Regjistrimi i kontratave të pronave, afatet dhe gjobat

27 Qershor 2019, 10:33

Në emisionin “Këndi i Ekspertit”, në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të pronave Gjergji Begaj, drejtues i Studios Ligjore “Bylis”. Eksperti ynë ka folur për për kërkesat për regjistrim të pronave, për kamatë-vonesat. Begaj ka sqaruar se çfarë duhet që të kenë parasysh qytetarët që të mos penalizohen me gjobë dhe se sa ditë kalendarike është afati i mbylljes së çdo kontrate që regjistrohet pranë zyrave të Kadastrës. Ai ka shpjeguar edhe se çfarë dokumentesh duhet që të paraqesin qytetarët për regjistrim, pranë zyrave të Kadastrës. Më pas Gjergji Begaj u është përgjigjur pyetje që kanë mbërritur nga qytetarët live në Report TV.

Sot do të flasim për kërkesat për regjistrim, për kamatë-vonesat, neni 25. Çfarë duhet që të kenë parasysh qytetarët që të mos penalizohen me gjobë? Sa ditë kalendarike është afati i mbylljes së çdo kontrate që regjistrohet pranë zyrave të Kadastrës?

Cilat kontrata penalizohen dhe sa arrin vlera e gjobës?

Çfarë dokumentesh duhet që të paraqesin qytetarët për regjistrim, pranë zyrave të Kadastrës?

Kjo është një temë me vlerë dhe shumë e rëndësishme për qytetarët sepse një pjesë prej tyre neglizhojnë dhe penalizohen, gjithmonë në lidhje me çështjet dhe me kontratat e pronësive. Pra, gjithmonë flasim për kontratat që kanë lidhje me çështjet e pronësive.

Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët që të mos penalizohen me gjobë?