (VIDEO)
Report Tv sjell pamjet nga zjarri që ka përfshirë sipërfaqen me shkurre në Orikum. Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët. Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.
11 Shkurt 2019, 10:38 -
Tym dhe flakë/ Përfshihet nga zjarri një pus nafte në Zharrëz të Fierit (VIDEO)
Zjarri që ka përfshirë pusin e naftës në Zharrëz është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës të përhapura përreth. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa e gjithë zona aty pranë është mbuluar nga një re e zezë tymi.
17 Janar 2019, 17:26 -
Tiranë, u vihet zjarri kazanëve të mbetjeve në ish-bllok, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
Zjarr që ka përfshirë tre kazanët e mbetjeve në zonën e ish-bllokut në kryeqytet ka rrezikuar edhe disa automjete të parkuara aty pranë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për neutralizimin e flakëve.
7 Janar 2019, 09:09 -
Në 1 muaj digjen 10 kabina elektrike brenda pallateve te 'Unaza e Re' në Tiranë
Në 1 muaj 10 kabina elektrike janë djegur në brendësi të pallateve te "Unaza e Re" në kryeqytet. Kjo situatë ka bërë që shërbimi zjarrfikës të këshillojë qytetarët si duhet të verpojnë kur ka raste zjarresh në palate. Sipas Shkëlqim Goxhajt dalja jashtë me shpejtësi shpesh sjell asfiksimin, prandaj qytetarët duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë.
25 Dhjetor 2018, 14:35 -
Përfshihet nga flakët një market në Elbasan, zjarri dyshohet i qëllimshëm (Detaje)
Zjarri është evidentuar nga banorët e zonës rreth orës 23:30, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen. Nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi asnjë person nuk ndodhej brenda në atë orar në marketin ‘Doka’.
24 Dhjetor 2018, 23:59 -
Zjarr në Korçë, përfshihet nga flakët çatia e 4-katëshes, evakuohen banorët (VIDEO)
Një zjarr në një godinë 4-katëshe ka shkaktuar panik te banorët, të cilët janë evakuuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri ka djegur katin e fundit të godinës, ndërsa zjarrfikësja vijon punën për të shuar flakët.
13 Dhjetor 2018, 23:36 -
'Shtëllunga tymi nga Ministria e Jashtme'/ Reagimi: Shkak defekti në kondicioner, s'ka vend për panik (VIDEO)
Në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi një video ku dukeshin shtëllunga tymi pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, por në reagimin e këtij institucioni sqarohet se nuk ka vend për panik.
13 Dhjetor 2018, 13:32 -
Itali/ Përfshihet nga flakët ndërtesa katër katëshe, ndërrojnë jetë bashkëshortët, dy fëmijë në gjendje të rëndë
Zjarr masiv në Bolonja, vdesin burrë dhe grua me prejardhje kineze, ndërsa fëmijët e tyre janë në gjendje kritike për jetën. Tymi që ka shkaktuar zjarri, shkaktoi edhe asfiksimin e 40 personave
10 Dhjetor 2018, 09:09 -
Përfshihet nga flakët hoteli në Sarandë, digjet papafingo dhe një shumë parash e pronarit (VIDEO)
Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
13 Nëntor 2018, 09:08 -
Fier, i sëmuri me probleme mendore i vendos zjarrin banesës dhe mbyll brenda nënën me motrat
Policia e ka arrestuar menjëherë A.D. 45 vjeç, ndërsa fatmirësisht nëna e autorit F.D. 69 vjeçe dhe motrat e tij D.D. 38 vjeçe dhe B.D. 24 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime, pasi janë nxjerrë me shpejtësi.
26 Tetor 2018, 10:17