Asnjë lajm prej një viti, si u zhduk 75-vjeçari nga Pogradeci

Pjesa e pare e Pa Gjurme dt 31maj Ishte data 13 maj e një viti më parë kur Ylli Braho u largua nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Pogradecari 75-vjecar  babai i tre vajzave tre vajzave dhe i një djali, i cili është ndarë nga jeta shumë i ri, sot rezulton i humbur. I moshuari kishte dy vite që vuante nga skleroza ndërsa kishte dalë edhe më parë nga shtëpia dhe kthehej përsëri. Atë ditë doli që në mëngjes, sikundër kishte bërë edhe herë të tjera, por kësaj here nuk komunikoi me askënd. Itinerari i tij ishte një xhiro buzë liqenit.

Ylli ka jetuar gjithë jetën e tij në qytetin e Pogradecit, dhe është vëllai i katër motrave dhe dy vëllezërve. Me profesion kuzhinier, ai kishte kohë që jetonte bme bashkëshorten e tij ndërsa prej dy vitesh ishte rënduar për shkak të sëmundjes. Por pavarësisht kësaj ai vazhdonte t’i njihte familjarët e tij. Në momentin e largimit nga shtëpia, ai nuk foli me askënd, madje as telefon nuk mbante dhe as kartë identiteti apo para nuk pati me vete.

Pas zhdukjes së tij dhe denoncimit nga familjarët në policinë e Pogradecit, ata kanë mundur të marrin të vetmin informacion se 75-vjecari është parë nga banorët e fshatit Zagocan të Pogradecit, banorë të cilët për afro dy javë jo vetëm e kanë parë në fshat, por edhe i kanë dhënë për të ngrënë, por nuk e kanë ditur që ai ishte larguar nga shtëpia. Dyshimet e familjarëve se i moshuari mund të kishte përfunduar në ujërat e liqenit, tashmë u spostuan në dyshimin se ai ndodhej në këtë fshat, por që nga ajo kohë prej tij nuk ka asnjë gjurmë, që tregon se cfarë mund të ketë ndodhur, afro një vit më pare me këtë 75-vjecar.

Programe të tjera

Shiko të gjitha