-
PD me dy rezoluta për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, Çollaku: Berisha po e përdor për protagonizëm politik
Në një reagim në rrjetet sociale deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku shkruan se projekt-rezoluta e depozituar në Kuvend nga Enkelejd Alibeaj është propozuar që në 2021 nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa Rithemelimi po e përdor për protagonizëm politik
1 Qershor 2022, 10:44 -
PPE i hoqi të drejtën e votës, Çollaku në ‘5 Pyetjet’: PD po izolohet si Partia Komuniste, rrezikon të përjashtohet
Partia demokratike me në krye Sali Berishën po izolohet si Partia Komuniste. Ky ishte qëndrimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku teksa komentoi në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vendimin e për heqjen e të drejtës PD-së për të në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.
30 Maj 2022, 22:47 -
Zgjedhja e Berishës kryetar, deputetët demokratë të ndarë! Duma kthesë 180 gradë: Duhet njohur vullneti i demokratëve! PS ironizon: ‘Fitore’ ndaj SHBA! Meta: Të respektohet vota
Pavarësisht se Sali Berisha e konsideroi moment historik, deputetët e PD nuk do e njohin për kryetar. Ata e quajnë një proces që nuk e bashkoi dhe as nuk e forcoi PD-në. Asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ndau urime për zgjedhjen e Berishës.
23 Maj 2022, 11:44 -
Çollaku në 'Repolitix': Nuk mund të marr pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi! Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë
Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mblidhet ditën e nesërme. Kështu tha në një lidhje live me emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv.
5 Maj 2022, 22:37 -
Kreshnik Çollaku: Rama rrëzohet me anti-modelin e tij, që është pastërtia politike
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha të hënën për ‘Kontrast’ se zgjedhjet që ‘Rithemelimi’ po zhvillon nëpër degë nuk janë gjithëpërfshirëse. Ai u shpreh se kjo vihet re fare qartë nga pjesëmarrja që nuk i kalon 30%. Duke u ndalur tek lufta opozitare e PD-së, deputeti u shpreh se ajo duhet të fokusohet tek gjetja e një anti-modeli të Ramës.
18 Prill 2022, 18:59 -
Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje deputetin e PD, Kreshnik Çollaku
Sipas këtij Komisioni, deklaratat e deputetit kanë qenë të qëllimshme dhe janë shpifje. Ndër të tjera, Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën, thotë se deklarata e Çollakut në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, janë tejet të rënda, dhe rrisin tensionet brenda kësaj force politike dhe përçarje në besimet e ndryshme fetare të anëtarësisë së PD.
28 Shkurt 2022, 13:57 -
Kriza në Ukrainë, Çollaku: Europa s'do jetë më e njëjta! Hoxhaj: Putin si Hitleri! Sa herë Rusia sulmon Europën Lindore, Serbia do ‘godas’ Ballkanin
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha për Report Tv se Europa nuk do të jetë më e njëjta pas sulmit të Ukrainës nga Rusia.
25 Shkurt 2022, 22:55 -
-
Çollaku te ‘5 Pyetjet’: Zgjidhja e krizës në PD, s’është votëbesimi, por braktisja totale e dhunës! Pasojat do bien mbi demokratët e thjeshtë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.
17 Janar 2022, 22:49 -
Debatet në Kryesi/ Deputeti i PD, Çollaku: Njerëzit e Berishës kishin lista deputetësh të cilit do t'i sulmonin fizikisht kur të përballeshin
Çollaku është i mendimit se dhunuesit dhe të dhunuarit në protestë s'mund të rrijnë më bashkë ndërsa shton se i vjen turp ta thotë, por në protestën e 8 janarit ishin miqtë dhe bashkëpunëtorët që drejtuan një sulm fizik.
11 Janar 2022, 13:01 -
Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pamerituara
Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.
7 Janar 2022, 18:10 -
Nesër do vritet një deputet i PD-së?! Çollaku në Report Tv: Nuk është çështje e PD-së, të trajtohet si ngjarje kriminale! Braho të japë informacione
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka folur në ‘Studio Live’ në Report Tv lidhur me deklaratën e Spartak Brahos se në protestën e ditës së nesërme do të vritet një deputet me inicialet E.A. Çollaku tha se nëse ka situata të tilla kjo nuk është më një &a
7 Janar 2022, 18:09 -
Deklarata e fortë e Spartak Brahos: Nesër në protestë do të vritet ky deputet, do të qëllohet pas shpine! Çollaku: S'ka lidhje me PD, të trajtohet si ngjarje kriminale
Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nesër në protestën e Sali Berishës do të ketë dhunë madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se një deputet rrezikon të vritet. Ai e ka përmendur vetëm me iniciale, E.A., duke thënë se do të qëllohet pas shpine.
7 Janar 2022, 17:01 -
Protesta e Berishës, Çollaku: E sabotoi duke sjellë fanatikë poshtë selisë për të thirrur 'Basha ik'! Një bërthamë e ngushtë përreth ish-kryeministrit synon të krijojë strukturë paralele me PD
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
20 Dhjetor 2021, 22:08 -
Çollaku në 'Pa Protokoll': Do bëhej 'Foltore' për Bashën nëse mbronte Berishën! Deputetja e PD: Kuvendet, e vetmja formë për të thënë gjërat hapur! Analisti: 11 dhe 18 dhjetori shkatërrojnë partinë
Deputeti Kreshnik Çollaku deklaroi se do kishte qenë shumë i gatshëm të bëhej ‘Foltore’ gjatë 8 viteve dhe PD ka pasur shumë nevojë. Më tej, ai u shpreh se ishte parashikuar ‘Foltore’ nëse Basha do të mbronte Berishën. Analisti Leonard Karaj, deklaroi se dy kuvendet e thirrura e shkatërrojnë Partinë Demokratike në thelb. Sakaq, deputetja e PD, Sorina Koti deklaroi se Kuvendet ndoshta janë e vetmja formë për të thënë gjërat hapur.
3 Dhjetor 2021, 22:08 -
Politikë
Përplasja Basha-Berisha, debati në Report TV/ Çollaku: I shërben politikës! Kulluri: Kreu i PD kërkon negociatë për të ikur! Përmeti: Berisha triumfon
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, tha në Report Tv se Basha po kërkon negociatë për t'u larguar nga PD. Ish-deputeti Andi Përmeti thekson se Basha është i shkarkuar, ndërsa duhet gjetur mënyra si të merret vula e kryetarit. Sakaq, analisti çollaku e vlerëson si pozitive debatin në PD, duke thënë se i shërben politikës. Analisti Çollaku nuk la pa përmendur Partinë Socialiste, ku tha se atje situata është shumë më keq se në PD.
8 Nëntor 2021, 14:06 -
Politikë
Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministrja e Arsimit: Takim me kryebashkiakët
Partia Demokratike ka ngritur në Kuvend shqetësimin e mungesës së transportit për fëmijët në shkolla. Kjo problematikë gjeti përkrahjen nga maxhoranca, të clët i bën thirrje ministres së Arsimit që të gjejnë një zgjidhje. Kushi tha se kanë organizuar një takim nesër në 11:00 me kryebashkiakët për të diskutuar mbi këto probleme.
25 Tetor 2021, 21:19 -
Politikë
Floriana Garo e zhgënjyer me kryetarin e PD-së: As nuk më telefonoi pas humbjes së zgjedhjeve! I përgjigjet deputeti: Mirë t’i bëhet Lul Bashës me kësi rastesh
Moderatorja Floriana Garo ishte një nga risitë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të fushatës zgjedhore.
15 Tetor 2021, 08:40 -
Politikë
Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.
29 Korrik 2021, 13:26 -
Opinion
