Dëshmia “bombë’/ 7 fëmijë të rrëmbyer u mbyllën në bodrum mes tyre edhe Forcimi

28 Dhjetor 2020, 18:19

 

Rreth orës 21 të mbrëmjes, më 21 qershor të vitit 1997 Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga fshati Fetish i Peqinit, u zhduk papritur ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe pronari i bilardos, personi me emrin Shazivar Pashja, i cili sot është një 80-vjecar. Ai u ka thënë familharëve se djalin e ka thërritur një shok, dhe ai është larguar.Nuk dihet shoku që e kërkoi për të dalë nga bilardo 13-vjecari. Nga vonesa që shfaqi në familje, babai I tij Enver Sulkja u nis të kërkonte djalin. Fillimisht shkoi në bilardon e fshatit ku mori si përgjigje të dhënat e vetme që I dha pronari I biznesit. Por që për familjen nuk ishin të mjaftueshme, ndërsa ata bënë denoncimin në polici. Babai dyshon se pronari I bilardos din të vërtetën, pasi ai është I fundit person që ka parë 13-vjecarin të largohej. Jo vetëm, edhe sepse kur babai ka kërkuar më shumë informacion për të birin ai ka ndërruar bisedë. Enveri, babai I Forcimit punonte në Greqi asokohe, ndërsa kishte pak ditë që ndodhej në atdhe kur djali i tij humbi.Ndërsa kërkuan kudo, në familjen Sulkja mbërritën mjaft informacione kontradiktore. Polici i zonës u tha se kishte mbërritur një informacion ku dyshohej se djali ishte vrarë, ndërsa trupi I tij ishte groposur në pyll. Informacion për të cilin nuk u gjet asnjë provë, edhe pas krehjes së zonës.