20 mije € shperblim per Iglin Zdraven/ Motra: Dyshoj se e mban peng nje grua e martuar

Anila Xhaferri është motra e Igli Zdravës i humbur që prej 16 gushtit të vitit 2008, e cila kërkon që prej 10 vitesh nga zhdukja e vëllait të dijë të vërtetën mbi vendodhjen e tij.

Përmes një letre të gjatë të dërguar në adresë të emisionit “Pa gjurmë”, Anila tregon për kontaktin e fundit që pati familja me Iglin nga Athina.

Sot Igli është një 34 vjeçar, ndërsa u zhduk pa lënë asnjë gjurmë kur ishte 24 vjeç. I lindur në maj të vitit 1984 i riu nuk la asnjë shenjë nga humbja e tij prej një dekade.

Familjarët bënë denoncim në policinë greke, gjithashtu nisën kërkimët edhe vetë, por deri tani nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë gjurmë të 34-vjeçarit.

Anila e motra, në rreshtat e kësaj letre thekson se Igli në kohën kur ndodhej në shtetin Helen nuk ishte i pajisur me dokumanta te rregullta, por pak para se të zhdukej kishte qenë për pak kohë në Shqipëri, pasi edhe u fejua.

Pas kësaj fejese ai në qershor do të largohej drejt Greqisë, në vitin 2008 për të stacionuar vendodhjen e tij në Athinë.

Anila, e motra jetonte edhe ajo atje, ndërsa banonin në banesa të ndryshme ishim shumë afër njëri -tjetrit. Ajo jetonte me familjen e saj ndërsa Igli jetonte vetëm, në një shtëpi që e kishte marrë me qera.

"Në 2006 është dënuar në Greqi dhe bashkëjetonte me një grua. Shkoi për ta marrë në Kastoria pa letra dhe për këtë arsye u arrestua. Kishte shkuar që të merrte tre fëmijët në Greqi. Aty u dënua me 5 vite burg por qëndroi vetëm një muaj. Erdhi në Athinë ku isha unë, bashkëjetonte me gruan. Në 2007, vëllai ka ardhur në Shqipëri pa dokumenta. Sepse i humbi dokumentat nga ngjarja. Në fund të janarit të 2008-tës u fejua me një vajzë në Shqipëri,"- tha Anila gjatë emisionit. 

Ditën e zhdukjes Igli kishte qenë në punë bashkë më kunatin e tij, bashkëshortin e Anilës të cilit pasi kishin lënë punën i kishte thënë se do të kalonte nga shtëpia e tyre nga pasditja rreth orës 17:30.

Por Igli nuk shkoi atë natë. Kur e motra dhe bashkëshorti i saj  shkuan tek shtëpia e Iglit e gjetën të mbyllur derën. Në fillim menduan se mund të kiste dalë me ndonjë shok për kafe dhe nuk e morën në telefon. Ditën e dytë, më 17 gusht Anilën e telefon i ati, duke e pyetur për Iglin, pasi ky i fundit e kishte të mbyllur telefonin.

"Ditën kur humbi nuk më hapte telefonin. Dyshova mos ka rënë në burg apo e kanë vrarë. Më 16 gusht më thotë e fejuara e tij që i kishte rënë 3 herë rreth orës 19:00,"-tha i ati gjatë emisionit. 

Nga studio e emisionit "Pa gjurmë" familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë. Ata shprehen se duan të mësojnë të vërtetën e zhdukjes së familjarit të tij.

Programe të tjera