112 - Përmbytja e rrugëve të Tiranës. Të gjitha forcat e policisë në akset problematike (5 Nëntor 2023)

5 Nëntor 2023, 20:23

Përmbytja e rrugëve të Tiranës vuri në lëvizje të gjitha forcat policore. Emisioni 112 ndoqi veprimet e ndërmarra hap pas hapi në akset problematike. Nga mëngjesi në mbrëmje policia rrugore, policia bashkiake, rendi dhe Shigjetat ishin të angazhuara për zhbllokimin e trafikut dhe zgjidhjen e problematikave të tjera që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm. Në zonën pranë Liqenit të Thatë në Tiranë një i ri shfaqi sjellje të dyshimta sapo pa skuadrën e Shigjetave. Gjatë kontrollit atij iu gjet lëndë e dyshuar kanabis sativa. I riu kërkoi që mos ta prangosnin me premtimin se nuk do ta përsëriste më, por Shigjetat i nënvizuan se veprimi i tij ishte në kundërshtim me ligjin dhe e shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme. Zërat e lartë nga ambient pranë një biznesi në një lagje të kryeqytetit kanë shqetësuar qytetarët. Përfaqësuesit e biznesit nuk reaguan me qetësi ndaj këtyre pretendimeve që iu përcollën nga policia e rendit. Ata nuk pranuan të shpërndaheshin. Skuadra Shigjeta njoftohet të shkojë në mbështetje të forcave të rendit. Komunikimi i parregullt është i ndëshkueshëm për këdo, edhe për ata që mbajnë veshur uniformat e policisë. Në rastin konkret, kemi rastin e një përfaqësuesi biznesi që nuk i bindet një urdhri të ligjshëm të punonjësit të policisë së rendit publik. Kjo sjellje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri gjer në tre muaj. Përfaqësuesi i biznesit u shoqërua nga Shqiponjat në komisariatin nr.2 për veprime të mëtejshme.

    No videos found.