-
BE miraton paketën për rimëkëmbje pas krizës
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për rimëkëmbje të unionit, duke u hapur rrugën vendeve anëtare që të kenë qasje në gati 672.5 miliardë euro si kredi apo grante, me qëllim të tejkalimit të dëmeve ekonomike të shkatuara nga pandemia. Grantet, rreth 300 miliardë euro, do të ndahen p
10 Shkurt 2021, 12:03 -
Von Der Leyen në Parlamentin Evropian: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, vaksinimet dhe rimëkëmbja fokusi kryesor
Strategjia e BE-së në luftën kundër pandemisë dhe fushata e vaksinimit janë temat qendrore të cilat janë theksuar sot nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, para seancës plenare të Parlamentit Evropian.
10 Shkurt 2021, 11:10 -
Politikanët ia hipin çarterit e ikin në Turqi, po ju o fukarenj çdo bëni, që iu shkoni në takime?
Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar. Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz. Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.
10 Shkurt 2021, 10:42 -
Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)
Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë.
9 Shkurt 2021, 22:43 -
Rritja e shifrave me COVID, mjeku Sallabanda: Në Shqipëri duhet të ketë izolim selektiv, të mos ketë komunikim mes qyteteve me shumë infektime aktive (VIDEO)
Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
9 Shkurt 2021, 22:00 -
Shtrëngimi i masave, Tomini për Report TV: Transmetimi i COVID më i lartë në bare e restorante dhe tregje! Rekomandimet varësisht situatës në të gjitha bashkitë
Ditën e nesërme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet për masa të reja lidhur me situatën e COVID në vend. Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv folur në lidhje me situatën e COVID në vendin tonë dhe vendimet që do të merren nga Komiteti.
9 Shkurt 2021, 17:33 -
Britani e Madhe, deri në 10 vite burg për këdo që mashtron në formularin e pasagjerëve
Në përpjekje për të vënë nën kontroll numrin e ri të të infektuarve me COVID-19, udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet e listës së kuqe, mund të burgosen deri në 10 vjet, ka njoftuar sekretari i Shëndetësisë.
9 Shkurt 2021, 16:15 -
Pas 2 javësh hetime në Wuhan nga ekipi i OBSH-së, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike
Ekipi i hetuesve të OBSH-së, rreth 2 javë më parë ka mbërritur në Wuhan, qytetin e Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavisuri, për të zbuluar origjinën e tij. Një prej ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se sipas studimeve të bëra gjatë kësaj kohe, COVID-19 nuk ka rrjedhur nga laboratori biologjik i Wuhanit.
9 Shkurt 2021, 13:13 -
Mbi 100 persona në një ambient të mbyllur pa maska/Reagon Përmeti pas takimit anti-COVID të LSI-së në Maliq: Kini mëshirë! Çdo jete njeriu është më e rëndësishme se çdo votë që jep pushtet!
Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shprehur mendimin e tij lidhur me takimet politike të pakontrolluara, në të cila vazhdimisht shkelen masat anti-COVID.
9 Shkurt 2021, 11:56 -
FOTOT/ Këta janë për burg kryeministër, jo për gjobë
Situata nga Covid në Shqipëri është dramatike. Por, politika duket se nuk do t’ia dijë shumë, duke qenë se për dy muaj janë zgjedhjet dhe atyre iu intereson pushteti. Edhe pse PD p.sh, akuzon Ramën përditë se nuk po merr asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid, vetë shkojnë e bëjnë takime me dhjetëra persona dhe pa asnjë masë sigurie.
9 Shkurt 2021, 11:07 -
Rritja e shifrave të COVID, Braçe: Jepini fund qokave, po vrisni njerëz! Në Divjakë 174 raste aktive, në disa zona të saj mësimi online për 2 javë
Rritja e numrit të infektimeve dhe neglizhenca e qytetarëve për mbajtjen e masave dhe respektimin e masave anti-covid, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili apelon që qytetarët të heqin dorë nga ceremonitë mortore ku njerëzit mblidhen për ngushëllim dhe të ndalojnë qokat, pasi po marrin jetë.
8 Shkurt 2021, 23:00 -
Covid-19/ Qeveria rishikon koncesionin e Rapiskanit, skanimi në doganë! Shtyhen 3.3 milionë euro pagesa për privatin për në 2022
Qeveria ka ndryshuar kontratën e skanimit në doganë, si pasojë e pandemisë. Janë rreth 3.3 milionë euro pagesa të vitit 2020 për këtë koncesion që shtyhen për në vitin 2022. Ndryshimet e kontratës janë depozituar si projektligj në Kuvend.
8 Shkurt 2021, 20:31 -
Kritika të shumta për kryeministrin grek, shkel kufizimet masat kufizuese antiCOVID
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, po përballet me zemërimin e qytetarëve pas qarkullimit të videove dhe fotove të tij duke shijuar një drekë në tarracën e shtëpisë të një deputeti në Ikaria.
8 Shkurt 2021, 16:31 -
COVID-19 në Kosovë/ 290 raste pozitive dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 290 persona dhe janë raportuar 3 viktima si pasojë e virusit. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje pasi dje janë regjistruar 249 raste pozitive, ndërkohë numri i viktimave është i njëjti.
8 Shkurt 2021, 15:11 -
Lufta kundër COVID-19, Seuli ofron teste falas për kafshët shtëpiake
Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, një lajm i habitshëm vjen nga Seuli, ku deklarohet se vendi do t'u japë qenve dhe maceve shtëpiake teste falas për koronavirus nëse ato bien në kontakt me njerëz të infektuar dhe shfaqin simptoma.
8 Shkurt 2021, 14:54 -
Lajm i mirë për shqiptarët! ‘Amnisti’ për emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe, do të bëjnë vaksinën anti-COVID
Emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe do t’u jepet një “amnisti” për të marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Ky vendim vjen si pasojë i arritjes së “imunizimit të tufës” dhe përshpejtimit të lehtësimit të masave anti-COVID.
8 Shkurt 2021, 14:48 -
Udhëtimi rreth botës/ Familja hungareze kalon pandeminë e COVID-19 duke lundruar
Ndërsa bota po lufton me pandeminë, një familje me origjinë nga Hungaria vendosi në mes të vitit 2020 të përmbushte një ëndërr, lundrimin rreth globit me një varkë. Për familjen me 4 anëtarë Bosze, gjithçka nisi në verë të vitit 2020, pasi ata u larguan nga një port kroat dhe vazhduan lundrimin e tyre rreth Italisë dhe Spanjës, e më pas u ndalën edhe në Kepin e Verde përpara se të kalonin në Atlantik.
8 Shkurt 2021, 12:01 -
Efektiviteti i vaksinës së AstraZeneca kundër varianteve të reja, diskuton sot paneli i OBSH-së (VIDEO)
Vendimi i shumë shteteve për të mos lejuar përdorimin e vaksinës së AstraZenneca, në personat mbi 65 vjeç dhe rezultatet në lidhje me efektshmërinë e vaksinës në lidhje me variantin e shfaqur në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e ekspertëve.
8 Shkurt 2021, 11:05 -
‘Situata e COVID-19 ka ardhur duke u rënduar’ Ardi Veliu: Nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë tolerancë zero për shkelësit e masave anti-COVID (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.
8 Shkurt 2021, 10:46 -
COVID-19/ Vaksina AstraZeneca më pak efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut
Vaksina britanike AstraZenca ka rezultuar më pak efektive kundër variantit të ri të COVID-19 të zbuluar në Afrikën e Jugut. Studimi nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit tregoi se vaksina kishte ulur ndjeshëm efikasitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut, sipas një raporti të Financial Times të botuar ditën e djeshme.
8 Shkurt 2021, 09:01 -
E keni bërë vaksinën kundër COVID? Hapat si mund të merrni ‘pasaportën’ në e-Albania për të lëvizur të lirë (procedura)
Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID. Ashtu sikur njoftoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, pasaporta e vaksinimit do të merret përmes e-Albania-s.
7 Shkurt 2021, 22:02 -
Ekspertët të shqetësuar: Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar të shtruar në spital me sëmundje të rrallë post-COVID
Një sëmundje e rrallë post-COVID që po shfaqet te fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur alarmin te ekspertët. Sipas The Guardian deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv
7 Shkurt 2021, 18:23 -
COVID-19/ Mbi 106 milionë raste infektimesh në botë dhe mbi 2.3 milionë viktima! SHBA-ja kryeson listën, më e prekura
Prej më shumë se një viti, virusi më vdekjeprurës i dekadave të fundit COVID-19, ka goditur tokën dhe lufta e përbashkët kundër tij pavarësisht përpjekjeve ende nuk ka mbaruar. Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.353.381, ndërkohë që ai i viktimave është 2.320.692 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
7 Shkurt 2021, 08:53 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Pritshëmritë politike janë të vogla, pak shpresë për zgjidhje
Lufta me pandeminë, vaksinimi i qytetarëve në periudhën e afërt dhe rimëkëmbja ekonomike po mbizotërojnë fushatën zgjedhore në Kosovë. Pritshmëritë e analistëve politike nga këto zgjedhje janë të vogla.
7 Shkurt 2021, 08:22 -
U infektua me COVID-19, ndahet nga jeta mjeku në Berat
Mjeku Josif Dena në Berat ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmi u njoftua në Facebook nga faqja e qytetit, e cila shtoi se Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit të Beratit. "Ndahet nga jeta doktor Sifii (Josif Dena) pas një betejë me Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngush&
6 Shkurt 2021, 21:56 -
Mrekulli te COVID 2, vjen në jetë një fëmijë i shëndetshëm! Nëna e infektuar me COVID në luftë për jetën
Edhe pse nga spitalet COVID shpesh marrim lajme të trishtuara dhe trajtohen pacientët e infektuar, ndodhin dhe mrekulli si rasti i lindjes së një djali, dy ditë më parë duke sjellë rreze shprese për bluzat e bardha dhe pacientët.
6 Shkurt 2021, 18:41 -
Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1130 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe një 28 vjeçare e cila ishte e intubuar prej 1 jave dhe pak ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
6 Shkurt 2021, 17:27