Antipastë e ftohtë nga zonja Vjollca

30 Dhjetor 2020, 10:42

Antipastë e ftohtë

Përbërësit:

2 feta bukë tramezzini

1 kastravec

1 fetë proshutë cotto

8 ullinj

1 lugë gjelle krem djathi

8 stikadentë

Përgatitja:

Presim kastravecin në feta të gjata të holla. Lyejmë shumë hollë me krem djathi një fetë tramezzini. Vendosim mbi të një fetë proshutë cotto e mbi të përsëri një fetë tramezzini. Presim bukën në 2 pjesë dhe çdo pjesë përsëri në 2 pjesë të tjra pra nab ëhen 4 drejtkëndësha të cilat I presim dhe këto në 2 pjesë dhe na formohen 8 katrorë. Në fillim të fetës së kastravecit kalojmë si një qepje një stikadent ngulim një ulli dhe e vendosim mbi cepin tjetër të kastrvecit, e ngulim në qendër të katrorit të prerë, kështu vazhdojmë me të gjithë katrorët I vendosim në pjatancë dhe i shërbejmë.