-
Meta paralajmëron manifestim: Do të jetë i fundit për t'i dhënë fund dhunës së qeverisë! Akuzat për organizim protestash: S'jam tinëzar dhe as palaço
Presidenti Ilir Meta në një konferencë së bashku me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër maifestim, i cili sipas tij do jetë i fundit. Ky manifestim Meta thotë se ka për qëllim që t'i japë fund qeverisë.
16 Dhjetor 2020, 17:53 -
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, pedagogia: Pjesëmarrja e të miturve, kemi gabuar në edukimin qytetar! Përpara Ramës duhet të fliste ministrja e arsimit
Për pedagogen në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, të miturit që morën pjesë në protestat e disa ditëve më parë janë shëmbëlltyrë e sistemit të edukimit në Shqipëri. Në një intervistë për Report Tv ajo thotë se janë bërë gabime të pariparueshme në edukimin qytetar.
16 Dhjetor 2020, 15:26 -
Spiropali: Të hetohet përdorimi i të miturve në protestë! Po të mos shkonte Rama te familja Rasha, do akuzoheshim se 'shteti i ka harruar' (VIDEO)
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se duhet të niset një hetim për përdorimin e të miturve në 6 protestat në emër të Klodian Rashës!
16 Dhjetor 2020, 15:17 -
-
Protestat e dhunshme/ Balla thirrje Bashës: Dil dhe distancohu nga dhuna! Sa kohë Berisha drejton PD kjo parti do të ketë vizion rrëmujën
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka risjellë edhe një herë në vëmendje 21 janarin duke bërë një krahasim me atë që ka ndodhur sot me vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv.
16 Dhjetor 2020, 13:37 -
Protestat në Tiranë/ Komisionerja e KiE: Policia të dallojë protestuesit e dhunshëm nga ata paqësorë, të respektohen të drejtat e të miturve
Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përmes një deklarate ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhvillimin e protestave në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ajo thekson në deklaratën e saj se Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore.
16 Dhjetor 2020, 13:02 -
'Vrasje me dashje'! Prokuroria finalizon akuzën për policin që qëlloi për vdekje Klodian Rashën! Efektivi rrezikon deri në 20 vite burg
Prokuroria e Tiranës zyrtarizoi akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën më 8 dhjetor. Organi i akuzës ka vendosur "Vrasje me dashje" për efektivin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Prokuroria njofton se ka siguruar pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë. Ai kishte qëlluar në pozicion të shtrirë dhe kishte shënjestruar trupin e Rashës e jo këmbët siç kishte dëshmuar polici.
16 Dhjetor 2020, 11:24 -
Meçaj në Repolitix: Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita! Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet
Opinionisti Arben Meçaj tha se protesta e organizuar ishte e dirigjuar nga opozita dhe kjo u pa te prania e anëtarëve të saj dhe kur ato pak njerëz që arriti të mblidhte nuk u zgjat në kohë duke 'vdekur' pas pak ditësh. Për Meçen fakti që u mblodhën pak veta dhe përdorimi i akteve të dhunës tregon se opozita ka probleme me zgjedhjet.
15 Dhjetor 2020, 23:04 -
-
Akuzat se doli me ofendime kundër protestave për Klodjan Rashën, Kushi: Shpifje! Thjesht jam kundër protestave të dhunshme dhe keqpërdorimit të fëmijëve
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pasi në rrjet kanë qarkulluar zëra se ajo ka dalë kundër protestës që është zhvilluar në vendin tonë kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
15 Dhjetor 2020, 22:14 -
'Drejtësi për Klodjanin', protestuesit në Durrës dalin në protestë me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës
Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”.Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kus
15 Dhjetor 2020, 21:43 -
Tensionet me Ramën, Albin Kurti: Revoltat në Shqipëri treguan se duhet ndryshuar sistemi! Në Kosovë kanë shpresë tek unë, ndaj s’ka revolta
Marrëdhëniet e tensionuara mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, duket se janë shfrytëzuar nga kryetari i Vetëvendosje, i cili shprehet se protesta e dhunshme në Tiranë tregojnë se ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik dhe ekonomik korruptiv. Ai ka hequr një paralele më situatën në Kosovë, ku thotë se në këtë
15 Dhjetor 2020, 21:16 -
-
-
Dhuna në protesta/ Spahiu: Kanë qenë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve! Policia me skenar të qëllimshëm për ta prishur
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Ndërsa dhuna e përdorur në to për Spahiun ishte nxitur qëllimisht nga policia, pasi deri në momentin që efektivët nuk ishin prezentë protesta ishte paqësore.
15 Dhjetor 2020, 19:03 -
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Protestuesit në Durrës dalin me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës
Sot pritej të zhvillohej dita e 7 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, por në fakt asnjë protestues nuk doli në shesh.
15 Dhjetor 2020, 18:22 -
Dhuna në protesta, Balla në Report Tv: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit! Ministri i ri i Brendshëm? Shqipëria s'ka pasur kurrë ministre grua
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri.
15 Dhjetor 2020, 18:05 -
Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria: Është zbardhur ngjarja, rëndohet akuza, rrezikon mbi 20 vite burg! 25-vjeçari nuk është dhunuar, vijojnë hetimet për gjetjen e armës
Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimeve për vrasjen e 25 vjecarit Klodian rasha thotë se akuza për policin Nevaldo Hajdaraj do të ndryshohet. Ai sot mbahet në qeli për vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme ndërsa pritet të akuzohet për vrasje duke rrezikuar mbi 20 vite burg. Prokuroria deklaron se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar. Gjithashtu prokuroria thotë se po punohet për identifikimin e armës së gjetur dhe rrethanat se si ajo është gjetur.
15 Dhjetor 2020, 15:46 -
Protestat/ Veliaj: Fëmijët e tyre i çojnë në Angli e Hollandë, kurse fëmijët e shqiptarëve i përdorin mish për top për politikë
Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar nuk është ndalur në Kashar. Sot familja e Dalip Kamberit hyri në banesën e re, ku edhe do të festojë Vitin e Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i dorëzuan kryefamiljarit dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Veliaj theksoi se kjo banesë e rindërtuar është treguesi më i qartë cila është skuadra që ndërton dhe cila ajo që dhunon e prish.
15 Dhjetor 2020, 15:34 -
'Veliu nuk ikën edhe sikur të dalin 500 mijë vetë në shesh/ Basha: Zoti e ruajt! S'e di ça pret, t'i thërrasë mendjes!
Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se "nuk e largon Ardi Veliu dhe sikur të dalin 500 mijë vetë në shesh"."Zoti e ruajt se askush nuk e ruan nëse në she
15 Dhjetor 2020, 14:48
