Çorbë me thjerrza dhe makarona nga zonja Vjollca

30 Nëntor 2020, 11:07

Çorbë me thjerrza dhe makarona

1 gotë thjerrza jeshile

2 qepë mesatare

1 degë selino

1 karrotë

1 filxhan kafe pure domate

1.5 litër lëng perimesh ose ujë

1 filxhan makarona (të vogla)

1 lugë kafe nenexhik

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përbërësit:

Fillimisht shpëlajmq thjerrzat dhe I vndosim ato për të zjerë në temperturë mesatare për 20 minuta ose I vendosim në ujë 1 natë më parë. Në një tenxhere ngrohim 2-4 lugë vaji ulliri, kaurdisim qepën të grirë në kubikë të vegjël. Shtojmë në të selinon  në kubikë të vegjël, karrotën I kaurdisim me qepën për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë purenë e domates e përziejmë sa të marrë valë dhe 1 lugë kafe nenexhik të thatë, makaronat e vogl dhe lëngun e perimeve, thjerrzat e tjera dhe ujin e nxehtë I përziejmë dhe lëmë çorbën të ziejë për 10-12 minuta. E fikim sobën dhe e lëmë për 10 minuta më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha