Drama e 3 fëmijëve të mitur, nëna e sëmurë mendore tentoi t'i helmojë dhe t'i presë organin gjenital! Gjyshja nga Gramshi kërkon kujdestarinë

4 Nëntor, 18:04 | Përditesimi i fundit: 2019-11-04 19:59:57

TIRANE  - Një histori e trishtë erdhi sot në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në Report Tv të moderators Odeta Dume. Një nënë që kërcënon me jetë 3 fëmijët e saj, pasi i ka braktisur dhe një gjyshe që me zemër të ngrirë kërkon t’i ruajë nga kjo marrëzi nipërit e saj të sëmurë, dy djemtë binjakë 9 vjeç dhe mbesa 8-vjeçare.

Në kërkim për të marrë kujdestarisë për tre nipërit, pas ndarjes së djalit dy vite më parë, pasi nëna e tre fëmijëve, F.P, është larguar në drejtim të paditur dhe ka kryer veprime monstuoze ndaj tre fëmijëve të saj, Bajame nga studio e ''Pa gjurmë'' bën publike dramën e familjes nga Gramshi.

Episode që kalojnë çdo kufi të normales, që kanë si autore një nënë 30-vjecare, e cila ka tentuar të bëjë sjellje të pazakonta ndaj fëmijëve të saj. Që nga tentativa për t’i helmuar, rrëmbyer e deri tek lëndimet fizike, duke tentuar prerjen e organit gjenital të një prej djemve të mitur.

''Pa gjurmë'', merr përsipër të zgjidhë këtë çështje. Sipas avokatit Eduard Mullaraj, duke parë raportin e KEMPIT të babait, por edhe simptomat e nënës, ata janë të pamundur të kujdesen për 3 fëmijët, ligji e lejon që gjyshja të kërkojë në Gjykatën e Rrethit  Gjyqësor të Elbasanit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

''Pa gjurmë'' garanton të gjithë mbështetjen nga studio ligjore. Ndërsa shumë shpejt do të bëjë dhe një kërkesë për një paketë rimbursimi që fëmijët të marrin falas mjekimin.

Djali i Bajames, u nda nga bashkëshortja e tij F.Pnë tetor të vitit 2018. Gjykata vendosi që pas ndarjes së çiftit nga Gramshi tre fëmijët, dy djem dhe një vajzë duhet të vazhdojnë jetesën pranë babait, ’’duke gjykuar dhe arsyetuar se babai është i aftë fizikisht dhe mendërisht për të ushtruar rolin e tij prindëror.

Kjo ndarje e çiftit erdhi si pasojë e një sërë problemesh, që sipas gjyshes së fëmijëve Bajamja, solli në familje nusja.  Ajo u largua për të parën herë nga shtëpia duke lënë pas dy binjakët 1 vjecarë dhe vajzën vetëm 3 muajshe.

Është Bajamja ajo, e cila kujdeset vetë për 3 nipërit, të cilët shumë të vegjël vuajnë pasoja të rënda të dramës, në familjen gramshiote. Me një baba, i cili është i paaftë dhe trajtohet me KEMP dhe me një nënë, e cila zhduket dhe shfaqet papritur, ata e kanë të vështirë për t’u rritur në një ambjent normal.

“Me nusen ndërhyri një lajmës. Nuk na e treguan se ajo kishte probleme. Nuk na treguan, na thanë se do një mbështetje dhe do një mësim se nuk ka patur nënë. Dhe unë e pranova se djali kishte defekt. Kur nusja lindi në vitin 2010 dy binjakët, aty e kuptuam. Mjeku nuk i dha ilace se tha është shtatzanë. Kur lindi e dha më shumë. Nuk kujedesej për fëmijët. Doktoresha më dha një letër të rrija në spital dhe nusja doli nga spitali. I thashë do përkushtohem për fëmijët. Në krye të vitit lindi vajzën. Gjatë kësaj kohe nuk u kurua se mbeti sërish shtatzanë. Edhe nuk më dilte koha të kujdesesha për të gjithë se fëmijët ishin te vegjël. Kur lindi gocën u kujdesa shumë. E ndiqja në doktorë. Familja e saj nuk kujdesej, përvec vëllait që e kritikonte. Një motër i doli krah, tezja i tmerronte fëmijët. U bë një zhurmë me tezen e fëmijëve derisa arriti policia”, tregoi në studion ë Pa Gjurmë gjyshë Bajamja.

2 fëmijët binjakë lindën në vitin 2010 dhe pas kësaj, nëna e tyre nuk ishte më në gjendje të kujdesej. Ajo pati probleme të rënda psikologjike dhe sjellja ndaj fëmijëve të saj i kalonte kufijtë e normales.

Pasi u lindën, dy binjakët qëndruan për një muaj në spital, ndërsa vjehrra nisi të kujdesej edhe për nusen, që tashmë kishte shfaqur probleme serioze me shëndetin mendor.

Tre muaj pasi lindi dy binjakët, ajo mbeti sërish shtatzanë.

Nuse dhe vjehrrë jetonin bashkë në një shtëpi, në Gramsh. Pasi lindi dhe vajzën, fëmijën e tretë, 30-vjecarja u bë edhe më shumë agresive, braktiste fëmijët duke u larguar me ditë të tëra nga shtëpia.

Nëna e tre fëmijëve largohej pa adresë, por edhe kur kthehej bëhej edhe më shumë agresive ndaj tyre. Tentativa për të helmuar një nga djemtë, por edhe tentativa për të lënduar fizikisht djalin tjetër, kanë qenë momente dramatike, sidomos për një gjyshe, e cila ishte ajo së cilës i kishte rënë barra për tu kujdesuar për vogëlushët.

“Nusja ikte  nga shtëpia, u lidh me dy shoqe, na gënjete. E futën në rrugë të gabuar, nuk pinte ilacet. Doktori mori masa ta shtronim në spital. Unë njoftova familjen ta shoqëronin, se unë do rrija me fëmijët. Ata nuk e shoqëruan, nuk e shtruam më në spital, që arriti të bëjë 2 krime tek fëmijët. Më lajmëroi vëllai dhe kur shkova cuni ishte helmuar. I cova në spital, ndihmën e parë e dhjashë vetë në shtëpi. E nxorrën me helmim të rëndë. Djali në atë kohë ka qenë 6 vjec. E kam gjetur djalin në shesh të shtrirë. Nuk u mësua me cfarë ishte helmuar. Nusja në atë ishte në shtëpi. Kur binjakët ishin 5 vjec, më morën se ke djalin shumë rëndë. Një nga djemtë e kisha me vete. Ajo kishte bërë një krim tjetër, duke tentuar t’i priste organin gjenital djalit tjetër.  E kontrolluan mjekët, e mjekuan. Ishte me shenja. Mjekët nuk më vunë në dijeni, doktorri e mjekoi. E vura në dijeni dhe policinë. Ajo largohej shpesh nga shtëpia, shkonte në polici dhe u thoshte më kanë përzënë. Ishte e papërgjegjshme. I bëmë letrat për shtrim, lajmërova motrat, por askush nuk e shoqëroi”, tregon gjyshja.

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, kulmi arriti pak vite më parë, kur nëna e tre fëmijëve doli atë mëngjes për tu kthyer në banesë nën shoqërinë e një personi të panjohur nga Elbasani, me një makinë, në tentativë për të rrëmbyer vajzën e saj, asokohe 6-vjecare.

Fati e desh që në shtëpi të mbërrinte vehrra, që prishi dhe planin e pazakontë të një nëne që kërkonte të rrëmbejë fëmijën e saj.

 “Ajo ndodhet në Gramsh. Nuk jam interesuar. Para se të bëhej ndarja, u largua për një ditë. E kontrolloi policia, e kthyen por nuk më dhanë informacion ku e gjetën. Kohët e fundit brenda një viti kërkoi të takonte dy herë fëmijët. Është tmerruar vajza kur ajo ka shkuar në shkollë për ta takuar. Ajo ulëret kur vjen nëna, nga traumat që ka kaluar më parë. Unë çova fëmijët në shkollë, nusja çoi vajzën të shoqëruar me komshinjtë. Ajo hipi në makinë me një të panjohur nga Elbasani. Kushërira më tha se hipi me një të fortë me makinë. Mendova se do shkonte të çonte vajzën. E gjeta vajzën në kopësht, pas 10 minuatsh që isha atje erdhi tek shkallët e kopshtit dhe hyri në kopësht.

Erdhe i thashë? 

Më tha: ''Erdha, por pusho''.- para po e priste me makinë një person.

I mora targat makinës dhe njoftova policinë. Pastaj më ranë të fikët. Policia erdhi me vonesë.

Dy fëmijë janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor dhe vajza ka pësuar trauma”, thotë gjyshe Bajamja.

Vjehrra bëri denoncimin në polici dhe e ndodhur në tilla kushte, nga frika se pas kësaj, pasojat mund të jenë të rënda, kjo 56-vjecare është sot në ’’Pa gjurmë’’, jo vetëm për ta bërë publike këtë histori të trishtë, por mbi të gjitha, kërkon që t’i kalohet kujdestaria për tre nipërit, pasi djali i Bajames, babai i tre fëmijëve është i paaftë të kujdeset për ta.

Pasojat e gjithë këtyre episodeve të pazakonta, i vuajnë sot tre fëmijët e sëmurë. E mitura 9-vjecare kaloi në depresion dhe sot diagnostikohet me Simtomatikë të crregullimit, pas traumës si dhe çrregullime te kujtesës dhe sjelljes. Ndërsa një nga dy djemtë binjakë vuan nga Epilepsia parciale.

Programe të tjera