TIRANË - Në këtë episod të Emsionit 112, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit reagojnë pas një thirrje për ndihmë nga një zonjë që ka mbetur jashtë në ballkonin e katit të 6-të. Fëmija i saj 2-vjeçar kishte mbyllur derën e ballkonit ndërsa nuk e hapte dot më. Qytetarët që panë zonjën duke bërtitur nga ballkoni në pamundësi për të thyer xhamin e derës kërkuan ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim ngjarjen e plotë nga telefonata dhe përmes pamjeve ekskluzive nga kamera e trupit të efektivit të policisë ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shpëtuar zonjën e cila kishte lënë edhe sodën ndezur me djalin 2-vjeçar në apartament.
Në orët e mbrëmjes një telefonatë shqetësuese vë sërish në veprim policinë dhe zjarrfikësit në zonën e Brylit. Informacioni i dhënë është për aromë të keqe nga një apartament ndërsa dyshohet se dikush mund të ketë ndërruar jetë aty.
Ju sjellim pamjet ekskluzive nga kjo ngjarje në videon e mësipërme, ku të ndiqni ndërhyrjen e plotë të zjarrfikësve edhe në këtë rast ndërsa ata përgatiten për më të keqen. Shikoni emisionin e plotë për të parë se çfarë ndodh!
Përgjatë emisionit transmetojmë edhe momente nga puna e policisë gjatë orëve të ndalimit të lëvizjes ndërsa Shqiponjat dhe Shigjetat shoqërojnë 3 djem në Komisariatin nr. 1 pasi bënin xhiro me biçikleta dhe nuk kishin as kartë Identiteti me vete.