#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Merr guximin të denoncojë live në emisionin ’Pa Gjurmë’, gruan 50-vjecare nga Fieri që trafikoi dhe kërcënon me jetë, 34- vjecaren. Nëna e një vajze trondit me rrëfimin e saj, për ngjarjen që ka ndodhur në shtetin grek, më 9 shkurt të këtij viti. Ajo tregon sesi në banesën e saj mësynë disa persona, ndër ta dhe gruaja që e përndoqi prej vitesh dhe me thikë në dorë i kërkonin të dilte sërish në rrugë, ose në të kundërtën do t'i rrëmbejnë vajzën 8-vjecare. Kjo e fundit u dhunua gjithashtu para syve të nënës. 34-vjecarja vë në dispozicion edhe fotot e dhunës së ushtruar tutorët e saj.’Më datë 9 shkurt në orën 8 të mbrëmjes Trëndelina Zerollari me vëllain, vajzën dhe disa persona të tjerë, më kanë dhunuar me thikë dhe më kanë prerë flokët. Ata i ranë derës dhe e hapi vajza. Trendelina kap vajzën dhe i mbyll gojen. Më kanë goditur me dy leva në qafë. Më thanë ose do na japësh 20 mijë euro ose do të punosh për ne, ndryshe do të rrembejmë vajzën. Nëna ime nuk ndodhej aty për momentin. Babai i vajzës është i sëmurë rëndë nuk dua ta shqetësoj, prandaj nuk i kam treguar asgjë. Nuk duroj dot më se do e vendos vetë drejtësinë. Unë kam 7 muaj që nuk po trafikohem më dhe ajo më ka vënë kusht që të dalë sërish në rrugë. Kam bërë denoncim në polici por nuk kanë marë asnjë masë. Tutorja Trëndelina është nga Fieri dhe ka pasaportë greke, prandaj nuk merren masa ndaj saj. Në Greqi ajo njihet si Eleni Vasili’, rrëfen 34-vjecarja Suela Broshka (emër i vendosur nga redaksia), emigroi drejt Greqisë, bashkë me familjen në vitin 2003. Ajo rrëmbehet nga motër e vëlla, kur më pas detyrohet të prostituojë, ndërsa përfundon në duart e tjerë përsonave. Një muaj më pas, Suela arrin që të largohet nga aty duke ju drejtuar policisë për të bërë denoncimin, por nuk gjeti asnjë zgjidhje. Në emisionin ’Pa Gjurmë’ 34-vjecarja rrëfen me detaje si shpëtoi nga duart e trafikantëve herëne parë dhe sesi pas 11 vitesh ata i gjejnë vendodhjen, duke e detyruar të dalë në rrugë.’Në 2003 më kanë rrëmbyer për herë të parë. Më kanë marrë në Lamia, ku jetoja. Isha 15-16 vjec kur më rrëmbyen dhe më shitën tek disa romë. I denoncova por policia më ktheu në Shqipëri. Nuk e duroj dot këtë dhunë, nuk dua të më marrin vajzën 8 vjece. Kur u ktheva në shqipëri ajo nuk dinte se ku isha. Largohem në Angli dhe më kthejnë. Në vitin 2008 shkova në Selanik tek motra. Zhvendosëm më pas në Athinë. Aty ndodheshin edhe tutorët. Unë nuk e dija. Ato më kapin kur dola nga puna, ja ku të gjetëm prapë më thanë. Ti do punosh për ne më thanë ti e di aftësinë tonë që do e bësh. Kjo ndodhi para 2 vitesh’, rrëfen 34-vjecarja. 7 muaj më parë ajo u shpëtoi për herë të dytë tutorëve, të cilët 6 ditë më parë i shkuan në banesë duke e kërcënuar. Me mungesën e besimit tek plocia greke, dhe me shpresën se do të marr fund odisea e kësaj përndjekje, Suela iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për të gjetur drejtësinë e munguar në shtetin grek.
E trafikuan 15 vjeçe, tutorët e rigjejnë pas shume vitesh/34-vjecarja: Me thyen qafën dhe më goditën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

