-
Ende asnjë kontroll për COVID-19, azilantët në Babrru: Shqiptarët janë shumë të mirë, por kampi është si burg
Refugjatët e stacionuar në këtë kamp kryesisht nga vendet e lindjes shprehen se ende atyre nuk u është bërë asnjë kontroll nëse janë mbartës së Covid-19 pavarësisht se mund të kenë pasur historik udhëtimi në vendet e prekura.
2 Prill 2020, 16:18 -
-
Xhaçka sqaron tenderin, PD nuk bindet: Gjuha e urrejtjes ndaj opozitës nuk mbulon abuzimet
Prej tre ditësh Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për miratimin e tenderit të ushqimit për familjet në nevojë në kohë që vendi është në 'luftë' me koronavirusin.
2 Prill 2020, 15:58 -
Bashkia e Tiranës çon ushqime në Zall Herr, Veliaj: Epidemia po vihet nën kontroll, do e mundim flamën
Bashkia e Tiranës njofton se edhe në fshatrat më të largët, si Çekreza dhe Morina në Njësinë Zall Herr, nuk po mungojnë, në këto ditë të vështira, ndihmat për familjet nga ana e Bashkisë së Tiranës.
2 Prill 2020, 15:58 -
S'kanë leje nga konsullatat, bllokohen emigrantët shqiptarë në Greqi! Meta: Qytetarët të evitojnë lëvizjet! Basha: Çnjerëzore, nuk mund t'i ndaloni
Emigrantët nuk lejohen që të futen në territorin tonë pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi. Kjo ka sjelle reagimin e presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
2 Prill 2020, 15:49 -
-
Gjesti human, rrobaqepsja nga Elbasani dhuron 3 mijë maska: Në këto ditë të vështira secili të kontribuojë sa të mundet
Anila Liçi ka qepur dhe shpërndarë 3000 maska falas për disa institucione, si në spitale, policisë dhe zjarrfikses për të lehtësuar sa më shumë punën e tyre të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte.
2 Prill 2020, 15:28 -
Dërgohen 5 respiratorë te Sanatoriumi, Manastirliu: Presim edhe 99, po rrisim kapacitetet
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu komunikoi me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku sipas saj janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.
2 Prill 2020, 15:23 -
-
Drejtori i Portit të Durrësit: 300 kontejner me ushqime vijë çdo ditë! Balluku: Injeksion pozitiviteti fluksi i punës! Asnjë punonjës i prekur me COVID-19
300 kontenierë frigoriferikë me ushqime vijnë çdo ditë nga porti i Durrësit, si një tregues që pavarësisht "luftës" në të cilën ndodhet vendi, nuk ka një krizë ushqimesh. Një lajm i tillë është bëri i ditur nga drejtori i Portit, Pirro Vengu gjatë një inspektimi të bërë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
2 Prill 2020, 14:59 -
-
-
Edhe bujqësia kërkon garanci sovrane! Rrapaj: Qeveria të na japë fonde që të vazhdojmë prodhimin (VIDEO)
Sektori i bujqësisë edhe pse vazhdon aktivitetin po përballet me vështirësi në prodhim, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Për këtë arsye Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj propozon që shteti të ndërmarrë një garanci sovrane edhe për bujqësinë, duke e mbështetur me fonde që të vijoj prodhimi.
2 Prill 2020, 14:27 -
-
Kam rilindur për së dyti - Dëshmia e 66-vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19 (VIDEO)
Përmes një videomesazhi, të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, 66 vjecari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, dhe se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.
2 Prill 2020, 14:06 -
-
Qeveria shtyn qiratë 2 muaj për 3 kategori: Si do i paguani dhe ç'ndodh kur s'ke kontratë! PD: Nxit përplasje sociale! Rama: Le ta provojnë
Qeveria përgatiti aktin normativ për të shtyrë pagesën e qirasë për 2 muaj, prill dhe maj për 3 kategori, biznesin e vogël, familjet e prekura dhe studentët që janë larguar për në banesë e tyre pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë. Për 2 muajt qiradhënësit sipas aktit normativ nuk duhet të kërkojnë qiranë, të cilën do ta marrin më këste pas përfundimit të gjendjes, në të kundërt pesëfishin e shumës gjobë. Nisma e qeverisë ka nxitur reagime të ashpra nga opozita që thotë se kjo do të nxisë përplasjes sociale, por kryeministri u përgjigj duke thënë se "Kacafytja është ëndrra e tyre. Le ta provojnë që të kacafyten me një qiramarrës".
2 Prill 2020, 13:27 -
-
Pse Shqipëria s'ka shifra të frikshme si Italia e Spanja dhe kur pritet piku i COVID-19?! Tomini: Nuk do kemi verë normale, vjeshta rikthen infeksionet (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha për Report Tv se në shtetet ku pandemia COVID ka gjunjëzuar popujt me numër të lartë viktimash e të infektuarish, edhe popullatat janë të vjetra. Ndërsa në Shqipëri, për shkak të moshës së re, shumë qytetarë mund të jenë duke e kaluar koronavirusin pa simptoma klinike.
2 Prill 2020, 13:54 -
-
-
Ndërgjegjësohen qytetarët, në 24 orët e fundit vetëm 45 këmbësorë të gjobitur dhe 10 shoferë (VIDEO)
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 45 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
2 Prill 2020, 13:15 -
Malaj: Provimet kombëtare të bëhen online, e gatshme të ndihmojë Ministrinë e Arsimit në kalimin e krizës! (VIDEO)
Ish-zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj, teksa ka vlerësuar maksimalisht, punën e bërë deri më tani nga mësuesit online, ka hedhur disa propozime që mund të shërbejnë për të mos humbur këtë vit akademik.
2 Prill 2020, 12:48 -
-
-
Njëri tregtar dhe tjetra një grua që mori pjesë në fatkeqësi familjare, dy rastet e reja në Shkodër rrezikojnë të sjellin shumë të infektuar
Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër. Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja Ki
2 Prill 2020, 12:03 -
MSH: Në karantinën shtetërore asnjë person, 2 të izoluarit u larguan se nuk shfaqën simptoma (VIDEO)
Asnjë person nuk është i shtruar në karantinën shtetërore e cila është në Konvaleshencë. Lajmi është bëri i ditur nga përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) Rovena Daja ka deklaruar se 2 personat të cilët ndodheshin në këtë karantinë janë larguar pasi nuk kan
2 Prill 2020, 12:11 -
-
-
-
16 viktima me COVID-19/ Shkon në 8 numri i fëmijëve të prekur, 277 raste në total! (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit i prekur me koronvirus, duke çuar në total numrin e viktimave në 16. Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë.
2 Prill 2020, 11:25 -
-
Lufta me COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj
Kryeparlamentari Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.
2 Prill 2020, 10:42 -
Rama nis planin e lehtësimit të masave me kantierët e ndërtimit: Rifilloni punën me pikatore zonat rurale dhe ruani distancën mes punonjësve
Kantierët e ndërtimit do të rifillojnë punën, duke respektuar rregullin e distancës së sigurisë së punonjësve. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga kyeministri Edi Rama.
2 Prill 2020, 10:41 -
-
-
-
-
Mbyllja e institucioneve arsimore pa afat, Shahini: Mësimi online vazhdon si në katër javët e para (VIDEO)
Me marrjen e vendimit për të zgjatur deri në një afat të pacaktuar të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ministrja e Arsimit Besa Shahin i ka theksuar se mësimi online do të vijojë si në katër javët e para.
2 Prill 2020, 09:58 -