Gjen vajzë pas 8 vitesh/E bija e refuzon,babai:Stë kam braktisur,nëna të gënjeu

6 Maj 2022, 19:29

Artan Gjonpapaj nga Tropoja, rrëfeu pak ditë më parë historinë e jetës së tij; që nga vitet e vështira që kaloi në qeli, deri sot që është në kërkim të vajzës së tij të vogël, të cilën nuk e sheh prej 8 vitesh. Të martuar prej vitit 2007 marrëdhënia mes Adrianës dhe Artanit përfundoi shumë shpejt. Edhe pse në vitin 2009 ata u bënë prindër të një vajze, situata në familje sa vinte e përkeqësohej. 4 vite më pas Adriana vendos të kthehet në shtëpinë e prindërve, pas dhunës që bashkëshorti ushtronte mbi të. Artani shkoi atje për vajzën, por përfundoi duke dhunuar të gjithë familjen e bashkëshortes. Për veprën penale “dhunë në familje” Artani kreu 2 vite dënim. Çifti u divorcua dhe secili prej ish-bashkëshortëve pa jetën e vet. Sot vajza 13-vjecare jeton me njerëzit e nënës së saj, ndërsa Artani është bërë për herë të dytë babai i një vajze. I ka folur shpesh për të motrën edhe pse ajo nuk e ka parë kurrë. Dëshira e tij më e madhe është t’u mundësojë atyre një takim, ndaj i përcjell publikisht këtë mesazh Albjonës së tij.