#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një tjetër histori u denoncua këtë pasdite në programin “Pa Gjurmë” nën moderimin e gazetares Odeta Dume në Report Tv, ku 6-fëmijët e familjes Dedja nga Kodër-Vora janë në kërkim të motrës se tyre. Gjithcka nisi në vitin 1970, kur cifti Bajram dhe Hame Dedja, prindërit e katër vajzave, sollën në jetë binjakët Bajmirë dhe Majlinda dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike u detyruan që vajzën ta dërgojnë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, vendim i cili pason dramën. Edhe pse kanë kaluar 50 vite, motra e saj Lirie Koni, ka ende shpresë se mund të mbërrijë në gjurmët e saj. “Prindërit vendosën që motrën ta linin në spital, pasi nuk ishin dhe shumë mirë nga gjëndja ekonomike, kështu mjekët e dërguan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Prindërit shkuan 3-4 herë ta takonin, ndërsa herën e funditt nuk u lejuan më që ta shikonin Majlindën” Liria shprehet se edhe për shkak të sistemit, prindërit u mashtruan, pasi ata donin ta linin vetëm për pak kohë vajzën në jetimore dhe më pas do e sillnin në familje. Dhe drama në këtë familje pason me letrën që postieri dorëzon tek Bajrami. Një telegram që vinte nga institucioni dhe shkruhej se vajza kishte ndërruar jetë. “Kohë më pas, një postier sjellë një telegram dhe i tregoi babit që vajza kishte vdekur dhe e pyet nëse familja ishte dakort ta varrosnin në Shkodër. Babai im me sa duket e besoi dhe ra dakort të bëhej varrimi atje. Gjyshja i bërtiti duke kërkuar që mes nëntë varreve të hapnin dhe varrin e fëmijës së dhjetë” Që nga ajo kohë familjarët pretendonin se vajza kishte ndërruar jetë. Por pas viteve 2000 një dritë jeshile duket se u ndezë, ku një letër e dytë mbërrin në familjen Dedja. “Pas viteve 2000, na vjenë në shtëpi një letër,ku një vajzë na egonte se ishte nga Lezha dhe ishte e birësuar. Emrin e kishte Majlinda, ndërsa prindërit birësues ia kishin vendosur Suela. Ne besojmë së motrën e kemi gjallë, ndaj e kërkojmë” Cifti Dedja, pasi humben Majlindën u bënë edhe me një tjetër djalë. Sot pas afro 50-vitesh, janë katër motrat dhe dy vëllezërit, ku njëri prej tyre është dhe binjaku i Majlindës, të cilët kërkojnë të mësojnë për fatin e saj.
9 fëmijë iu vdiqën,kërkuan me ngulm një djalë/ Historia e binjakëve që u ndanë në maternitet
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53

