19-vjeçarja zhduket në Francë...tha se do takonte profesorin!

23 Dhjetor 2019, 19:52

FRANCË- Arta Mehmeti nga Kosova u zhduk nga Franca, 4 ditë më parë. Rasti i 19-vjeçares denoncohet në "Pa Gjurmë" nga të afërm të saj, pasi ajo u zhduk ditën e fundit që zhvillonte praktikën për kuzhiniere. Më 20 dhjetor të këtij viti u nis si zakonisht herët në mëngjes, një ambiente i cili ndodhej 20 minuta larg nga banesa e saj në qytetin Clermont-Ferrand, afër Lionit. Kushërira e saj komunikoi me të rreth mesdites, në orën 12:00 ajo i dërgoi një foto pa i shpjeguar nëse ndodhej në ambientet e shkollës apo jo. 19-vjecarja dukej me veshje normale, por me përparësen e kuzhinës.

Itinerari i tre javëve të fundit i 19-vjeçares ishte praktika që zhvillonte, për t’u pajisur me një diplomë në fushën e gastronomisë si specialiste kuzhine, ndërsa ditën që u zhduk ishte dita e fundit e praktikës. E humbur katër ditë më parë, familja nuk ka asnjë informacion për fatin e Artës, ndërsa foli për herë të fundit në telefon me babanë, rreth orës 5 të pasdites të asaj dite kur humbi gjurmët. Ajo i tha babait se ishte duke pritur autobusin, ndërsa ky i fundit vonohej për shkak të protestës që zhvillohej prej një jave nga qytetarët francez në qytet.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv