-
22 Tetor 2022, 14:13
-
Shpërndanin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohen 2 persona (Emrat)
22 Tetor 2022, 10:40Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi shisnin drogë me doza në zona të ndryshme. Në pranga kanë rënë dhe Arben Alili, 58 vjeç dhe Vesjan Veliraj, 27 vjeç.
-
Del FOTO, ja kush është autori i plagosjes në Sarandë
22 Tetor 2022, 10:24 -
U plagos mbrëmë, 35-vjeçari është autor i një vrasjeje në Sarandë
22 Tetor 2022, 09:44 -
Plagosja në Sarandë, del EMRI, ja kush është autori! Ende në kërkim nga Policia
22 Tetor 2022, 09:36 -
Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset me thikë 35-vjeçari! I dënuar më parë për vrasje, nga burgu kërcënonte një vajzë në ‘Facebook’
22 Tetor 2022, 08:45Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit në një lokal të porsa inauguruar në Sarandë. Sherri fillimisht ka filluar në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku 35-vjeçari Besmir Uka është goditur me thikë.
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë! Shpëtohet e moshuara
21 Tetor 2022, 15:57Kati i tretë i një banese në lagjen “Partizani”, në rrugën “Ali Demi” është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa fatmirësisht është arritur që të shpëtohet një e moshuar, e cila ndodhej brenda.
-
Vlorë/ Gjendet një peshkaqen i ngordhur në Plazhin e Vjetër
21 Tetor 2022, 15:25Një peshkaqen i ngordhur ka dalë në breg në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Mësohet se peshkaqeni ka qenë i ngordhur në momentin që është vërejtur nga kalimtarët e rastit.
-
Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)
20 Tetor 2022, 07:11Për hetimin e nisur 1 vit më parë lidhur me tjetërsimin e pronave në Himarë, është arrestuar ditën e sotme ish-kreu Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Në total, Report Tv ka mësuar se janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 7 prej tyre janë “arrest me burg”, 8 'arrest shtëpie', mes tyre edhe për Dhimojanin, 9 "detyrim paraqitje" dhe 2 në kërkim. Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro.
-
Aksident rrugor në Vlorë, makina kthehet përmbys në rrugë (VIDEO)
19 Tetor 2022, 12:18Një aksident rrugor ka ndodhur rrugën Transballkanike në Vlorë. Në pamje duket se një automjet tip Volkswagen është kthyer përmbys në rrugë.
-
Sarandë/ 10 të rinj sulmojnë me grushte e shkopinj punonjësin e karburantit! Turistet nga Zvicra: Nuk po ndalnin edhe pse ne kaluam pranë! Ishte e frikshme
17 Tetor 2022, 21:16Një sherr mes një grupi të rinjsh dhe punonjësit të një karburanti ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil. Grupi i të rinjve ka sulmuar punonjësin e një karburanti me grushte dhe sende të forta, për motive ende të paqarta. Dy turiste nga Zvicra kanë qenë të pranishme ku ndodhi ngjarja, të cilat janë shprehur se ishin më shumë se 10 persona që po sulmonin një burrë.
-
Blushi ndan videon nga Vlora: E mbytur nga plehrat, PS u premtoi qëytetarëve se do e pastrohet, por harruan premtimet
16 Tetor 2022, 14:34Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ndotjen nga mbeturinat në Vlorë. Blushi ka publikuar një video në në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, e cila është e mbuluar me plehra. Blushi thotë s ekjo tregon sesi qeveria dhe pushteti vendor i ‘Rilindjes’ kanë braktisur qytetarët.
-
Organizonin lojëra fati, tre të arrestuar në Vlorë, një në kërkim (VIDEO)
16 Tetor 2022, 09:45Tre persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë, pas një aksioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Tre të arrestuarit u kapën në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili ishte përshtatur për vënien e lojarëve të fatit.
-
-
FNSH dhe policia e Vlorës aksion ‘blic’ në qytet në kërkim të eksponentëve kriminalë! Disa të shoqëruar
15 Tetor 2022, 22:23Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion ‘blic’ mbrëmjen e sotme në Vlorë, Selenicë dhe Nvoselë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet. Kontrollet u ushtruan në disa zona në të cilat mendohet se fshihen persona të shpallur në kërkim.
-
78-vjetori i Çlirimit të Vlorës, zhvillohet ceremoni në varrezat e Dëshmorëve! Marrin pjesë vetëm 3 deputetë nga PS
15 Tetor 2022, 11:10Në Vlorë po përkujtohet sot 78-vjetori i Çlirimit të qytetit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni në varrezat e dëshmorëve. Problemet mes Partisë Socialiste dhe Dritan Lelit, u vunë re edhe në ceremoninë e organizuar ditën e sotme, kur kishte mungesa nga socialistët. Në ceremoni, morën pjesë vetëm 3 deputetë nga Partia Socialiste, që edhe më herë kanë qëndruar neutral në përplasje
-
Shkrumbohet lokali në plazhin e Zvërnecit (VIDEO)
14 Tetor 2022, 22:29Një lokal është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Vlorë. Zjarri ka rënë në një lokal veror, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
-
Plagosja me armë zjarri në Vlorë, pas debatit në lokal, i riu mori në shtëpi pistoletën dhe qëlloi në këmbë 19-vjeçarin! Autori u largua me makinë
13 Tetor 2022, 09:16Disa orë pas ngjarjes se ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës policia e qytetit zbardh dinamikën e plotë të ngjarjes. Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar nga Llakatundi.
-
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 19-vjeçari nga Fieri! Mbërriti në spital me plagë në këmbë (VIDEO)
12 Tetor 2022, 19:04Një 19-vjeçar në Vlorë i identifikuar si Sebastian Jalli nga Fieri është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur me armë zjarri në këmbë.
-
