Arratisja spektakolare e dy kushurinjve, dëshmi ekskluzive nga spitali grek

30 Maj 2019, 20:47

Pjesa e pare e Pa Gjurme Dt 30 Maj Jetnori ishte vëllai i katërt i familjes pas një vëllai dhe katër motrave. Një djalë energjik, i cili me të mbaruar shkollën fillon punë në kooperativë asokohe, ku punon afro një vit dhe 6-muaj dhe më pas në minierë. Ndërsa Valmir Metja është vëllai i një motre, i cili me të mbaruar shërbimin ushtarak kishte qëllim për tu larguar jashtë vendit. Të dy kushërinjtë rezultojnë sot të humbur. Jetnori bashkë me djalin e xhaxhait Valmir Metja, vendosën për të kaluar kufirin dhjetorin e vitit 1990. Familja e Jetnorit zbulon shënimin e fundit që ai kishte lënë, ku shkruhej:
” Unë do të largohem nga këtu…për një jetë më të mirë.. ku nuk jemi të kontrolluar nga sistemi dhe marrim frymë të qetë..” ! 
Para largimit të tyre edhe Valmiri i kishte lënë një letër familjes:  
“Bashkë me Jetnorin po shkojmë në fshatin Depellosh-Kolonjë, për të blerë ushqime.”
Familjaret u vunë në lëvizje menjëherë, ata bënë denoncimin në policinë e qarkut. Të nesërmen në kufi u gjetën sende personale, që u përkisnin dy të rinjve, sende të cila familjarët i njohën.