Byrek me brumë pice nga zonja Albana

17 Qershor 2022, 12:14

Byrek me brumë pice

Përbërësit:

  • 1 petë pice
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 1 vezë
  • ½ tufë majdanoz
  • Proshutë
  • Djathë të grirë

Përgatitja:

Petën e picës e hapim, shtojmë specat e prera kubikë, proshutën e prerë kubikë sikurse dhe djathin e grirë, shtojmë sipër pak kripë dhe piper si dhe majdanoz. Bëjmë mbledhjen e petës role dhe e presim në copa të vogla, i shtojmë në tepsi dhe I lyejmë me vezë. I spërkasim me susam.