-
COVID-19/1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit! Bëhen 736 vaksinime vetëm sot në Tiranë, Shkodër, Vlorë
Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.
18 Shkurt 2021, 18:05 -
Organizuan aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobiten me nga 5 mln lekë secili Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi
Nënkryetari i PD-se, Edmond Spaho dhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi janë gjobitur me nga 5 milionë lekë secili për organizim të aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për masat antiCOVID. Gjithashtu është gjobitur me 1 milion lekë, pronari i lokalit pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit të Edmond Spahos.
18 Shkurt 2021, 15:49 -
Kryeministri Zaev: Vaksinat kineze anti-COVID do të arrijnë nga fundi i javës së ardhshme në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se vendi pret dozat e vaksinës kineze anti-COVID, deri në fund të javës. “Ne presim vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme, sot është dita e parë e punës pas Vitit të Ri Kinez. Ambasada jonë dhe ambasada kineze në vend, së bashku
18 Shkurt 2021, 14:38 -
Merkel harron maskën në foltoren e Bundestagut, vrapon për ta marrë (VIDEO)
Ende të pamësuar mirë me realitetin e ri, edhe pse ka kaluar pothuajse një vit qëkur ka filluar pandemia, të gjithëve na ka ndodhur në një moment që të harrojmë përdorimin e maskës. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Kancelares gjermane Angela Merkel , pas një seancë parlamentare.
18 Shkurt 2021, 11:06 -
Mal i Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit
Pas konfirmimit të rasteve me variantin e ri të Covid-19 në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19.
18 Shkurt 2021, 10:09 -
Do të infektohen qëllimisht me COVID-19, të paktën 90 vullnetarë pjesë e eksperimentit në Britaninë e Madhe
Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të infektojë qëllimisht vullnetarë me COVID-19, për të zhvilluar një studim i cili do të ketë në fokus krijimin e medikamenteve dhe gjetjen e vaksinës më efektive kundër virusit.
18 Shkurt 2021, 08:30 -
Zv.ministri i Shëndetësisë: Sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, si nuk thatë një fjalë të mirë (VIDEO)
Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka shprehur habinë e tij se si ka mundësi që Partia Demokratikë nuk tha njëherë në fjalë të mirë për ardhjen e vaksinës në një kohë kur shumica e vendeve të Ballkanit ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit. Nikolla tha se sa më shumë vak
17 Shkurt 2021, 23:06 -
‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)
Deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga “Air Albania’ se në vaksinimin e të moshuarve kundër COVID do të jenë edhe personalitete ka nxitur debat mes të ftuarve më emisionin “Repolitix” ne Report Tv. Zv.ministri i Shëndetësisë, Alber Nikolla tha se në listë të jetë edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të fort në fushën kulturore, politike dhe sportive të vendit.
17 Shkurt 2021, 22:56 -
Nikolla: S'do kemi mbyllje pavarësisht rritjeve të të infektuarve! Të shëruarit dhe vaksinimi do e 'frenojë'! Mjeku Pecnikaj: Mos na fyeni inteligjencën (VIDEO)
Shifrat e larta të të infektuarve si dhe viktimat si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, kanë hapur debat në studion e Repolitix mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë se pavarësisht këtyre statistikave, kjo nuk do ta çojë vendin në skenarin e tretë, atë të mbylljes totale. Sipas tij, numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson disi situatën.
17 Shkurt 2021, 21:57 -
Tregtia ‘mund’ pandeminë! Në janar 2021 eksportet dhe importet rriten krahasuar me 2020! Vijon rënia tek fasoneria
Pavarësisht se vendi është në mes të një pandemie prej disa muajsh, tregtia e mallrave ka pasur rritje gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë kur nuk ishim prekur nga virusi dhe kufizimet.
17 Shkurt 2021, 21:44 -
Hyn në fuqi vendimi/COVID-19, familjeve në nevojë ju dyfishohet ndihma ekonomike deri në qershor 2021
Të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 2-fishin e saj deri në fund të qershorit të këtij viti. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe tashmë ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare.
17 Shkurt 2021, 20:34 -
Të ndarë prej 2 muajsh për shkak të masave anti-COVID/ Ja video emocionuese e çifti britanik që u ribashkua në shtëpinë e përkujdesit
Videoja emocionuese e çiftit britanik të martuar prej 45 vitesh, të cilët janë ribashkuar në shtëpinë e përkujdesit “Manor Oulton” pas 2 muajsh po bën xhiron e botës.
17 Shkurt 2021, 15:58 -
Ministri i Shëndetësisë Spahn: Rastet e infektimeve me variantin britanik të COVID-19 në Gjermani janë dyfishuar
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rastet e infektimeve me variantin e ri britanik të COVID-19, po dyfishohen çdo javë në vend.
17 Shkurt 2021, 14:35 -
Itali/ E moshuara vdes nga COVID-19, Djali: Në spital i vodhën vathët me diamant
Nuk kishte asnjë gjurmë bizhuterive të floririt të së ndjerës, e cila humbi jetën nga COVID-19 në një spital, në San Camillo, Itali. Djali i të ndjerës shprehet se ka prova që mamaja është ka hyrë në spital me bizhuteri, por nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
17 Shkurt 2021, 12:50 -
Eurostat/ Pandemia më fatale te meshkujt, përbëjnë 65% të shtesës së vdekjeve në vend
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt, një tendencë e konstatuar në të gjithë globin, sipas të dhënave nga Eurostat.
17 Shkurt 2021, 11:01 -
Qytetet që 'shtrënguan' xhepat përballë COVID! Më kursimtarë banorët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit
Bizneset dhe qytetarët e Tiranës, Durrësit e Elbasanit kanë kursyer më shumë gjatë vitit të kaluar, si pasojë e pasigurisë për të ardhmen që shkaktoi pandemia. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në Tiranë janë rritur me 62.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2019. Por pas nuk mbetet as qytetarët e Vlorës, Fierit e Lezhës.
16 Shkurt 2021, 18:18 -
Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen: Do të krijohet një program studimi për variantet e reja të COVID-19
Presidentja e Komision Evropian, Ursula von der Leyen tha se do të fillojë këtë javë një program të ri për të studiuar variantet e reja të COVID-19, me qëllim përgatitjen e vaksinave anti-COVID për gjeneratën e ardhshme.
16 Shkurt 2021, 14:47 -
Rakacolli në Report Tv: Problem të infektuarit, nuk karantinohen! Shtim të rasteve me COVID tek moshat 15-35 vjeç, ka shumë të rinj në terapi intensive
Në një intervistë në Report Tv, Rakacolli tha se kemi shumë të rinj në terapi intensive dhe se problemi më i madh i shtimit të rasteve është fakti se nuk respektohen masat antiCOVID. Rakacolli ngriti edhe problemin se personat e infektuar nuk karantinohen, por dalin nga shtëpia sapo ndihen më mirë dhe kjo bën që ata të jenë burim infektivi.
15 Shkurt 2021, 17:54 -
Përfshihet në flakë qendra e vaksinimit në Britaninë e Madhe, mjeku ‘hero’ shpëton dozat e vaksinës anti-COVID
Një mjek ‘hero’ në Surrey të Britanisë e Madhe, pas shpërthimit të një zjarri në një qendër vaksinimi ka bërë të pamundurën dhe ka shpëtuar dozat e vaksinës anti-COVID.
15 Shkurt 2021, 15:55 -
‘Dashuri në kohërat e pandemisë’, 2 infermierët italian dashurohen në repartin e COVID-19
Ashtu si dashuria e Florentino Ariza dhe Fermina Daza në “Dashuri në kohërat e kolerës”, Antonella dhe Michele 2 infermierët nga Bari i Italisë, u dashuruar në kohë pandemie dhe 'kolere', në pavionin e COVID-19.
15 Shkurt 2021, 14:14 -
'Lufta' e Europës për vaksinat antiCovid
Gjatë një takimi në Bruksel, diplomatët e 27 vendeve anëtare ishin të dëshpëruar. BE kishte paguar miliarda euro për të blerë vaksina, me synim frenimin e një pandemi që po vriste çdo ditë mijëra europianë. Por prodhuesit e vaksinave kishin ndërprerë dërgesat, dhe BE ishte përfshirë në një luftë publike me to.
14 Shkurt 2021, 10:39 -
Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe: Përmes vaksinave dhe trajtimeve, COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm
Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, përmes vaksinave dhe trajtimeve COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm.
13 Shkurt 2021, 15:09 -
Pas lehtësimit të masave në Kosovë/ Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor: Javët në vijim mund të rriten rastet e infektimeve me COVID-19
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nëse merren parasysh ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pastaj fushatat e partive politike dhe tubimet në masë, në javët në vazhdim mund të pritet rritje e rasteve me COVID-19.
13 Shkurt 2021, 13:44 -
Covid-19/110 raste pozitive në qarkun e Beratit në 24 orë, gjysma e tyre pensionistë
Në qarkun e Beratit janë regjistruar 110 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit. Konkretisht 52 raste në Berat,50 raste në Kuçovë,6 raste në Skrapar,1 rast në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan. 62 raste janë pensionistë të moshave nga 62-76 vjeç. Gjithashtu të pre
12 Shkurt 2021, 22:37