-
Ceremonia e të 40-ave të Kaçifas/ Nuk u lejuan që të hyjnë në Shqipëri, grekët përplasen me policinë në Kakavijë
Policia shqiptare nuk lejoi rreth 235 shtetas grekë, mes tyre 3 gazetarë, qër të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Të revoltuar , ata bllokuan për rreth një orë anën greke të doganës, duke shkaktuar edhe tensione me policinë
8 Dhjetor 2018, 08:36 -
Të 40-at e Kaçifas, policia kontrolle të rrepta në doganën e Kakavijës
Report TV është vendosur sot në pikën kufitare të Kavijës ku vihen re kontrollet e rrepta të policisë për elementë problematikë që duan të futen në Shqipëri për ceremoninë e të 40-tave të Konstandinos Kaçifas.
8 Dhjetor 2018, 09:54 -
Minoritetet në Shqipëri, Dule: Duhet mentalitet pozitiv për të njohur të drejtat e tyre
Mungesa e një ligji i cili do t’i njihte më shumë të drejtat e minoriteteve në vend, për kreun e PBDNJ. Vangjel Dule është një shqetësim dhe duhet ndryshuar sa më shpejt. Sipas tij duhet bërë një regjistrim i komuniteteve që aktualisht jetojnë në Shqipëri, pasi nuk ka shifra konkrete se sa ata janë dhe pse është bërë 2 herë regjistrimi i popullsisë.
7 Dhjetor 2018, 22:14 -
'Omonia' Korçë letër Dules: Kërko nga shteti shqiptar heqjen e ‘non-grata’-s për eurodeputeten qipriote dhe 52 ekstremistët e Agimit të Artë
Letra e nënshkruar nga kryetari i degës, Ligor Karamelo, për kryetarin e PBDNJ-së që të forcojë përpjekjet për të informuar ndërkombëtarët, për vrasjen e Kacifas si dhe anulimin e vendimit të Miinistrisë së Brendshme ndaj pjesëmarrësve.në funeralin e ekstremistit grek
1 Dhjetor 2018, 17:33 -
Ruajtja e mandateve/ Lëkundet opozita, tre deputetë thyejnë bojkotin
Disa deputetë të PD-LSI kanë nisur të shfaqen në Kuvend me mbarimin e afatit 6-mujor që djeg mandatet. Dy deputetë të LSI, Edmond Haxhinasto e Edmond Panariti si dhe Tritan Shehu i PD, kanë marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të politikës së jashtme.
1 Dhjetor 2018, 07:26 -
52 ekstremistët grekë 'non grata', historiani Llalla: Erdhën të armatosur, duhej të mbaheshin në burg
Historiani Arben Llalla e ka cilësuar vendimin për shpalljen e 52 ekstremistëve grekë si 'non grata' si një lëvizje të butë nga ana e shtetit shqiptar. Ai theksoi se ceremonia mortore e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas po e agravon situatën midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, sipas tij, po e shndërron ushtarin grek në një hero dhe po përpiqet ta shfrytëzojë situatën për të evokuar një luftë që ka si synim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.
9 Nëntor 2018, 18:46 -
Artan Hoxha rikthen videon: Karathano në mes të Himarës nën sigurinë e 'Agimit të Artë', duhet të ishte në burgjet shqiptare
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha në Facebook-un e tij ka postuar një video teksa Karathano shoqërohej nga skuadra e sigurisë së Agimit të Artë në qendër të Himarës ditën e zgjedhjeve lokale më 8 maj 2011.
9 Nëntor 2018, 14:13 -
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë
Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.
8 Nëntor 2018, 19:54 -
Nga masakra e Peshkëpisë te lëvizja për Vorio-Epirin dhe fotot përkrah Vangjel Dules, kush është ekstremisti grek, i arrestuar sot në Bularat
Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë.
8 Nëntor 2018, 19:32 -
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)
Në ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifës morën pjesë 1500 persona të ardhur me autobusë nga Greqia dhe të identifikuar si ekstremistë. Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos si dhe tre minoritarë të tjerë. Ata bllokuan edhe rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në hyrje të fshatit Bularat. Ndërkohë që 14 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastrës.
8 Nëntor 2018, 17:02 -
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
Ekstremisti grek Harallambos në krye të kortezhit në varrimin e Kacifas në Bularat (Pamjet)
Por kush është Harallambos? Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
8 Nëntor 2018, 15:12 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika
Forcat politike luajale në Shqipëri, ndaj nacionalizmit grek, si ajo e Dules dhe Omonia si duket, kanë pritur një ditë të tillë, për të shprehur publikisht besnikërinë e tyre ndaj padronëve që i futën në politikë dhe që, përmes shantazhit politik dhe shtetëror ndaj shtetit shqiptar, vazhdojnë t’i mbajnë.
8 Nëntor 2018, 17:52 -
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
Greqia kërkon të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e minoritarit, nëna: S'e dua jetën pa të
Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, kanë pasuar reagime të shumta. Qeveria greke, banorët e minoritetit në fshatin Bularat por edhe të tjera qëndrime nga pala shqiptare. Mamaja e djalit, Vasilia Kacifa ka reaguar për mediet greke. Mes lotëve ajo ka thënë se nuk ka patur dijeni për ngjarjen e djeshme
29 Tetor 2018, 10:19 -
Ekskluzive/ Opozita dieta të majme gjatë bojkotit të shtatorit, nga Basha tek aleatët , ja sa kanë përfituar (Tabela)
Gjatë muajit shtator të 2018, periudhë që përkon me bojkotin parlamentar, ligjvënësit e opozitës kanë përfituar para për dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie dhe për shpenzime qiraje po aq sa deputetët e shumicës, të cilët kanë marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
27 Tetor 2018, 07:54 -
Rivarrosen 578 ushtarë grek në manastirin e Këlcyrës, ekspedita do të vazhdojë në Kosinë të Përmetit
578 skelete të ushtareve grek të rëne në luftën italo-greke janë rivarrosur në manastirin e grykes së Këlcyrës në një ceremoni larg syrit të medias dhe nën masa të rrepta sigurie. Varrosja e skeleteve të nxjerr në Dragot të Tepelenës ka përfunduar dhe ekspedita e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë, do të vazhdojë në fshatin Kosinë afër Përmetit.
12 Tetor 2018, 17:10 -
Opozita mblidhet në Vlorë, Basha sulm Markut: Kukulla e Ramës, të shkonte me pranga në Kuvend për të arrestuar hajdutët
Report Tv ka mësuar se në këtë mbledhje të opozitës në Vlorë kanë munguar ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Basha ka sulmuar kryeprokuroren Marku që sipas Bashës po certifikon vjedhjen
20 Shtator 2018, 10:38