Cilat toka bujqësore kthehen në truall, kriteret dhe dokumentet

24 Korrik 2019, 14:35

TIRANË- Në emisionin “Këndi i Ekspertit”, në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të pronave Gjergji Begaj, drejtues i Studios Ligjore “Bylis”. Eksperti ynë ka sqaruar procedurat dë duhen për tokat bujqësore që kthehen në truall. Ai ka shpjeguar se cila toka bujqësore kthehen në truall dhe se çfarë kriteresh duhet që të plotësojnë pronarët që këto toka të marrin vlerën e truallit. Begaj ka folur edhe për rolin e Kadastrës dhe të bashkive? Ai ka sqaruar se ku duhet të paraqiten të interesuarit dhe se cili është dokumenti që duhet të kenë patjetër pronarët e tokave bujqësore.

“Kjo temë është me shumë rëndësi për t’u diskutuar. Ne shpesh, në emisionet e kaluara i kemi prekur edhe këto çështje. Por kjo është me rëndësi sepse shohim shumë njerëz që sorollaten nëpër dyert e institucioneve, si në bashki, në Kadastër apo ish-Hipoteka, për t’u pajisur me një leje ndërtimi, por që nuk dinë sesi të sqarojnë pozicionin e pronës së tyre, d.m.th. sesi ajo kthehet nga tokë bujqësore në tokë truall”, tha fillimisht Begaj.