’E quajta Egzona,13 vite vetëm i festoj ditëlindjet’/Braktis vajzën, Mirdita ka shpresë se…

18 Janar 2021, 20:50

Në kërkim të vajzës që e humbi 13 vite më parë. Mirdita Kabashi vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga Kosova jo vetëm për të rrëfyer historinë e jetës, por për të bërë një thirrje publike për pengun që mban mbi shpinë. Ishte vetëm 20-vjece kur u bë nënë për herë të parë ditën kur nisi edhe drama e saj. Kjo ngjarje e ka zanafillën në Suarekë të Kosovës, ku Mirdita nisi një marrëdhënie dashurie me një një djalë nga i njëjti vend, fryt i së cilës do të ishte ardhja në jetë e një vajze. Për Mirditën shtatzënia ishte dicka e paplanifikuar ndërsa një vajzë e re në moshë  e gjeti të papërgatitur, pasi prindërit e saj ishin kundër marrëdhënies me djalin që ajo ra në dashuri. Marrëdhënie e cila nuk do të pranohej kurrë nga familjarët e saj. E gjendur mes një dileme të madhe, u largua përfundimisht nga shtëpia për të jetuar tek daja i saj. E reja vendosi ta mbajë fëmijën ndërsa muajt e shtatëzanisë për Mirditën ishin tepër të vështira, pasi ajo shkëputi mardhëninen dashurore edhe me djalin që dashuronte dhe ky i fundit nuk ishte në dijeni për fëmijën që erdhi  në jetë, një ditë të ftohtë dimri më 10 janar të vitit 2008. Për gëzimin që solli për nënën ky fëmijë, ajo vendosi ta quajë Egzona. Pas pësaj kësaj, trishtimi do të mbërthente zemrën e Mirditës, e cila e shtyrë nga familjarët e saj u detyrua të dërgonte foshnjen në jetimoren e Prishtinës. Ende pa mundur ta pushtojë në krahë, kjo ndarje me të bijë do të linte një brengë të pamatë. E përndjekur në gjithë këto vite me imazhin që e formësoi me imagjinatë, Mirdita feston cdo vit ditëlindjen e Egzonës së saj, si nënë cdo fëmijë në sytë është Egzona. Për Mirditën, nuk ka errësisë në shpirtin e saj me një shpresë të madhe që i mban  gjallë kujtimin e asaj dite të largët. Një dhuratë dhe një tortë qirinj që presin të fiken janë gjithnjë aty.