-
Nuk pranoi ndarjen/ 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në banesë në sy të 2 fëmijëve! Prangoset duke dalë nga Tirana: I vrava nga xhelozia (VIDEO)
Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën. 59-vjeçari Përparim Ademi ka qëlluar mbi dy motra duke i lënë të vdekura. Dyshohet se dy motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.
31 Dhjetor 2020, 10:31 -
Vrau Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjes/ Lirohet nga qelia ish-shefi i burgut, gjykata vendos detyrim paraqitje: E bëri për vetëmbrojtje
Ndryshon akuza dhe masa e sigurisë për ish-shefin e sigurisë së burgut në Durrës Bledar Toçi, njeriu që ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas në 10 tetor të vitit të kaluar.
11 Prill 2020, 16:05 -
Detaje të reja nga vrasja në Kavajë/ Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi, konflikte të vjetra për trafik droge brenda dhe jashtë burgut
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton nga deklarimet e marra nga personat e pyetur gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar se viktima, Dritan Haxholli kishte njohje dhe konflikte të vjetra me autorin, shef i sigurisë në burgje, Bledar Toçi si të përfshirë në trafik droge.
29 Tetor 2019, 20:26 -
Vrasja në Kavajë/ Bledar Toçi u hoq nga Presidenca si i papërshtatshëm, por u emërua shef sigurie në burg (Detaje)
Oficeri i burgjeve Bledar Toçi rezulton të jetë një person me probleme disiplinore gjatë kohës që ka mbajtur disa poste të ndryshme. Para se të emërohej si shef i sigurisë në paraburgimin e Durrësit, 31 vjeçari ka punuar në Gardën e Republikës, si dhe trupë shërbimi në Presidencë. Toçi u la në masën e sigurisë arrest me burg i arrestuar për vrasje me dashje ndaj Dritan Haxhollit, ngjarje ndodhur dy javë më parë në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.
20 Tetor 2019, 16:22 -
Vrasja në Kavajë/ Iu gjet drogë në banesë, Prokuroria nis hetimet për Marsida Qatjan, rrezikon 5 vite burg
Marsida Qatja merret nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.
16 Tetor 2019, 21:54 -
Vrasja në Kavajë/ Marsida: Burrin e kam serioz, nuk të fal! Dritani s'kishte asgjë për të humbur
Marsida thotë se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxhollin dhe as me të plagosurin Bledar Toci. Sipas Marsidës, burri i saj, që ndodhet në burg jashtë vendit, nuk ka për të falur.
14 Tetor 2019, 22:56 -
Vrasja në Kavajë/ Vëllezërit Toçi lihen në qeli. Polici i Burgjeve 'burgoset' në spital! 'Kokainën e pinte babai si qetësuese'
Kokaina, sipas hetuesve, dyshohet se ka qenë edhe në banesën e Marsidës, të cilës Bledar Toçi i afroi ndihmë për të larguar Dritan Hoxhollin. Ekzaminimi i provave materiale në banesën e Qatjas dhe e shkuara e viktimës Hoxholli dhe të plagosurit Toçi kanë krijuar tek hetuesit dyshimet se ngjarja mund të ketë pasur motiv edhe përplasjen për shkak të pazareve të drogës.
13 Tetor 2019, 10:50 -
Kushërira e viktimës në Kavajë për Report Tv: Çfarë i thashë Marsidës në 'Facebook' pas ngjarjes... m'u përgjigj, por mashtroi hapur
Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë, në një lidhje telefonike për Report Tv nga Italia ku jeton i bën apel Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën për ngjarjen dhe raportin që kishte me 41-vjeçarin.
12 Tetor 2019, 12:00 -
EKSKLUZIVE/ Dëshmia në polici e Marsidës nga Kavaja: Në shtëpi piva kokainë, djalin po e vija në gjumë në divan! Dritani më kërkonte seks
Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate. 30-vjeçarja, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë”
11 Tetor 2019, 16:28 -
Nga krim pasioni në hetim për drogën/ 'Unë pi kokainë!' Dëshmitë kontradiktore rikthejnë në Prokurori Marsida Qatjan
Të shoqëruar janë edhe dy djemtë që ishin në banesë, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela. Ky i fundit do të pyetet se kujt ja bleu kokainën që u gjet në apartamentin e Marsida Qatjas.
11 Tetor 2019, 15:56 -
Rrëfimi i 30-vjeçarës pas 'luftës' në apartament: Haxholli vrasës i 2 policëve grekë! I drejtoi armën djalit tim, vetë e kërkoi. Bledar Toçi të ngrihet në detyrë
Çfarë folën Bledari dhe Dritani para breshërisë. Në dëshminë e saj 30-vjeçarja nga Kavaja thotë se skenën e ka parë fëmija i saj, djali vetëm 2-vjeçar dhe sipas saj, Bledar Toçi e ka qëlluar me armë Haxhollin duke e vrarë, vetëm pasi 41-vjeçari i drejtoi armën fëmijës së saj. "Dritan Haxhollin nuk e kam pasur të dashur mua më kapte për flokësh dhe më kërcënonte me armë nga dritarja. Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi.
11 Tetor 2019, 12:01 -
Dinamika e vrasjes në Kavajë/ Efektivi gjuajti 16 herë, Haxholli e qëlloi vetëm një herë në qafë, policia hyri nga dritarja
Report Tv zbardh dinamikën e vrasjes dje në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos me një plumb në qafë shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit Bledar Toçi. Dritan Haxholli tentoi të futet nga kangjellat, por në këtë moment Marsida Qatja e ka marrë në telefon duke i thënë hajde se po të hapim derën. Në momentin që është futur brenda Hoxholli është konfliktuar brenda në banesë me Bledar Tocin dhe e ka qëlluar vetëm me një plumb, që e kapi në qafë, pasi i është bllokuar kallashnikovi. Pikërisht në atë moment ka tentuar të dalë prej andej, por Toci ka zbrazur të gjithë krehrin me plumba, 16 nga 17 fishekë që mbanë, duke e lënë të vdekur në vend.
11 Tetor 2019, 09:50 -
Ja kush është burri i dytë i 'mollës së sherrit' në Kavajë/ Denoncimi i Berishës: I dënuar për vrasje dhe pjesë e bandës kriminale
Indrit Hyseni, bashkëshorti i dytë i Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila u bë "mollë sherri" për vdekjen e ish-dashnorit të saj dhe plagosjen e shokut të saj, efektivit të policisë, nuk është një person i panjohur në Kavajë, por edhe për drejtësinë shqiptare. Referuar një denoncimi të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, Indrit Hyseni ishte pjesë e një bande kriminale në Kavajë, i cili ka qenë i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
10 Tetor 2019, 16:50 -
Karta, tub e shkrepëse/ Gati për përdorimin e kokainës, çfarë u gjet në banesën e 30 vjeçares në Kavajë (VIDEO)
Gazetarja e Report TV , Xhensila Kodra, ka siguruar pamje të reja nga banesa e 30 vjeçares Marsida Qatja ku u vra ish i dashuri i saj Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur autori, Bledar Toçi. Mbi një tavolinë janë gjetur edhe sendet që dyshohet se Marsida Qatja së bashku me tre burrat e tjerë që ishin në banesë me të i kanë përdorur për t&am
10 Tetor 2019, 14:30 -
Lufta në shtëpinë e mbesës/ Daja për Report Tv: E mësova nga TV! Të paktën të di shkakun (VIDEO)
Report Tv ishte në banesën e Marsida Qatajës, ndërsa në një prononcim për Report Tv daja i saj, Isuf Llulla u shpreh se ngjarjen e mësoi nga televizori.Prononcimi i dajës së Marsida QatjasSi ka ndodhur ngjarja?Nuk di gjë fare, e mora vesh te
10 Tetor 2019, 12:29 -
'Pellg' gjaku, e vrima plumbash/ Pamjet brenda shtëpisë ku polici vrau ish-të dashurin e 30 vjeçares
Gjak, ushqime, vrima plumbash, e një rrëmujë si një 'skenë lufte', kanë mbetur pas nga ngjarja që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, ka hyrë brenda ambienteve të banesë së 30 vjeçares, Marsida Qatja ku ish i dashuri i saj, Dritan Haxhollin 41 vjeçar,u vra nga polici i burgut t
10 Tetor 2019, 10:48 -
Arrestohet polici që vrau 41-vjecarin, në pranga edhe vëllai i tij! Iu gjetën 7 doza kokaine
Policia e shtetit ka vënë në pranga policin Bledar Toçi, 31-vjeç i cili pas një konflikti në banesën e Marsida Qatjas, ka vrarë me armën e shërbimit Dritan Haxhollin. Po ashtu në pranga ësht&e
10 Tetor 2019, 10:47 -
Mbeti i plagosur pas përplasjes me armë, ky është polici i burgut
Ky është Bledar Toçi, efektivi i policisë i cili ngeli i plagosur pas përplasjes me armë me Dritan Haxhollin në Kavajë. Toçi i cili ishte polic burgu, u thirr nga M.Q e cila i ishte ankuar se bezdisej nga viktima Dritan Haxholli. Pas përplasjes me armë Bledar Toçi ka vrarë me armën e shërbimit Dritan Haxholli.
10 Tetor 2019, 10:16 -
Detajet/ Vrima plumbash, e grila të prishura, brenda banesës ku ndodhi vrasja në Kavajë (FOTO-VIDEO)
Report Tv ka siguruar foto brenda banesës ku ndodhi përplasja e armatosur në Kavajë. Aty shihen vrima të shumta plumbash si dhe thyerje të disa grilave të dritares e derës se ballkonit. 41-vjeçari Dritan Haxholli ka shkuar rreth orës 00:44 në banesën e ish të dashurës së tij. M.Q, dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov du
10 Tetor 2019, 09:55 -
Skenë lufte brenda apartamentit në Kavajë ! Ish-i dashuri vritet pasi e gjen 30-vjeçaren me 3 meshkuj
Kavaja tronditet nga një skenë e përgjakshme brenda apartamentit të 30-vjeçares Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, ku ish i dashuri i saj 41-vjeçari Dritan Haxholli, i divorcuar dhe vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu i Durrësit, qëlloi me breshëri automatiku në shtëpinë e saj pasi e gjeti me tre meshkuj që kishin konsumuar alkool dhe drogë, Bledar Toçin, shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, dhe dy miq të saj. Toçi iu kundërpërgjigj me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend 41-vjeçarin që shantazhonte Qatjen pas ndarjes. Qatja, administratore e një agjencie udhëtimesh në Kavajë. Në apartamentin duplex ndodhej në gjumë edhe djali 2-vjeçar. Bashkëshorti, në burg në Gjermani.
10 Tetor 2019, 08:08 -
Krimi i pasionit në Tiranë, SHÇBA kryen verifikimet: Punonjësit e policisë s'kanë asnjë përgjegjësi penale
SHÇBA ka kryer verifikimet pas krimit të dyfishtë të ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë. SHÇBA ka arritur në konkluzionin se punonjësit e policisë që kanë trajtuar këtë ngjarje nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale.
13 Qershor 2018, 13:32 -
'O martohu me mua, ose do të vras'/Zbardhet debati mes Xhaferr Matës dhe Xhuljeta Çunit para krimit
Burime nga Policia thanë për Report TV se Xhaferr Mata pas disa kërcënimeve rresht i ka thënë 19-vjeçares “ose të martohej me të, ose do ta vriste”. Refuzimi i saj solli edhe krimin e dyfishtë të premten në mëngjes.
10 Qershor 2018, 13:15 -
Ekzekutimi i 2 grave nga burrat, Bregu: Jemi të paaftë, genocidi sot është femicid/VIDEO
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin një dytë më parë, ku dy viktima u shënuan në Tiranë nga një krim pasioni dhe një burrë vrau bashkëshorten e tij në Durrës.
9 Qershor 2018, 14:32 -
U vra rrugës për në provimin e letërsisë, mesazhi prekës i maturantëve për Xhuljana Çunin
Maturantët e gjimnazit ‘Qemal Stafa’ u përballën ditën e djeshme me një lajm tragjik, vetëm dy orë para se të futeshin në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. 31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, e cila ishte nisur për në provimin e Maturës Shtetërore.
9 Qershor 2018, 14:07 -
'Të ndihmova me lekë, më shkatërrove'! Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin para vrasjes
Pak para vrasjes së ish të dashurës së tij Xhulejta Çuni, Xhaferr Mata i ka dërguar asaj mesazh duke e bërë përgjegjëse për ndarjen nga gruaja dhe paratë që i jepte herë pas herë. Ky sms është zbardhur nga hetuesit në telefonin e Matës.
9 Qershor 2018, 13:13 -
Krimi i pasionit në Tiranë, 31-vjeçari kishte një fëmijë, përzuri gruan nga shtëpia
Janë zbardhur detaje të reja tronditëse nga vrasja e dyfishtë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se 31-vjeçari Xhaferr Mata është divorcuar në janar të vitit 2018, ndërsa ka pasur dhe një fëmijë të vogël.
8 Qershor 2018, 11:12