-
Politikë
Afera Berisha-Meta-CEZ 500 mln euro kosto për buxhetin, ekstaza hipokrite e PD-LSI për fitoren e pretenduar të Becchettit kundër Shqipërisë
Sali Berisha themeluesi i humbjeve të Shqipërisë në arbitrazh me kompanitë e huaja, e nisi në vitin 2005 me 20 milionë euro kosto në buxhet pas konfliktit me kompaninë amerikane “General Electric” dhe e mbylli me katastrofën CEZ me 500 milionë euro.
3 Prill 2021, 19:19 -
Politikë
INVESTIGIMI II/ Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin
Redaksia investigative e Report TV zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës që në verën e vitit 2007 kanë manipuluar pensionistë të Porto Romanos, nga të cilët kanë blerë tokat me gjysmën e vlerës.
28 Mars 2021, 19:23 -
FAKTE/ Kur Berisha bënte VKM të personalizuara për klientët që paguanin studion ligjore të Argitës (VIDEO)
Redaksia investigative e Report Tv përpiqet të hedhë dritë në aferat e klanit Berisha dhe si u ndërtua e gjithë skema e fitimit të miliardave duke treguar gjithë dokumentet e firmosura nga Sali Berisha për ta favorizuar klientët e Argitës.
20 Mars 2021, 19:10 -
Lakmi për para, si funksiononte 'taksa' e Argita Berishës ndaj biznesmenëve, krijoi miliona euro pasuri
Argita Berisha, veç pagave të marra nga të ardhurat si pedagoge në universitetet shtetërore dhe private ka deklaruar se ka përfituar rreth 23 mijë euro nga konsulenca, kjo sipas deklaratës zyrtare së pasurisë së vitit 2016
19 Mars 2021, 22:49 -
Rasti Sarkozi dhe Basesku, përballë aferës së Klubit 'Partizani'
Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Evropian, dy ditët e fundit. Nëse SPAK e ka të vështirë të ngre akuzën, le të lexoj dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së peridentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend I Bashkimit Evropian
3 Mars 2021, 19:25 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021, 15:26 -
Investigimi III/ Report TV zbulon se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?
Në tetor 2006 Argita Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ajo dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Ne datën 8.10.2008 Jamarbër Malltezi firmosi një marrëveshje duke marrë përsipër 35% të ndërtimit të 17 kullave te kompleksit Magnet që kushton dhjetëra milionë euro. Në 2020 ka filluar edhe 3 kulla të tjera ku mbulon 50% të investimit. Kjo pjesë e tretë e investigimit të Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë.
21 Shkurt 2021, 10:26 -
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
19 Shkurt 2021, 09:44 -
Investigimi II për privatizimin e ish kompleksit Partizani, çështja iu delegua për ‘hetim’ një pronari përfitues! Si Berisha ndëshkoi gjeneralin që refuzoi të firmosë
Report tv transmetoi pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Një nga faktet skandalozët te zbuluar nga investigimi është një inspektim që Sali Berisha urdhëroi kundër Gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes së klubit, sipas tij e paligjshme. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi për ta kryqëzuar gjeneralin e ndershëm u zbulua nga një ekspertizë e porositur nga Report tv, ai ishte ish-pronari Ilir Kadiu trashëgimtar i familjes Begeja i cili ishte dukshëm në konflikt interesi pasi hetonte procedurën e privatizimit në të cilën ishte palë.
18 Shkurt 2021, 19:55 -
Veliaj takim në Njësinë 7: Berisha do ta mbyllë me turp, bashkë me dhëndrin morën 1/3 e fushës së ‘Partizanit’ (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë takimit me banorët në njësinë 7 se Sali Berisha zaptoi bashkë më dhëndrin 1/3 e kësaj njësie te fushat e ish kompleksit Partizani. Këto fakte dolën nga një investigim i Report Tv mbi historinë e privatizimit të Ish Kompleksit sportiv Partizani, ku faktet e nxjerra janë tronditëse.
18 Shkurt 2021, 17:31 -
Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.
18 Shkurt 2021, 08:27 -
Investigimi II/ Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e zyrtarëve që nuk firmosën në favor të Jamarbër Malltezit dhe ndëshkimi i gjeneralit të ndershëm që i rezistoi presionit
Report tv transmeton pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Në pjesën e dytë të investigimit tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë.
17 Shkurt 2021, 12:48 -
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
16 Shkurt 2021, 20:47 -
Investigimi i Report Tv si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e familjes Berisha, Braçe: Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
16 Shkurt 2021, 11:02 -
Investigimi/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon Jamarbër Malltezi
Investigimi nga ReportTV/ Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 20:34 -
1 - Investigimi/ Privatizimi i Klubit Partizani filloi vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit nga Berisha
Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 19:45 -
2 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, 3 dokumentet që hedhin dyshimet mbi origjinën e pronave
Report Tv hetoi në arkivat e shtetit, duke zbuluar të paktën tre dokumenta të shpronësimit të tokës së firmosur nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilat figurojnë pikërisht emrat e familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja, domethënë paraardhësit e Jamarber Malltezit nga i cili ai trashëgoi tokën.
15 Shkurt 2021, 19:51 -
3 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, dyshimet e 4261 metër katror të pronave shtetëror në duart e trashëgimtarëve Malltezi
Por dyshimet mbi blerjen e mundshme të tokës nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilin rast Jamarber Malltezi nuk do të kishte të drejtë për asnjë kthim, nuk janë të vetmet që rëndojne mbi këtë histori.
15 Shkurt 2021, 20:02 -
4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër
Njollat e errëta nuk mbarojnë këtu. Në fakt, ekziston një pjesë tjetër toke që përfundon në duart e grupit të ish-pronarëve të udhëhequr nga dhëndri i Berishës dhe që sipas dokumenteve të hipotekës, i përkasin një pronari privat të quajtur Esat Pira.
15 Shkurt 2021, 20:07 -
Investigimi I/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi
Për herë të parë e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
14 Shkurt 2021, 15:24 -
Raporti ekskluziv '97/ ‘Gjenerali’ i PD-së Agim Shehu thërret ‘ndihmë’, kur ushtria e Berishës përleshej me popullin e Vlorës, emra, urdhra dhe planet kriminale
Zbardhet për herë të parë raporti i Komisionit Hetimor të kryesuar nga Spartak Ngjela për ngjarjet e vitit 1997, dëshmia e rrallë për përleshjet mes popullit të Vlorës dhe SHIK-ut të Gazidedes, misioni i dështuar i Agim Shehut për të shtypur revoltën kundër qeverisë pas firmave piramidale, detajet e betejës së 10 shkurtit 1997, dalin edhe emrat e Shemsi Premçit dhe Stekajt
23 Shtator 2020, 18:12 -
Janar ’97/ Berisha kërcënon dhe paralajmëroi vdekjen e Azem Hajdarit, e quan me anë të RD-së klloun mjeran dhe kumarxhi, e përjashton nga partia
Zbulohen ekskluzivisht përplasjet mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit në janar të vitit 1997 të pasqyruara në gazetën Rilindja Demokratike. Mesazhi në gazetën e PD-së: Padronët kanë vendosur ta përdorin Azemin si pilot vdekje, klloun mjeran i politikës shqiptare, britmat e tij ngjajnë me akstazat e një drejtuesi bastesh
19 Shtator 2020, 14:10 -
Bollino: Miliona e miliona lekë nga 'oligarkët' ndaj dy familjeve në PD dhe mediave të saj
“Të ashtuquajturit “oligarkë” nuk janë kaq të fortë sa të kushtëzojnë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri edhe pse nuk ka asnjë dyshim se kanë lidhje të forta me politikën. Këto lidhje janë të dukshme me qeverinë, nëpërmjet konçensioneve, tenderave dhe PPP, por janë po aq të forta edhe ne se të padukshme me kupolën e Partisë Demokratike dhe mediat e lidhura direkt me PD”. Denoncimi u bë nga gazetari Carlo Bollino gjatë ndërhyrjes së tij në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.
18 Shtator 2020, 20:40 -
Balla: Të hapen hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha i përfshirë në krim shtetëror (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit u shpreh se çështja e Gërdecit duhet të rikthehet sërish në vëmendjen e drejtësisë shqiptare.Ai tha se drejtësia amerikane konfirmoi përfshirjen e Shkëlzen Berishës në këtë ngjarje, ndaj Balla e quan këtë krim shtetëror.&l
17 Shtator 2020, 11:46 -
Intervista e gazetarit amerikan që fitoi gjyqin me Shkëlzenin në SHBA: Trebickën e vranë
Gazetari amerikan Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”, i cili fitoi gjyqin pas padisë së Shkëlzen Berishës thotë se ka një mënyrë për të rihapur hetimin, nëse ka vullnet real për drejtësi në Shqipëri.
7 Shtator 2020, 22:39 -
Periferi
Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku
Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj, pëndjekur dhe vrarë nga ish-Shik-asi
7 Shtator 2020, 19:31 -
Ekskluzive/ Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim
Sekretari i Organizativ i PD Sahit Dollapi ndan 60 mijë USD fitim në korrik 2020, mori para publike nga njësitë vendore të drejtuar nga PS, Shkëlzeni biznes 1.8 milionë euro me 10 milionë lekë kontribut, Jamarbri 17 pallate me 6 m2 tokë.
5 Shtator 2020, 12:51 -
Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak
Si u përpoqën Berisha, Shkëlzeni dhe Liria të fshihnin implikimin në biznesin familjar në Gërdec me deklarata të rreme dhe kontradiktore, mesazhi i fundit i drejtësisë amerikane për institucionet shqiptare.
4 Shtator 2020, 17:33 -
Shkëlzeni duhet të shqetësohet për boronicat dhe shpërthimin në Gërdec, jo për librin në SHBA
Mbase Shkëlzeni duhet të shqetësohet për burimin e këtyre të ardhurave disa milionë euro, pa punuar asnjë ditë, të shqetësohet për shpërthimin me 26 viktima në Gërdec dhe jo për librin e botuar në SHBA.
3 Shtator 2020, 18:59 -
'I përfshirë në trafikun e armëve'/Shkëlzen Berisha humbet në Apel gjyqin në SHBA përballë gazetarit amerikan për Gërdecin
Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.
3 Shtator 2020, 11:50 -
Ekskluzive/ Nga komploti grek për aneksimin e Jugut tek tradhtia e Zhulalit, ‘shpjegimet’ e Berishës dhe Gazidedes për firmat piramidale, hapjen e depove dhe gjithë ‘97
Rrëfimi i plotë i Bashkim Gazidedes në Kuvend për ngjarjet e ’97 disa ditë pas shpartallimit të batalioneve për shtypjen e rebelimit popullor dhe pasi Berisha ishte pranuar qeverinë e pajimit kombëtar, komplotet dhe teoritë konspirative të pretenduara nga ish-kreu i SHIK-ut famëkeq. Hapjen e depove ia atribuon ‘tradhtisë’ së ministrit të Mbrojtjes së Berishës, ndërsa firmat piramidale dhe rebelimin popullor skenarit për çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epiri, materiali i plotë me emrat dhe skenarin komplotues.
26 Gusht 2020, 13:08 -
Procesverbali/ Si u shpartalluan për 12 ditë batalionet e Berishës për shtypjen e Jugut, kur dorëzohej Gazidede dhe arratisej ministri i Mbrojtjes, akuzat për tradhti në Parlament
Diskutimet në seancën më të pazakontë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri, deputetët kërkojnë ‘gjeneralin’ Bashkim Gazidede që i besuan shtyrjen e rebelimit popullor me urdhër të Berishës dhe e akuzojnë për dezertim në momentet e fundit, por kreu i SHIK-ut është fshehur, kryetari i Kuvendit akuzon për tradhti ministrin e Mbrojtjes që ishte arratisur në drejtim të paditur, një pjesë e deputetëve kanë ikur me anije dhe avionë, krisma jashtë Parlamentit
24 Gusht 2020, 08:20 -
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit (djalit të dajës)
Të dhënat e siguruara si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.
22 Gusht 2020, 15:58 -
Procesverbali/ Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër, kërkonte shkarkimin e Aleksandër Meksit
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kuvendit të datës 2 mars 1997 për tre nismat e Berishës për shtypjen e rebelimit popullor me gjeneral Bashkim Gazideden. Aleksandër Meksi: Ju lutem mos na vononi, mos shtoni viktima të tjera. Azem Hajdari: Berisha të emërojë një kryeministër të ri
22 Gusht 2020, 08:05 -
Zbulohen urdhrat e Berishës për pushtimin e Jugut me batalionet e militantëve të PD dhe SHIK-ut, vëllai i Izet Haxhisë me 9 tanke, direktiva për asgjësim njerëzish dhe shembje urash
Komisionit për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97 zbulon se si Berisha përdori Gazideden për të futur në luftë të armatosur Veriun me Jugun, dalin urdhrat për mobilizimin dhe armatosjen e militantëve dhe punonjësve të SHIK, mitralozat dhe topat e ushtrisë i kaluan SHIK-ut famëkeq, militantë të PD-së në krye të marrshimit me tanke
21 Gusht 2020, 08:01 -
Ekskluzive/ Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria
Komisioni hetimor për ngjarjet e ’97 zbulon lëvizjet e Sali Berishës para se të largohej nga Presidenca, pajisi me pasaporta diplomatike njerëzit e tij që të arratiseshin nga Shqipëria pas rënies nga pushteti.
20 Gusht 2020, 08:34 -
Ekskluzive/ Harta me qytetet e piketuara nga Sali Berisha për t’i bombarduar në ’97 në Jug, përgatiti 500 granata me lëndë helmuese, para largimit zhduku dokumentet bashkë me Gazideden
Harta me qytetet e planifikuara nga Berisha dhe Gazidede për t’i bombarduar u zbulua nga komisioni hetimor për ngjarjet e ’97, pasi ushtria dhe ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali 'dezertuan' Berisha dhe Shaban Memia krijuan një ushtri me militantë të PD të armatosur, granatat ishin me lëndë helmuese të ndaluar nga konventat ndërkombëtare
19 Gusht 2020, 08:13 -
Skandali financiar/ Shkëlzen Berisha ngriti biznesin pranë Gërdecit nga 1.8 milionë euro vetëm me 10 milionë lekë kontribut
I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha kontribut qesharak nga xhepi i tij për ngritjen e perandorisë financiare pranë Gërdecit, bilancet e kompanisë së tij ‘Logal’ për 2019 rrëzojnë investimin e madh në biznesin e boronicave bazuar në kredi..
17 Gusht 2020, 16:33 -
Zbulohen marrëdhëniet perverse të kupolës së PD-së me 'oligarkët': Ditën i sulmojnë, natën bëjnë superafera
Nga shëndetësia te ndërtimi, nga media te karburantet, nuk ka mbetur sot asnjë “oligark” i sulmuar nga PD që të mos ketë marrëdhënie financiare me çiftin Basha-Berisha. Nëse kjo gjë ndodh tani që ata janë në opozitë, çfarë mund të ndodhë nëse do të fitonin zgjedhjet e do të merrnin përseri pushtetin?
14 Gusht 2020, 16:43