Bullgur me qiqra dhe perime nga zonja Vjollca

1 Dhjetor 2020, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2020-12-01 11:18:09

Bullgur me qiqra dhe perime

Përbërësit:

1 qepë

1 spec jeshil

1 spec I kuq

2 domate dhe 50 gr pure domate

2 filxhanë çaji bullgurë

4 filxhan çaji I valuar

1 filxhan çaji qiqra të gatuara

kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e kaurdisim sa të zbutet. Shtojmë specat në kubikë të vegjël duke vazhduar kaudisjen sëbashku shtojmë domaten në kubikë, duke I përzjerë deri sa shohim që kokrrat e bullgurit vishen me yndyrë, shtojmë ujin e xnehtë, kripë dhe e lëmë pilafin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare, 5 minutat e fundit shtojmë qiqrat I përziejmë dhe I lëmë deri sa uji të përthtithet nga bulguri tërësisht. Fikim zjarrin dhe mbulojmë pilafin me picetë e më pas me kapak e lëmë kështu për 15 minuta, të tjera e më pas e shërbejmë.