-
Zbardhet vendimi që liroi Endrit Doklen: U pendua për vrasjet, do jetë më i kujdesshëm, vuan nga depresioni dhe ka të atin sëmurë (Dokumenti)
Në vendim theksohet se gjyqtarja është bindur duke pranuar kërkesën e avokatit të Endrit Dokles dhe raportet nga burgu se anëtari i bandës së Durrësit ka sjellje shumë të mirë, është penduar për vrasjet që ka bërë, vuan nga depresioni dhe se ka të atin sëmurë.
26 Janar 2020, 18:49 -
Maliqi: Shteti kishte dijeni një muaj përpara për lirimin e Endrit Dokles! Gjyqtarja kishte mbrojtje politike
Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në studion e emisionit Repolitix se shteti ka pasur dijeni për lirimin e Endrit Dokles një muaj para marrjes së vendimit. Maliqi tha se shteti kishte mundës ta mbante në vëzhgim, por gjyqtarja Enkelejda Hoxha sipas tij ka pasur mbrojtje politik
22 Janar 2020, 22:53 -
Lirimi i Dokles/ Maliqi: Dalje politike! U vunë në lëvizje të gjitha hallkat, e nxorën me probleme psiqike për të arritur qëllimin
Deputeti i Opozitës së re Lefter Maliqi, ka folur në studion e emsionit Repolitix lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërtuara në reportazhin e gazetarit Elton Qyno, që kanë sjellë lirimin e Endrit Dokles. Maliqi tha se kjo është një dalje politike për të cilën janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat.
22 Janar 2020, 22:36 -
EKSKLUZIVE - INVESTIGIMI/ Ja historia e 15 gjyqeve, si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës për të fituar lirinë
Zbardhet skema e ndjekur nga Endrit Dokle, që çoi në lirimin e tij. Të gjitha kërkesat e gjykuara nga Enkeleida Hoxha, janë pranuar dhe asnjëra nuk është rrëzuar. Një shkrim investigativ nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, transmetuar ekskluzivisht në emisionin "Repolitix" në Report Tv shoqëruar nga debati mbi paketën ligjore "Anti-KÇK".
22 Janar 2020, 22:07 -
ILD ende jo në 'këmbë'! Mbetet pezull denoncimi i Gjonajt për gjyqtaren që liroi Endrit Doklen
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të gjitha kërkesat apo ankesat e ardhura në adresë të këtij institucioni për gjyqtarët, përfshorë këtu edhe denoncimin e ministres Gjonaj për gjyqatren që liroi Endrit Doklen.
21 Janar 2020, 12:22 -
Pas Dokles, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me 25 vjet burg për të njëjtën tentativë vrasjeje! Gjyqtari i fal 5 vite: Ka babanë të vetëm
Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, është liruar nga qelitë e burgut të Fierit prej tetorit 2019. Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit. Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.
20 Janar 2020, 15:49 -
Pas Endrit Dokles, në Krujë po projektohet lirimi i të fortit të 'Rrugës së Kavajës' Genc Ferhatit! Vrau me anti-tank dy persona
I forti i “Rrugës së Kavajës”, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjes me anti-tank të Denis Ginës dhe Median Shehut,ka fituar ulje dënimi nga Enkeleida Hoxha dhe kërkojnë njohje amnistie për 4 vite me radhë.
19 Janar 2020, 13:40 -
Denoncimi i PD-së/ Bardhi: Pas Endrit Dokles po përgatitet lirimi i një tjetër bosi të krimit nga burgu
Bardhi pyet kryeministrin dhe ministren Gjonaj se pse 'nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?'
17 Janar 2020, 15:54 -
Lirimi i Endrit Dokles/ Gjonaj: Këmbanë alarmi për drejtësinë! Shkarkim dhe ndjekje penale për gjyqtaren Enkelejda Hoxha (VIDEO)
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle. Ministrja tha se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ndjekje penale për të. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë.
17 Janar 2020, 12:56 -
Prokuroria apelon lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit: Rikthejeni në burg! Gjyqtarja e njëanshme, ja shkeljet! Avokati: Dokle vuan nga depresioni
Prokuroria e Krujës kërkon rikthimin në burg të Endrit Dokles, që nga i dënuar përjetë doli në liri. "Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, nuk krijonte besimin e duhur, e njëanshme". Organi i Akuzës rendit me argumente shkeljet. 'Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Kushtet nuk janë plotësuar' thotë prokuroria. Avokati pretendoi se klienti i tij, Endrit Dokle vuan nga depresioni, por prokuroria ngre pikëpyetje. "Gjykata duhet të kishte caktuar ekspert mjeko-ligjor mbi këtë fakt
15 Janar 2020, 16:47 -
Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, emrat që u shkarkuan më pas dhe ata nën verifikim
Si po i lënë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më të rrezikshme në Shqipëri me vendime të gjyqtarëve që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur para se të përballen me Vetigun
15 Janar 2020, 12:32 -
Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit/ Gazetari i Shqiptarja.com: Ja pse gaboi gjyqtarja e Krujës
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se që një i dënuar me burg të përjetshëm të përfitojë lirinë me kusht duhet që të ketë bërë 25 vite burg dhe vetëm atëherë mund të ketë hapësirë ligjore për ta liruar.
14 Janar 2020, 20:10 -
Nuk ka kaluar në vetting/ Profili i gjyqtares që liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Genc Tafilin dhe 'ufo'-n
Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar, pasi ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta.
14 Janar 2020, 19:25 -
Katër vendime njëri pas tjetrit nga e njëjta gjyqtare që i dhanë lirinë anëtarit të bandës së Durrësit
Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi sot dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia. Fillimisht në vitin 2012, kjo gjyqtare i ka njohur amnistinë e parë dy vite.
14 Janar 2020, 17:35 -
Vendimi/ Endrit Dokle nga burgu përjetë në 5 vite në provë në liri! Prokuroria: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, do e ankimojmë
Endrit Dokle që gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Gjithashtu nuk duhet të mbajë armë dhe duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
14 Janar 2020, 16:27 -
Skandali/ Një gjyqtare e Krujës rrëzon Kushtetuesen dhe liron nga burgu Endrit Doklen e bandës së Durrësit
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi sot kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij.
14 Janar 2020, 15:20