Çfarë nuk u pa nga operacioni kombëtar “tempulli” në Tiranë? (1 tetor 2023)

1 Tetor 2023, 20:40 | Përditesimi i fundit: 2023-10-01 20:52:38

Operacioni kombëtar “Tempulli” çoi në pranga 233 shpërndarës droge në disa qarqe si dhe bëri të mundur goditjen e 23 grupeve kriminale. Emisioni 112 sjell pamje dhe situata reale nga ky megaoperacion. Në këtë episod jemi përqendruar në gjithçka ndodhi në Tiranë prej orës 05:00 të mëngjesit kur u dhanë informacionet e para në të gjitha komisariatet e policisë së kryeqytetit. Si u bë ndërhyrja dhe kontrollet në banesa, si u gjendën të papërgatitur personat që rezultonin në listën e urdhër-arresteve të lëshuar nga prokuroria? Në episodin e radhës, Report TV do të sjellë planet e filmuara në megaoperacionin “Tempulli” në qytetet e tjera të Shqipërisë.