Në vitin 2007 Kujtim Koboçi, me origjinë nga Kukësi, 40 vjeç sot humbet kontaktet për herë të dytë nga Belgjika vetëm 4 ditë pasi u rilidh me familjarët e tij. Në vitin 1998 Kujtimi emigron drejt Italisë bashkë me djemtë e tezes me skaf për t’ju ardhur në ndihmë familjarëve pasi nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike. Atje nuk qëndroi shumë pasi kishte si synim Belgjikën. U nis për në Belgjikë dhe rrugëtimi ishte i vështirë pasi gjatë rrugës ka qenë pa ngrënë dhe pa pirë. Pasi arriti në Bruksel çdo gjë dukej normale, punonte dhe kontaktet me familjen i kishte të rregullta ku shpeshherë i ndihmonte edhe ekonomikisht. Ai telefononte çdo ditë dhe fliste çdo ditë me familjen. Ai iu tha familjarëve se do qëndronte një vit atje dhe nëse nuk do i bënte dokumentet do të kthehej në atdhe dhe nuk do i linte vetëm, por nëse do i bënte dokumentat, Kujtimi iu kishte thënë se do t’i merrte atje. Sipas disa fjalëve që bashkëshortja e Kujtimit kishte dëgjuar, ai ishte martuar me një shtetase të huaj. Ky u bë fakt pas pohimit nga ana e Kujtimit ku sipas tij kjo martesë ishte vetëm për shkak të letrave. Telefonatat e tij filluan te rralloheshin pak e nga pak dhe në nëntorin e viti 2002 ai i ndërpreu kontaktet me familjarët për 5 vite rradhazi. Në telefonatën e fundit Kujtimi pyeti për fëmijët dhe e uroi bashkëshorten e tij për festën e Bajramit. Bashkëshortja e pyeti se kur do të kthehet dhe ai i tha se pa bërë dokumentat nuk kthehej. Sali Koboçi, vëllai i madh i Kujtimit përveç varfërisë në të cilën ndodheshin, iu desh që të rriste edhe dy fëmijët e Kujtimit. Në vitin 2007 me anë te emisionit Njerëz të Humbur, familjarët arritën që të kontaktonin me Kujtimin. Ai tha se ka patur probleme në shtetin e Belgjikës prandaj dhe nuk kishte kontaktuar me to por sapo t’I zgjidhte do të kthehj përsëri. I ruajtën lidhjet edhe për 4 ditë të tjera dhe më pas kontaktet u shkëputën përsëri dhe derimë sot nuk kanë mundur të kontaktojnë më me të. Askush nuk e dinte se me çfarë merrej, sipas fjalëve ai kishte edhe fëmijë me atë që bashkëjetonte. Saliu eshte i semure dhe do shume qe ta takoj, sa herë Jeti, djali i tij e pyet a të ka marrë malli për Kujtimin, ai thotë që veç ta takonte edhe njëherë kjo është ajo çka do më së shumti. Kujtimit i ka ndërruar jetë edhe motra e tij, amaneti i të cilës është gjetja e Kujtimit. Një djalë e ka në Angli, ndërsa njërin në Vorë i cili është 13 vjeç sot . Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv
Braktis fëmijë e grua, rimartohet në Belgjikë/ Fëmijët mesazh babait
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

