-
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
Dumani prezantoi në KLP punën e SPAK gjatë vitit 2024. Krahas arritjeve, ai ngriti disa shqetësime, nga zvarritja e seancave paraprake në GJKKO, sulmet e krimit, politikës e medias ndaj SPAK, te mungesa e këshilltarëve ligjorë dhe ulja e referimeve nga institucionet. Në mbledhje edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe një prokuror i OPDAT.
14 Prill 2025, 10:48 -
Agron Shehaj hap fushatën: Lufta kundër korrupsionit jetike! Mbështesim SPAK, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve
Para mbështetësve të tij, nga Pallati i Kongreseve kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e vuri theksin tek korrupsioni, i cili që sipas tij është problemi kryesor në vend. Shehaj deklaroi se Partia Mundësia është opozita e vërtetë në Shqipëri, që do të bëjë një betejë të ashpër në Parlament kundër vjedhjes dhe varfërimit të qytetarëve.
13 Prill 2025, 19:13 -
11 maji/ SPAK në terren, ‘konstituohen’ zyrat në 12 qarqet! Në këto zgjedhje, vëmendje e shtuar hetimit të krimeve zgjedhore
Paralelisht me partitë politike edhe Prokuroria e Posaçme ka zbritur në të gjitha qarqet e vendit për të monitoruar situatën para dhe pas zgjedhore, për të parandaluar krimet elektorale. Drejtuesi i SPAK Altin Dumani së bashku me prokurorët e deleguar në rrethe kanë zhvilluar takime për të koordinuar veprimet.
13 Prill 2025, 17:15 -
Dosja 'Revanshi'/ Tjetër njoftim për Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh
Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar
12 Prill 2025, 16:06 -
Uji i ndotur në zonën e 'Komunës së Parisit', gazetari Arsen Rusta kallëzon në SPAK kreun e UKT dhe drejtuesen e komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristani
Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ky problem të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga gazetari Arsen Rusta, ndaj Skerdi Drenovës kreu UKT dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani. Gazetari ka paraqitur edhe disa pyetje lidhur me punimet nëse ato janë me tender.
12 Prill 2025, 15:15 -
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Ahmetajt, kthen për rigjykim në Apel sekuestron e 1 apartamenti dhe 2 llogarive bankare të ish gruas së tij
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke çuar për rigjykim në Apelin e Posaçëm vendimet për sekuestrot ndaj 1 apartamenti në zonën e Shallvareve dhe 2 llogarive bankare, të ish bashkëshortes së tij, për cënim të të drejtës së pronësisë.
11 Prill 2025, 19:57 -
Altin Dumani takim me prokurorët në Fier, në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore
Në Prokurorinë Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorëve të kësaj prokurorie. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjitshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore.
11 Prill 2025, 16:41 -
Trafikonin emigrantë, SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale (EMRAT)
Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave 6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.
11 Prill 2025, 15:56 -
Mediu pas seancës: Kalibrat s’i përcakton ministri, po akuzohem për rregulloret ushtarake dhe librat rusë! S’kisha lindur ende në Traktatin e Varshavës, situatë absurde (VIDEO)
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme dhe përfundimit të seancës që u shty për në datën 22 prill, kur do lexohen edhe pjesa tjetër e kundërshtimeve të tij, 70 faqet e mbetura nga 150 në total.Mediu pretendoi se po akuzohet nga Prokuroria për
11 Prill 2025, 15:36 -
Deklaratat për Drejtësinë pas arrestimit të Veliajt? Rama: Ishin kritika dhe jo retorikë e ashpër! Nuk kam komente për përgjimet! T’i japim mesazh BE-së me shumicë votash
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të bëra në lidhje me deklaratat e dhëna pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt nga SPAK dhe akuzave të opozitës.Ai u shpreh se kritikat e tij kanë qenë të zëshme për atë moment dhe vend dhe j
11 Prill 2025, 14:45 -
Retorika ndaj opozitës/ Rama për Report Tv: Kush i ka problem memet mos t’i shohë! Aleanca për Shqipërinë Madhështore, grumbullim i mbetjeve politike
Grumbullim mbetjesh politike i quan kryesocialsiti Edi Rama kundërshtarët e tij politikë. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Rama thotë se kush i ka problem memet mos t’i shohë, ndërsa thekson se PD është thjesht një kënetë dhe jo ajo që ka qenë dikur.
11 Prill 2025, 14:44 -
'Ne po rrimë, anëtarësimi bëhet vetë!' Rama ironizon opozitën: Nëse ‘këneta’ fiton, negociatat nuk do ecin si me ne! Damka në lule të ballit e ‘bufit’ nuk shlyhet në sytë e BE-së
Kryeministri Edi Rama ironizoi edhe opozitën në intervistën ekskluzive që dha për Report Tv dhe gazetarin Arbër Hitaj, duke u shprehur se “ne po rrimë, pasi anëtarësimi do bëhet vetë”.Teksa shpjegoi se anëtarësimi në BE vjen vetëm pasi të bëhen detyrat e shtëpi
11 Prill 2025, 14:41 -
Çmimet e larta? Rama i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve: Nuk jap receta elektorale, po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në
11 Prill 2025, 14:37 -
Si i keni raportet me Trump? Ja si përgjigjet Edi Rama për Report Tv
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të Report Tv edhe për raportet me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump dhe pretendimeve të opozitës se nëse Shqipëria hyn në BE, nuk do jetë për shkak të qeverisjes, por për shkak të gjeopolitikës.Kreu i qeverisë theksoi se mar
11 Prill 2025, 14:26 -
LaCivita? Rama për Report Tv: Turist që shpenzon në Shqipëri, ‘magjia’ do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet
Në një intervistë për Report Tv, kryesocialsiti Edi Rama komenton ardhjen e Chris LaCivita si këshilltar i PD, ndërsa thotë se e sheh thjesht si një turist, duke ngritur edhe pyetjen se ku i gjeti paratë Berisha për ta paguar. ‘Magjitë’ e LaCivita, Rama thotë për gazetarin Arbër Hitaj se do të për
11 Prill 2025, 14:22 -
Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një intervistë për Report TV, foli për fushatën e Partisë Socialiste, duke sqaruar se do të jetë tematike dhe e fokusuar te ekonomia dhe integrimi. Në një koment për këshilltarin amerikan të koalicionit të Sali Berishës, Chris LaCivita Rama ngriti pyetjen se sa ka kushtuar, dhe bëri një parashikim për garën e 11 majit.
11 Prill 2025, 14:00 -
Tiranë/ Kreu i ARRSH-së paraqitet përsëri në SPAK, Gentian Gjyli ishte edhe në muajin janar! U pyet për dy orë për tenderët e ish-drejtorit të arrestuar Berberi (VIDEO)
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme. Herën e kaluar, u pyet për dy orë më 14 janar. Dha shpjegime për disa nga procedurat tenderuese të rrugëve, në kohën e ish-drejtorit të arrestuar Evis Berberi
11 Prill 2025, 13:06 -
Zgjedhjet/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK! Çela informon Zannier: E njohëm me masat e marra për krimin elektoral, do mbështesim dhe Misionin
Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, ishte në krye të delegacionit OSBE/ODHIR në takimin që ka zhvilluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me kreun e saj Olsian Çela. Më pas ata zhvilluan takim edhe në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, me të njëjtën tematikë
11 Prill 2025, 12:49 -
Masakra e Gërdecit/ Pas taktikës së zvarritjes, Fatmir Mediu shkon në GJKKO: 'Shpenzimet e transportit të municioneve dhe kalibrat, jo kompetencë e ministrit!' Gjyqi shtyhet për më 22 prill
Ish-ministri lexoi 80 nga 150 faqe, seanca shtyhet për më 22 prill. herën e kaluar gjyqtarja Irena Gjoka paralajmëroi avokatët e ish-ministrit se nuk do toleronte më. Sot Mediu kundërshtoi disa nga përgjigjet e ekspertëve. Pretendon se kompetencat i kishte Shtabi i Forcave të Arnatosura
11 Prill 2025, 11:27 -
Akuzat se Proda s’zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës/ SPAK përgënjeshtron Këlliçin: Kemi pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit
SPAK i hodhi poshtë këto pretendime të përfaqësuesit të PD-së, Belind Këlliçi, dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.
11 Prill 2025, 09:51
