Byrek i hapur me spinaq dhe qepë të thata nga zonja Albana

12 Maj 2022, 11:22

BYREK i HAPUR

Përbërësit:

Për brumin:

2 gota miell

3 lgj vaj

Ujë

Kripë

Niseshte për hapjen e petëve

Për mbushjen:

1 qepë e thatë

1 tufë spinaq

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 gotë qumësht

3 vezë

pak vaj ulliri

Kripë, piper

Djathë të bardhë ose kaçkavall

Përgatitja:

Miellin e përziejmë me kripën, vajin dhe ujin. E punojmë brumin dhe e lemë të pushojë për disa minuta. Për mbushjen kaurdisim qepën e thatë me vaj ulliri, shtojmë kripë, për zbutjen e qepës mbas 3-4 minuta kaurdisje shtojmë kërpudhat dhe specat. Teksa marrin një zbutje të gjithë perimet, shtojmë spinaqin, hapim petën, shtojmë mbushjen mbi petë, shtojmë djathë të bardhë, sikurse edhe kopër. Anët e byrekut i kthejmë dhe pjesa mesore mbetet boshë duke na dhënë përshtypjen e një pice. Në një enë rrahim vezët me qumështin dhe i shtrojmë në mes, petët i lyejmë me një furcë kuzhine.