-
Nën hetim për fshehje të ardhurash e deklarim të rremë pasurie, SPAK njofton KPA për Ardian Hajdarin! Pritet pezullimi
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaccëm të Apelimit se ka marrë të pandehur anëtarin Ardian Hajdari. Tashmë sipas Kushtetutës dhe ligjit KPA duhet të marrë në shyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari.
31 Janar 2022, 09:44 -
Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë! Prokuroria e Tiranës: S'kemi kompetencë
Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.
28 Janar 2022, 13:36 -
Dubai epiqendra e mafies italiane dhe shqiptare, vendi ku strehohen kriminelët të kërkuar nga SPAK! Kriminologu italian: Jetojnë në luks të shfrenuar
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
27 Janar 2022, 20:38 -
Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale që trafikuan 1,120 klandestinë, shkon në 19 numri i të arrestuarve në Shqipëri, prangoset në Vlorë i shpalluri në kërkim (EMRI)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klement Latifaj i cili ishte shpallur në kërkim dhe u prangos sot në Vlorë. Greqi-Shqipëri-Itali në një operacion të përbashkët kanë shkatërruar katër grupe kriminale që trafikonin klandestinë.
27 Janar 2022, 17:08 -
Dosja në SPAK/ Emrat e 10 zyrtarëve të Shëndetësisë të kallëzuar nga KLSH për koncesionin e laboratorëve me vlerë mbi 100 milionë euro, ja kush i merr paratë
Report Tv zbulon detaje rreth dërgimit në SPAK nga KLSH të koncesionit të laboratorëve në 18 spitale të vendit, kompania fituese ishte në ndjekje penale në Spanjë, u injorua kundërshtimi i Bankës Botërore.
27 Janar 2022, 16:44 -
KPA me një tjetër anëtar problematik, pas dënimit të Luan Dacit SPAK merr të pandehur Ardian Hajdarin! Akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie, pezullohet automatikisht
Thellohet skandali me trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas dënimit e shkarkimit të Luan Dacit, SPAK ka marrë të pandehur një tjetër anëtar të këtij institucioni të rëndësishëm, Ardian Hajdarin. Report Tv mëson se atij i janë komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie.
27 Janar 2022, 15:39 -
PD kallëzon në SPAK Erion Veliajn: I dha një trafikanti droge ndërtimin tek 5 Maji
Partia Demokratike njofton se ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
27 Janar 2022, 14:25 -
Tjetërsim pronash në Tiranë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 17 të pandehur, 2 punonjës të Kadastrës! Merrnin deri në 200 mijë lekë për të dhënë certifikatën e pronësisë
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dërguar 17 persona për gjykim në GJKKO, 2 prej të cilëve zyrtarë të Kadastrës së Tiranës.
27 Janar 2022, 11:22 -
Shpërdoruan detyrën dhe abuzuan me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij
Në një auditim në Autoritetin Portual Durrës, KLSH ka kallëzuar në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
26 Janar 2022, 16:13 -
Shkelën barazinë në tenderat për pajisjen me laboratorë të spitaleve në Sarandë dhe Lushnjë, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës, mes tyre 8 të Ministrisë së Shëndetësisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Ata akuzohen nga KLSH se kanë abuzuar me barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve "monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.
26 Janar 2022, 15:26 -
Afera 3.7 mln euro për inceneratorët, shpallen në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja dhe Klodian Zoto
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Stela Gugallja dhe Klodian Zoto të përfshirë në skemën e skandalit të inceneratorëve, për këtë arsye Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ka vendosur që t'i shpallë në kërkim ndërkombëtar. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.
26 Janar 2022, 11:52 -
Pas dënimit të Luan Dacit, një tjetër anëtar i KPA merret nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh
Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka marrë nën hetim anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Burime SPAK konfirmojnë nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
26 Janar 2022, 11:40 -
Padia kundër KLP, Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në provë brenda vetes
Sipas Gazment Bardhit, Alfred Shehu i ka shërbyer bandave të Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa thekson se u kap në flagrancë duke mashtruar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa pasi kaloi vettingun u përzgjodh në SPAK.
22 Janar 2022, 17:13 -
Përgjimet/ 21 egjiptianë u strehuan tek shtëpia e Petrit Pashajt, gjurmët e njëri prej të arrestuarve u zbuluan nga qesja e duhanit
Report Tv ka zbardhur dosjen hetimore për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Sipas dosjes hetimore, thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar 21 egjiptianë në godinën në pronësi të tij, një objekt tre katësh në lagjen “Osman Haxhiu”. Sipas dosjes në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur
21 Janar 2022, 16:15 -
I arrestuar për përfitim të 3.7 mln euro nga inceneratorët, Lefter Koka nga qelia përfundon në spital
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve, pasi ndodhet në qeli për përfitimin e 3.7 mln euro nga incerenatorët.
21 Janar 2022, 15:30 -
Përgjimet mes trafikantëve të sirianëve: O rrush shko merr 4 krushq, mos harro lekët
Soran Saber pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë. Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Në përgjimin
21 Janar 2022, 15:26 -
Përgjimet/ Me 4 sirianë në furgon, shoferi ngatërron rrugën, trafikanti: Aman se na more më qafë, na bëre gropën
Fatjon Koçllari dhe Rudin Shkrela, të dy të arrestuar si pjesë e trafikut të klandestinëve kanë komunikuar mes tyre ne dhjetor të 2020, për transportin e 4 klandestinëve sirianë nga Korça drejt Tiranës kundrejt shumës 1200 Euro. Sirianët janë marrë nga Turqia, në Greqi dhe më
21 Janar 2022, 14:24 -
DOSJA/ 5 episodet ku u kapën 219 klandestinë! Përgjimet që fundosën trafikantët e refugjatëve nga Lindja e Mesme përmes Shqipërisë drejt Italisë e Greqisë: Nxirri lekët, t'ju çojmë në Tiranë
Report Tv ka zbardhur dosjen e trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Arrestimi i 25 personave është bërë pas zbulimit të përfshirjes së tyre në skemën e trafikut të klandestinëve përmes përgjimeve.
21 Janar 2022, 13:29 -
Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn në 21 shkurt seancën për 'fatin' e gjyqtares Enkelejda Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shtyrë për në datën 21 shkurt vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi kjo e fundit nuk ishte dakord me KLGJ, që e shkarkoi pas arrestimit të saj nga SPAK gjatë superoperacionit në Gjykatën e Krujës. Shkak për shtyrjen e seancën është bërë kërkesa e vetë ish- gjyqtares për t'u njohur me dokumentet që KLGj i ka vënë në dispozicion KPA-së, lidhur me argumentet që ka dhënë për shkarkimin e saj.
20 Janar 2022, 10:44 -
Rrjeti i trafikut të klandestinëve, dalin emrat, kush janë 18 të arrestuarit në Shqipëri
Report Tv mëson emrat e 18 trafikantëve të klandestinëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar 'Astrolabio. Ato janë; Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Ga&
19 Janar 2022, 13:57 -
Rrjeti i trafikut të klandestinëve, koka e grupit një egjiptian! Dy turq u kapën në Sarandë
Report Tv mëson se kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve është egjiptiani Muhamet Sherif, ndërsa një turk i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në Sarandë. Ky i fundit raportohet se ishte drejtuesi i gomones. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu ësht&eu
19 Janar 2022, 12:51 -
Goditja e grupit që trafikonte klandestinë, dalin pamjet e arrestimeve në Shqipëri
Dalin pamjet e arrestimit në Shqipëri të disa anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e klandestinëve. Mësohet se janë lëshuar 25 urdhër arreste ndërsa bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj. Pjestarët e 4 grupeve kriminale pasi siguronin pe
19 Janar 2022, 12:44 -
Operacioni për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, reagon Ministri i Brendshëm: Të angazhuar për të goditur çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së. Sipas &
19 Janar 2022, 12:15 -
Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale për kontrabandimin e emigrantëve, policia italiane: Trafikantët përdornin emra false, gjetëm kanalet financiare të përdorura
Policia italiane ka dhënë të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme. Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë
19 Janar 2022, 10:59 -
Greqi-Shqipëri-Itali shkatërrojnë 4 grupe kriminale që trafikuan 1120 klandestinë me jaht nga Lindja e Mesme në vendet e BE! SPAK kërkon prangosjen e 25 personave, mes tyre 7 të huaj! Itinerari
SPAK ka urdhëruar arrestimin e 25 personave si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte klandestinë kundrejt pagesës. Bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq. Hetimet kanë zbuluar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve. Trafikantët merrnin deri në 10 mijë euro për person. Në vendin tonë janë arrestuar 18 persona ndërsa 7 masa sigurie nuk janë ekzekutuar ende.
19 Janar 2022, 10:11 -
Akuzohen për trafik klandestinësh, pesë të ndaluarit në Vlorë shoqërohen drejt Tiranës (EMRAT)
Report Tv mëson se Policia e Vlorës ka shoqëruar drejt Tiranës pesë persona të cilët dyshohen për trafik klandestinësh. Më konkretisht bëhet fjalë për Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili. Blutë e qytetit bregdetar e zhvilluan operacionin në orët e para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personave të rrezikshëm dhe me precedent penal.
19 Janar 2022, 08:24 -
Policia aksion në Vlorë, ndalohen pesë persona, nisen drejt Tiranës! Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh
Policia ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës për të arrestuar persona që përbëjnë rrezik shoqëror dhe me precedent penal.
19 Janar 2022, 07:40 -
GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis: Paraqet rrezikshmëri
Arbër Çekaj do të vijojë të qëndrojë i izoluar në regjimin 41-Bis, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GKKO) i ka refuzuar kërkesën, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.
18 Janar 2022, 11:27 -
Skandali me inceneratorët, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka
Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme, duke refuzuar kërkesën e bërë nga Koka.
18 Janar 2022, 11:15 -
Elbasan/ Rrugë dhe tendera për rilindjen urbane, firma 'Vëllezërit Hysa' nën hetim nga SPAK! Bastisen zyrat dhe sekuestrohen dokumente! Dyshohet për aferë miliona euro
Dyshohet se kemi të bëjmë me një aferë miliona euro për rrugë e tendera për rilindjen urbane. Sot autoritetet kanë sekuestruar në zyrat e kompanisë disa dokumente që kanë të bëjnë me aktivitetin e kryer.
17 Janar 2022, 19:29 -
SPAK arreston policin në Kukës, i kërkoi para një personi në 'arrest shtëpie' pasi e kapi duke thyer masën
SPAK ka arrestuar një polic ditën e sotme në Kukës, të akuzuar për marrje ryshfeti. Mësohet se në pranga ka rënë polici Shkëlqim Çika, i cili i kërkoi para Admir Spahisë, pasi e kapi duke shkelur masën 'arrest shtëpie'.
15 Janar 2022, 11:56 -
Berisha në Prokurori/ Pse dosja duhet të referohet në SPAK për dëshmi të rreme dhe organizim të dhunës së 8 janarit, organi i akuzës në provë (VIDEO)
Videoja e urdhrit për sulmin e ndaj selisë së PD-së detyron Prokurorinë e Tiranës të referojë Sali Berishën për hetime në SPAK. Prokurorët morën në pyetje një dëshmitar që është kapur në flagrancës si organizator i dhunës!
14 Janar 2022, 16:16 -
Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK dërgon për gjykim ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy të tjerat
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionin ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe Majlinda Hasani dhe Florida Beu, pasi akuzohen për "Ushtrim të ndikimit të paligjshëm" për punësimin në Ministrinë e Brendshme.
13 Janar 2022, 15:57 -
Banorët e Postribës denoncojnë në SPAK guroren që ndot ujin e pijshëm: O të zbatohet Kushtetuta ose do zbatojmë kanunin
Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë denoncim në SPAK për guroren që po ndot ujin e tyre të pijshëm. Pasi bënë disa protesta, duket se problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje dhe për këtë i janë drejtuar SPAK më një kallëzim që të veprojë, në të kundërt kërcënojnë se do të bëjnë drejtësi me ‘kanun'.
13 Janar 2022, 14:53 -
Uji i ndotur dhe i papërdorshëm për konsum, banorët e Postribës protestojnë: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg! Drejtori i kanalizimeve Shkodër: Kemi gjetur zgjidhjen
Banorët e Postribës protestuan sot përpara ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër për sa i përket ujit të pijshëm i cili sipas tyre është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur, problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Banorët mbanin pankarta “O drejtësi, o revoltë” në duar ku kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.
10 Janar 2022, 11:09 -
Videoja që inkriminon Berishën, SPAK ende në kohë për të shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm
Sali Berisha është subjekt i SPAK në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë video, Sali Berisha shihet teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD si ata komandantët në mesjetë që jepnin kushtrimin për sulm mbi armikun.
10 Janar 2022, 08:21 -
Eduard Zaloshnja: Çfarë do të bëjë SPAK-u për 20 miliardë dollarë firot në 20 vjet?
Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit? Tek “peshqit” e vegjël, të mesëm e të mëdhenj, duke filluar nga shitësit e vegjël të lagjeve (të cilët rrallë e japin kuponin tatimor), e deri te biznesmenët e politikanët më të mëdhenj
6 Janar 2022, 14:54 -
Luan Daci kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij: Janë dënuar pa fakt penal, është shkelur Kushtetuta
Luan Daci, ish anëtari Kolegjit të Apelimit, kërkon nga Parlamenti të ngrejë një komision hetimor pasi ai pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe shkarkuar pa fakt penal e ligj të shkelur.
4 Janar 2022, 13:07