Fileto pule me speca dhe kos nga zonja Albana

24 Qershor 2022, 11:46

Fileto pule me speca dhe kos

Përbërësit:

  • 1 kg fileto pule
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj miell
  • 400 gr kos
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 thelpi hudhër
  • miks erëzash
  • kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me yndyrë, derisa qepa të bëhet transparente. Shtojëm filetot e pulës dhe pak kripë derisa të zbuten, shtojmë, specat dhe hudhrën dhe erëzat dhe I lëmë të ziejnë. Në një tas shtojmë miellin, kosin, dhe I përziejmë derisa të kemi masën e njëtrajtshme, pak përparase ta heqim, shtojmë salcën e kosit e lëmë dy minuta dhe është gati për servirje.