Si në filma. Droni i policisë e filmon ndërsa po dëmtonte armën (15 Tetor 2023)

16 Tetor 2023, 07:12

Emisioni 112 në këtë seri sjell kontrollet dhe monitorimet e policisë së shtetit ndaj personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në Durrës, droni I policisë filmon një prej këtyre të dyshuarëve teksa po dështon në përpjekjet e tij për të dëmtuar armën që posedonte. Ndërsa në Tiranë e gjithë Policia e Shtetit ishte mobilizuar për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Çeki. Dita nisi me kontrollin e stadiumit nga forcat RENEA. Ndërsa uniformat blu dhe Shigjetat u porositën të kryejnë kontrolle të detajuara.