Këndi i Ekspertit/ Si bëhet transferimi i pensioneve, procedurat dhe dokumentet që duhen

18 Maj 2019, 11:04

Në emisionin e mirënjohur “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Pensioni im”, si çdo javë ishte i ftuar eksperti i problematikave të pensioneve Prof. Dr. Fadil Kepi. Eksperti ynë ka folur këtë javë fillimisht për transferimin e pensioneve. Profesor Kepi ka sqaruar se çfarë është transferimi i pensioneve dhe se çfarë ndodh në rast se ne transferojmë pensionin nga njëri Qark në tjetrin. Gjithashtu ai ka folur rreth dokumentacionit që duhet si dhe nëse është e mundshme transferimi i pensionit jashtë vendit. Më pas eksperti ynë u është përgjigjur pyetje live nga qytetarët në Report TV për problematika të ndryshme që ata kanë rreth çështjeve të pensioneve.