Antipastë: Trëndafila me piadini nga zonja Vjollca

23 Dhjetor 2020, 10:50

Antipastë: Trëndafila me piadini

Piadini

krem djathi

Feta salami mix

Feta djathi scarmoza

Feta bresaola

ullinj të zi ( 2 copë për 1 trëndadil)

stikadent

Përgatitja:

Presim pjesët anësore të piadinit për ti dhënë formën drejtkëndëshit. Lyejmë të gjithë sipërfaqen e pjadinit me krem djathi presim vertikalisht në shirita me gjerësi 2- 2.5 cm piadinin. për cdo trëndafil duhen 2 feta sallam ose djath në diametër 8 cm. I ndajmë këto feta në ½ pra në 2 pjesë të cilat do të jenë patatët e trëndafilit. vendosim këto patate njëra mbi tjetrën si tjegullat horizontalisht duke I ngjitur me krem djathi aty ku bashkohen fetat e sallamit.. Në fillim të shirit aty ku ka filluar vendosim 1 kokërr ulliri dhe rrotullojmë shiritin e piadinit ndërkohë formojmë një trëndafil. Ndajmë yllinjë në 2 pjesë dhe aty ku përfundon rrotullimi I pjadinit I fiksojmë në stikadentët, duke vendosur si kopsë në majat e stikadentit 2 gjysmat e ullirit. Kështhu vazhdojmë ën djathin, bresaolën e sallamrat që preferoni. mund të bëni sa trëndafila dëshironi duke llogaritur 2 feta produkt djath apo sallam. I servirim në një pjatë apo dërrasë si një buqetë me trëndafila.